MOLLËT, NJË DITË SKUQEN, DITËN TJETËR KALBEN PËRTOKË– NDRYSHIMET KLIMATIKE SHKATËRROJNË FRYTET NË PRESPË

MOLLËT, NJË DITË SKUQEN, DITËN TJETËR KALBEN PËRTOKË– NDRYSHIMET KLIMATIKE SHKATËRROJNË FRYTET NË PRESPËRajoni prespan tani është një nga zonat më të goditura nga ndryshimet klimatike të Ballkanit, kurse nga frytet më të rrezikuara janë mollët prespane. (Foto: Gj. Liçovski)

“Mollët, një ditë skuqen, kurse të nesërmen kalben përtokë. Dikur njerëzit ndërtonin pallate nga prodhimtaria e frutave, kurse tani të gjithë ikin nga shteti për të punuar diku jashtë shtetit”, thotë prodhuesi i mollëve Radomir Kostovski nga fshati Shtërbovë, teksa përshkruan pasojat e ndryshimeve klimatike të cilat goditën Prespën.

Para ndryshimeve klimatike, rajoni prespan prodhonte 150.000 tonë mollë në vit. (Foto: SDK.MK)

Shtërbova, fshati me një nga pemishtet më pjellore të shtetit, më 10 korrik ishte epiqendra e një moti të keq të ngjashëm me tornadon që kaploi Prespën e poshtme. Është e vështirë për t’u besuar por banorët përshkruajnë se si era frynte me një shpejtësi prej 170 kilometrave në orë, kurse breshëri ka rënë deri në 50 litra për metër katror. Kulme të shkulura, shtylla të shkatërruara, pemishte të rrënuara, mollët të rëna, gjethe, degë dhe trungje të dëmtuara. Dëmet e pemëve do të duken pas tri vjetësh.

“Edhe pas tre muajve duket se pemët janë shkatërruar dhe se duhet të shkuleshin nga rrënja. Dëmet nga breshëri janë si plumba që kanë sulmuar të gjitha frytet. Ato tashmë nuk vazhdojnë rritjen e tyre normale. Nëse do të mbillnim një pemë të re do të duhet të prisnim tri-pesë vjet që të dalin frytet. Ky është një dëm prej 6.000 deri në 7.000 euro për hektar deri te prurja e ardhshme. Në Shtërbovë janë shkatërruar 80 hektarë, kjo do të thotë 40 deri në 50 tonë hektarë, që do të thotë rreth 320 deri në 400 tonë mollë që janë shkatërruar. Për më tepër, nëse i konsiderojmë edhe dëmet e gjithë kjo duhet shumëzuar me dy, pasi dëmet vlejnë edhe për tri vjetët në vazhdim”, thotë Kostovski.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm sivjet por ka kohë që ndryshimi klimatik po ndikon frytet, tashmë disa vite me radhë.

Dëmet nga breshëri janë si plumba që kanë sulmuar të gjitha frytet. Ato tashmë nuk vazhdojnë rritjen e tyre normale. Nëse do të mbillnim një pemë të re do të duhet të prisnim tri-pesë vjet që të dalin frytet. (Foto: SDK.MK)

“Mollët i trajtonim tri deri në katër herë në vit, kurse tani nuk kemi prodhimtari as me 15 spërkatje. Disa për t’i mbrojtur i kanë siguruar tri-katër vjet me radhë. Në vitin 2007 pas një breshëri të këtillë të papritur paguam nga 1.000 euro për hektar, morëm nga 1.200 euro, pa na u shpaguar i gjithë mundi”, thotë Kostovski.

Prespa është Kalifornia e Maqedonisë. Kështu e quajnë të gjithë tregtarët për vite të tëra, pasi mund të ketë mollë që peshojnë deri në 700 gramë. Është toka e premtuar për bujqit, pasi në vit nxirrte rreth 150.000 tonë mollë. Një vend ekologjik, me verëra të ngrohta dhe dimër të butë, ku temperatura rrallë herë binte nën zero grade, i rrethuar me Liqenin e Prespës dhe malet Baba dhe Galiçicë. Kurse tani ajo është një nga zonat më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike në Ballkan.

Nga Shoqata e kultivuesve të frutave “Bllagoj Kotllarovski” nga Resnja tregojnë se për tri vjet nuk kanë mundur të

Prespa është Kalifornia e Maqedonisë, pasi mund të nxjerrë mollë të rënda deri në 700 gramë. (Foto: SDK.MK)

marrin frymë nga moti i keq. Në prill të vitit 2017, pemët u ndikuan nga acaret e pranverës. Dëmi shkonte deri në 90 përqind te mollët. Temperaturat e ulta që zgjasnin deri në dy tre ditë gjatë kohës së lulëzimit bënë që mbi 100.000 tonë mollë të shkonin kot. Në mes të vjeljes, breshëri ka shkatërruar mollët në Gërnçari. Në vitin 2018, për shkak të motit të keq në Jankovec kanë pasur hiperprodhimtari të fryteve dhe breshër. Për shkak të tornados së verës, sivjet prodhimtaria është më i ulët se në Prespë për një të tretën.

“Rajoni i Prespës dhe i Tikveshit në Maqedoni janë më të rrezikuarit, kurse do të jenë dhe të tjerë gjatë viteve në vazhdim. Nuk e di se sipas cilës logjikë ndodhin këto gjëra. Por, nëse nuk është Prespa, atëherë është Tikveshi. Pjeshkët dhe vreshtat ngrinë. Nëse nuk është Tikveshi, atëherë është Prespa”, thotë Ljube Pampulevski, kryetar i Shoqatës.

Banorët e vjetër të Prespës thonë se edhe pse në vitet e 70 dhe 80 ka pasur një mot të keq me breshër një herë në dhjetë vjet, në Prespë pothuajse asnjëherë nuk ka rënë breshër. Në vitet 90 ka rënë shumë pak, dy-tri herë, kurse nga vitet 2000 e tutje,çdo dy vjet, e sidomos dekadën e fundit.

“Ky është një problem rajonal dhe zgjidhja duhet të kërkohet në rajon pasi janë rrezikuar edhe Turqia, Greqia, Shqipëria, Bosnja, Serbia dhe Kosova. Përndryshe do të vijë shpejt koha kur mungesa e ushqimit do të jetë e madhe dhe do të bëhemi të varur nga rajone të tjera. Kjo do të çojë drejt shpërnguljes së njerëzve në rajonet rurale. Në mënyrë indirekte do të thotë rritje e çmimit të ushqimit. Do t’i kemi çmimet njësoj si Berlini dhe Brukseli”, thotë Pampulevski.

Sllavço Popovski, parashikues i motit, për të cilët kultivuesit e frutave thonë se ka parashikuar në mënyrë shumë precize motin e keq të korrikut të këtij viti, thekson se në Prespë janë shpeshtuar fatkeqësitë e motit.

 

Moti i keq gjatë korrikut të këtij viti i rrëzoi mollët përtokë. (Foto: SDK.MK)

“Gjatë dy vjetëve të fundit janë shpeshtuar reshjet e shiut, ngricat dhe dallgët e ftohta. Sigurisht në disa periudha të caktuara ka dhe thatësirë, por në krahasim me kohën para dhjetë vjetësh, klima ka ndryshuar në mënyrë të thekuar”, thotë Popovski.

Prespa si pasojë e ndryshimeve klimatike përjeton shpesh problematika me ngricat e vona të pranverës dhe reshjet e shpeshtuara të breshërit gjatë verës, thotë Marjan Kirprijanovski, profesor i rregullt në Institutin për bioteknologi bimore në librin e tij “Adaptimi i prodhimtarisë së frutave ndaj ndryshimeve klimatike”.

Ai thotë se nga viti 1990 e deri në vitin 2010, temperatura mesatare në Resnjë është rritur për dy gradë Celzius. Për shkak të rritjes së temperaturave në pranverën e hershme fillojnë dhe lulëzimet e hershme, që do të thotë një vegjetacion më i gjatë, rritje në numrin e tretmaneve me pesticide dhe ujitje dhe ulje e cilësisë së frutave. Para 20-30 vjet, sorta ajdared e krahinave të Resnjës lulëzonte mesatarisht rreth datës 1 maj, ndërsa gjatë viteve të fundit, fillon lulëzimin që në 20 prill. Gjatë atyre dhjetë ditëve ekziston rreziku i acareve të vonshme pranverore.

“Në periudhën nga 1968 e deri në vitin 1993, janë shfaqur pesë herë acare pranverore që i kanë shkaktuar dëme të mbjellave. Gjegjësisht këto acare janë përsëritur çdo vjet për pesë vjet me radhë. Ndërsa gjatë dy dekadave të fundit akoma dhe 10 herë. Ato zgjasin një periudhë më të gjatë dhe shkaktohen dëme edhe më të mëdha”, udhëzon Kiprijanovski.

Tabela për rritjen e temperaturës nga libri “Adaptimi i prodhimtarisë së frutave ndaj ndryshimeve klimatike” të dr Marjan Kuprijanovski, profesor i rregullt në Institutin e bioteknologjisë bimore.

Sipas të dhënave nga libri, ngricat e pranverës dhe fatkeqësi të tjera klimatike kanë zvogëluar prodhimtarinë e mollës. Në vitin 2012 kishte 127.000 tonë mollë. Në 2014, kur filloi breshëri kishte 95.000 tonë, në 2015 – 136.000 tonë, 2016 me ngricat e vona të pranverës kishte 101.000 tonë, kurse 2017 43.000 tonë. Mollë të eksportuara në 2012 janë 85.000 tonë. 2017 me ngrica të vona të pranverës numëron 41.000 tonë, kurse 2018 49.000 tonë.

Nëse frutat i zë breshëri, ashtu siç ishte breshëri i sivjetshëm, Kirpijanovski bën të ditur se dëmet e shkaktuara rikuperohen me shumë vështirësi dhe infeksionet, dëmtuesit dhe sëmundjet vijojnë të paraqiten edhe për disa vite me radhë. Kur dëmtohet trungu, dheu bëhet i papërdorshëm. Ndërsa te frutat dëmet paraqiten në formën e njollave dhe cipës së vdekur. Frutat e tillë deformohen, humbasin pamjen e jashtme dhe vlera e tyre në treg bie. Nëse paraqitet breshëri gjatë kohës së pjekjes së frutave apo afër saj, dëmet nuk mund të largohen dhe krijohet kalbje.

Në Prespë, nëpërmjet projektit të UNDP, është krijuar Shërbimi për parashikim dhe sinjalizim, i cili i lajmëron prodhimtarët mbi zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të caktuar. Pas përfundimit të projektit, Shërbimi financohet nga sponzorimet e personave juridikë, kurse inxhinieri bujqësor Eftim Petkovski drejton sistemin pa asnjë përfitim financiar. Të gjitha lajmërimet publikohen në FB në faqen e shërbimeve. Perkovski thotë se është e mundur që ndryshimet klimatike të sjellin agjentë të caktuar të dëmshëm, si dhe zhvillim të dëmtuesve dhe patogjenëve.

“Te mollët paraqiten disa agjentë të dëmshëm të cilët kanë një rëndësi të madhe ekonomike: Venturia inaequalis, shkaktari i njollosjes së tymit mbi gjethet dhe varfëri të fryteve. Podosphaera leucotricha, shkaktar i substancës që sulmon sortën ajdared, e cila kultivohet në rreth 60% të plantacioneve të mollëve në Prespë. Aphis pomi, morra e gjetheve të mollës jeshile është një dëmtues i cili shfaqet vit për vit. Cydia pomonella, krimbi i mollës sulmon në veçanti frytet”, thotë Petkovski.

Është e mundur që ndryshimet klimatike të kenë sjellë dhe daljen në pah të agjentëve të caktuar të dëmshëm, zhvillimin e elementeve të dëmshme dhe patogjeneve. (Foto: Gj. Liçovski)

Kryetari i Komunës Resen Zhivko Gosharevski thotë se për ndryshimet klimatike me të cilat përballet Prespa është folur shumë herë me Qeverinë. Ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski thotë se ndryshimet klimatike shkaktojnë dëme serioze mbi prodhimtarinë bujqësore dhe për këtë qëllim, Qeveria ka formuar Komitetin nacional për ndryshime klimatike dhe punon intensivisht mbi masat për t’i zbutur pasojat.

“I kushtojmë rëndësi të madhe temës së ndryshimeve klimatike, pasi e para që dëmtohet është bujqësia. Së shpejti do të publikohet tenderi ndërkombëtar për përzgjedhje të kompanisë e cila do të ofrojë shërbime për vendosjen e prevencioneve kundër fatkeqësive natyrale në re, gjë për të cilën po punohet intenzivisht këtë vit. Gjithashtu, nëpërmjet programit IPARD 2 financohet vendosja e rrjeteve mbrojtëse dhe teknologjive të tjera për të përshtatur bujqësinë ndaj ndryshimeve klimatike”, thotë ministri Dimkovski.

ZH. ZDRAVKOVSKA

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира