SYZE PREJ 40 EUROSH TË BLERA ONLINE BËHEN 80 EURO PËR SHKAK TË DOGANËS, TVSH DHE

SYZE PREJ 40 EUROSH TË BLERA ONLINE BËHEN 80 EURO PËR SHKAK TË DOGANËS, TVSH DHEPër blerje online jashtë shtetit për prodhime mbi 45 euro me shpenzime transporti të përfshira, duhet të paguhet si dogana, ashtu edhe tatimet. Ndryshe nga porositë online, në qoftë se një qytetar fut mall në shtet nga jashtë, atëherë tatimet doganore bëhen mbi 300 euro. (Foto: EPA)

Porositë online mbi 22 euro do të bëhen dyfish më të shtrenjta për shkak të shpenzimeve të shtetit për tatime dhe TVSH. Për blerje online jashtë shtetit për prodhime mbi 45 euro me shpenzime transporti të përfshira, duhet të paguhet si dogana, ashtu edhe tatimet. Ndryshe nga porositë online, në qoftë se një qytetar fut mall në shtet nga jashtë, atëherë tatimet doganore janë mbi 300 euro.

Sipas urdhëresave të Rregullores doganore, malli i dërguar nga jashtë nga një person ligjor lirohet nga pagimi i lejeve transportuese dhe TVSH me kusht që shuma totale e vlerës së dërgesës të mos i kalojë 22 euro në denarë, me gjithë shpenzimet e transportit dhe manipulimit. Nëse vlera e mallit është nga 22 deri në 45 euro, ajo lirohet nga pagesa doganore por duhet të paguhet TVSH. Malli i cili tejkalon shumën prej 45 euro duhet të ketë të paguar si shpenzimet importuese ashtu dhe TVSH-në.

Sipas të dhënave, në stacionin për prodhime doganore Posta-Shkup, në 2018 kanë mbërritur gjithsej 4.392 prodhime, 2.811 nga të cilat kanë ardhur në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Gjegjësisht numri i dërgesave rritet me një tempo prej 30 përqind. (Foto: MIA)

Në BE, ky prag është 150 euro.

Një qytetare për SAKAMDAKAZAM.MK e shpjegoi historinë e saj në lidhje me eksperiencën e blerjes online dhe se si porosia e saj e syzeve që kanë kushtuar 43 euro është bërë 80 euro, duke shtuar edhe shpenzimet dhe ndërlikimet e tjera për marrjen e porosisë.

 “Çmimi i syzeve ishte 43 euro plus 9 euro për dërgim nëpërmjet DHL. Mirëpo, për shkak të ligjeve dhe rregulloreve tona, në fund, syzet dolën 70 euro. Në momentin që mora mesazhin se porosia ime kishte mbërritur dhe duhet ta marr me kargo në aeroport, u paraqita në numrin që mu dha për të pyetur se kur mund ta merrja porosinë. Më thanë se punojnë nga e hëna deri të premten nga 8.30 deri në 16.30, që do të thotë se duhet të mungoj nga puna që të marr porosinë. Kur mbërrita atje më thanë se duhet të paguajë plus 15 përqind për doganë, 18 përqind për tatim dhe plus për magazinim. Pyeta se pse duhet të paguaj doganën kur prodhimi që unë kam porositur kushton 43 euro e jo 45 euro, shuma kur malli nevojitet të doganohet?
Më thanë se përveç çmimit të prodhimit, llogariten edhe shpenzimet rrugore, e kështu meqë kam paguar 9 euro për transport, kjo do të thotë 52 euro. E gjithë kjo më kushtoi 1.141 denarë, do të thotë 20 euro më tepër”, thotë ajo.

Faktura nga dogana dhe tatimi i paguar. (Foto: SDK. MK)

Nga drejtoria doganore shpjegojnë se gjatë doganimit të mallit gjithmonë bëhet një diferencim mes vlerës së fakturës dhe vlerës së doganës.

“Sipas ligjit doganor, në nenin 27 vlerësohet vlera doganore e mallit të pranuar nga tarifa doganore dhe nga masat e tjera të cilat nuk janë të lidhura me tarifën doganore, por janë të rregulluara me rregullore të veçanta të cilat kanë të bëjnë me tregtinë e mallit. Në këtë mënyrë, vlera doganore, përveç vlerës së fakturës, përfshin edhe shpenzimet e transportit të mallit”, thonë nga drejtoria doganore.

Megjithatë, shpenzimet nga porositë online nuk mbeten këtu. Duhet të paguhet edhe një shumë magazinimi për çdo ditë që kalon. Në këtë rast, për një ditë që malli ka mbetur në aeroport, kanë paguar 1.160 denarë.

Po flasim që pragu të rritet për 80-90 euro. Se cili është pragu optimal do të tregojnë analizat të cilat momentalisht po kryhen në Ministrinë e financave, tha ministrja e financave Nina Angellovska në promovimin e skenerit për kontroll të dërgesave postare në stacionin për prodhime doganore Posta-Skopje, donacion i Ambasadës së SHBA. (Foto: META)

“Që kur pagova doganën dhe tatimin, shkova në kargo të marr porosinë. Më lajmëruan se rreth orës 16, porosia do të kishte arritur. Ditën tjetër shkova të merrja porosinë që në mëngjes dhe më thanë se duhet të paguajë plus 1.160 denarë për magazinim për më pak se 24 orë nga momenti kur më lajmëruan se syzet kishin mbërritur. Në fund syzet më kushtuan 80 euro, dyfish më tepër nga çmimi i tyre në treg”, thotë qytetari.

Nga TAV, kompania që bën tregti në aeroportin e Shkupit thonë se çmimin e magazinimit nuk e paguajnë ata por e paguan kompania që ka marrë hapësirë për kargo.

Ministresha e financave Nina Angellovska mbrëmë lajmëroi se mendon që ta rrisë pragun e vlerës nga ku fillon tatimi i prodhimeve, kurse pragun optimal do ta tregojnë analizat që aktualisht po kryhen në ministri.

“Kemi biseduar që pragu të mund të ngrihet në një shumë prej 80-90 euro. Se cili është pragu optimal këtë do ta thonë analizat të cilat aktualisht po kryhen në Ministrinë e financave. Kur flasim për lehtësimin e e-tregtisë ndërkufitare, duhet të merren parasysh të dyja anët. Kërkesat e qytetarëve për të rritur pragun e vlerës së mallit nga ku nisin tatimet janë gjithmonë në rritje. Nga ana tjetër, po bëhet një presion i madh mbi një kategori të caktuar të qytetarëve, të cilët nëpërmjet transportit të peshave të mëdha duan të kryejnë tregti jolegale. Prandaj, ne punojmë për përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit”, tha Angelovska në promovimin e skenerit për kontroll të dërgesave postare në sektorin doganor Posta-Shkup, dhurim i Ambasadës së SHBA në Maqedoni.

Sipas të dhënave, aty kanë mbërritur rreth 4.392 prodhime, nga të cilat 2.811 vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Gjegjësisht, numri i dërgesave rritet me një tempo prej 30 përqind.

A. ANTEVSKA 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира