NJË MUAJ PAS VDEKJES, KOMISIONI I SHKALLËS SË DYTË E DËRGON TONI SALIN SËRISH TË GJEJË DREJTËSINË PARA GJYKATËS

NJË MUAJ PAS VDEKJES, KOMISIONI I SHKALLËS SË DYTË E DËRGON TONI SALIN SËRISH TË GJEJË DREJTËSINË PARA GJYKATËSToni Sali ka vdekur më 26 maj, kurse Komision i shkallës së dytë e ka kthyer rastin për zgjidhje të Drejtorisë së librave amë, njësoj sikur të ishte gjallë. (Foto: SDK.MK)

Rastin e Toni Salit, 19-vjeçarit që vdiq në 26 në maj  pa numër amë, identitet dhe certifikatë lindjeje, Komisioni i shkallës së dytë e ka kthyer mbprasht për zgjidhje në Drejtorinë e librave amë.  Njësoj sikur të ishte gjallë.

Nuk është çudi që Komisioni bën humor të zi me tragjedinë e këtij djali, pasi maturanti Toni, një nxënës shembullor që ëndërronte të studiojë në Fakultetin e drejtësisë, edhe pse nuk kishte certifikatë lindjeje, nuk mori as certifikatë të vdekjes.  Si të mos kishte lindur fare, si të mos kishte ekzistuar fare.

Pak para se të vdiste, Toni Sali ka pritur komisionin shtetëror për zgjidhjen e çështjeve administrative në shkallën e dytë, që të marrë vendim pas ankesës së Drejtorisë. Drejtoria ka refuzuar që ta shkruajë në librin e të lindurve. Komisioni i shkallës së dytë është vonuar me zgjidhjen, duke shkelur të gjitha afatet, ndërkohë që Toni ishte akoma gjallë.

Toni Sali nuk e arriti zgjidhjen e Komisionit të shkallë së dytë në krye të të cilit është kryetarja Danica Çadieva, sepse ndërroi jetë papritur në shtëpinë e tij në Shuto Orizare.

Avokatja e Tonit, Tamara Sllaveska-Apostollovski, informoi redaksinë tonë se pas përfundimit të afatit, Komisioni mori një vendim me anë të të cilit vërtetohet ankesa kundër Drejtorisë që nuk i dha Tonit 19 vjeçar një certifikatë lindjeje dhe se lënda përsëri kthehet atje. Vendimi gjithashtu përmban udhëzime për Drejtorinë e librave amë që të presin vendimin e Gjykatës civile Shkup për të përcaktuar atësinë e prindit të Toni Salit.

Por, para se djali të vdiste, Gjykata civile vendosi: “Ne nuk jemi kompetentë për të vendosur për personat që nuk janë regjistruar në Librin amë të lindjeve.”

Sado absurde, kjo çështje është dëshmia më e egër se këto institucione jo vetëm që vranë Toni Salin, por vazhdojnë të luajnë me të edhe pas vdekjes së tij.

Suzana Saliu, zëvendës ombudsmani që drejtoi çështjen për Toni Salin, tha se ishte e tronditur nga qëndrimi i çuditshëm i administratës pas vdekjes së tij.

Avokatja e Toni Salit, Tamara Sllaveska-Apostollovski. (Foto: Alsat M)

“Është shumë e vështirë për ne që nuk kemi treguar një qasje humane, logjike dhe natyrore ndaj çështjes së Toni Salit edhe pas vdekjes. Le të jetë e qartë për të gjithë se të drejtat e njeriut, të drejtat e qytetarëve, ushtrohen para organeve të shkallës së parë. Në kushtet tona, kur udhëzoni dikë që të ankohet para organeve të apelit apo gjykatave të shkallës së dytë, është sikur ta keni mallkuar! Një përndjekje pa mbarim.  A mund të ndryshohet fati i qytetarit duke pasur parasysh faktin që organet e shkallës së dytë kurrë nuk vendosin në mënyrë meritore?  Kjo është arsyeja se pse me vite të tëra do të duhet që të rrotulloheni në një rreth vicioz.  Ky është mallkim për qytetarin dhe komoditet për administratën shtetërore. “Unë qëndroj prapa faktit që Toni Sali është një viktimë e administratës së keqe”, shprehet e revoltuar Saliu.

Drejtoria e librave amë me drejtorin Bujar Dardishta, kushtëzoi Toni Salin që të shkruajë si baba një person që nuk është babai i tij, në vend të babait biologjik, në mënyrë që të merrte certifikatë.  Të tilla kanë qenë ligjet, dhe Drejtoria ka funksionuar sipas ligjit.

Problemi i Drejtorisë për të lëshuar një certifikatë lindje për Tonin është se ai ka lindur në kohën kur nëna e tij nuk e kishte prishur ende martesën e saj me një shtetas bullgar, me të cilin ajo nuk kishte kontaktuar për një kohë të gjatë. Vëllai dhe motra e tij e madhe kanë lindur në të njëjtat rrethana, por në Serbi, ata gjithashtu kanë certifikata lindje, sipas nënës dhe babait të tyre biologjik.

Edhe pse Toni lindi në një spital shtetëror në Shkup, me ditën dhe orën e lindjes, me dy prindër të gjallë biologjikë, që do të thotë me të gjitha kushtet për të marrë një numër të sigurimeve shoqërore dhe certifikatë lindjeje, Drejtoria nuk e futi atë në regjistrin e lindjeve deri në momentin e fundit.

Asaj nuk i mjaftonte as fakti që në vitin 2004, kur Toni ishte 2 vjeç, nëna e tij u nda nga shtetasi bullgar. Sipas ligjeve tona, personi i panjohur është dashur të regjistrohet si babai biologjik (që do të thotë të qëndrojë në certifikatën e lindjes) që t’i jepej, diçka që Toni Sali nuk e pranoi kurrë.

S. DELEVSKA 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира