SHTETI UA HEQ SHTESËN PREJ 5.000 DEN NXËNESVE ME PENGESA NË ZHVILLIM DHE DISKRIMINON ATA QË VIJNË NGA NJË MJEDIS RURAL

SHTETI UA HEQ SHTESËN PREJ 5.000 DEN NXËNESVE ME PENGESA NË ZHVILLIM  DHE DISKRIMINON ATA QË VIJNË NGA NJË MJEDIS RURALPër shkak të kësaj urdhërese të pamenduar mirë, në realitet shumë prindër të fëmijëve me pengesa në zhvillim, të cilët jetojnë jashtë vendit ku arsimohen fëmijët e tyre, nuk lejojnë që fëmijët e tyre të ndjekin mësim në shkollat speciale (fillore dhe të mesme) të cilat janë akomodim në internat, të vetëdijshëm se shtesa e veçantë do të kalojë në vend tjetër gjatë shkollimit të tyre dhe se gjatë shfrytëzimit të akomodimit në internat, gjendja financiare e familjes do të pësojë rëndë.(Foto: SDK.MK)

Mbi 100 fëmjëve me pengesa në zhvillimin intelektual dhe fizik nga mjediset rurale shteti ua ka marrë shtesën prej 5.000 den, pasi ata janë shpërngulur në internat për shkak të faktit se banojnë larg shkollave speciale.

Ato 5.000 denarë që prindërit e tyre i marrin si shtesë e veçantë, shteti i ka drejtuar në mënyrë automatike te llogaritë e internateve ku ata qëndrojnë. Ua kthen vetëm gjatë periudhës së verës, gjatë tre muajve të pushimit, e më pas sërish ua jep internateve nga shtatori.

Për këtë, ndërkohë që për të gjithë studentët e rregullt në Maqedoni akomodimi në internat është falas, këta fëmijë të diskriminuar – paguajnë me shtesën e veçantë e cila u takon.

Dhe kjo gjë u ndodh me vite të tëra ekskluzivisht fëmijëve me pengesa në zhvillim nga fshatrat dhe lagjet që janë larg shkollave speciale. Moshatarët e tyre nga qyteti, të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë me ndihmën e asistentëve apo prindërve, gjatë gjithë vitit vazhdojnë ta pranojnë shtesën rregullisht.

Profesorë nga Shkolla shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve “Dimitar Vllahov” dhe disa prindër nga mjediset rurale të cilëve u ndërpritet shtesa e veçantë ndërkohë që fëmijët e tyre qëndrojnë në internat, në pesë korrik drejt Avokatit të popullit kanë dërguar parashtresë për diskriminim në disa baza.

Zëvendës avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa thotë se Avokati i Popullit ka evidentuar, jo vetëm një diskriminim disavjeçar por edhe të shumëfishtë ndaj fëmijëve me pengesa në zhvillim në mjesidet rurale.

Bajramovska- Mustafa menjëherë e ka lajmëruar Ministrinë për punë dhe politikë sociale për diskriminim e paraqitur në bazë të arsimit të fëmijëve me pengesa në zhvillim. Ka kërkuar informacion mbi atë se çfarë do të marrë përsipër Ministria në të ardhmen për të parandaluar padrejtësinë me shtesën e fëmijëve me pengesa që jetojnë në fshat.
E pakënaqur nga përgjigja që mori nga ministresha Jagoda Shahpaska, para rreth 10 ditësh ajo iu drejtua sërish ministrisë, duke i paraqitur të gjitha pikat në bazë të të cilave shteti shkel të drejtat e kësaj kategorie të fëmijëve.

Zëvendës avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa thotë se Avokati i Popullit ka evidentuar, jo vetëm një diskriminim disavjeçar por edhe të shumëfishtë ndaj fëmijëve me pengesa në zhvillim në mjesidet rurale. (Foto: SDK.MK)

Përgjigja e ministrisë, sipas Avokatit të popullit kishte urdhëresa të thata ligjore, pa u futur esencialisht brenda problemit me të cilin përballen këta fëmijë dhe familjet e tyre. Aspak nuk i është kushtuar vëmendje faktit se sipas nenit 11 të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, nuk u është përcaktuar shtesë fëmijëve me pengesa, e as faktit të trajtimit të pabarabartë dhe diskriminimit në bazë të vendbanimit.

Gjegjësisht, urdhëresa e përmendur nga Rregullorja thotë se shtesa e veçantë realizohet vetëm atëherë kur fëmija është në pushim (dimëror apo veror), përderisa gjatë kohës së vendosjes në institucion, ajo u hiqet (shtesa i kalon institucionit), gjë nëpërmjet të cilët prindërit e tyre që në të shumtën e rasteve janë në rrezik shoqëror, nuk e realizojnë këtë të drejtë për kohëzgjatjen e vitit shkollor. Ndërkohë që shtesa e veçantë për këto familje është mbase dhe burimi i vetëm për ekzistencë, shprehet Ombudsmani.

Sipas Avokatit të Popullit, për shkak të kësaj urdhërese të pamenduar mirë, në realitet shumë prindër të fëmijëve me pengesa në zhvillim, të cilët jetojnë jashtë vendit ku arsimohen fëmijët e tyre, nuk lejojnë që fëmijët e tyre të ndjekin mësim në shkollat speciale (fillore dhe të mesme) të cilat janë akomodim në internat, të vetëdijshëm se shtesa e veçantë do të kalojë në vend tjetër gjatë shkollimit të tyre dhe se gjatë shfrytëzimit të akomodimit në internat, gjendja financiare e familjes do të pësojë rëndë.

“Për dallim nga këta, fëmijët që nuk kanë pengesa, e që janë akomoduar në internat, kanë të drejtë për akomodim falas, gjë me të cilën shteti, në vend që t’ua lehtësojë, në fakt ua rëndon gjendjen fëmijëve me pengesa dhe familjeve të tyre, e njëkohësisht edhe i diskriminon, duke detyruar që akomodimi i tyre të paguhet me një shtesë të caktuar (në lartësinë e shumës së shtesës së veçantë), ndërkohë që për kateogrinë tjetër të fëmijëve që janë pa pengesa në zhvillim, akomodimi në internat është falas”, thekson Bajramovska – Mustafa.

Avokati i popullit, në dorëzim të këtij Rekomandimi, mes tjerash dëshiron të vërtetojë dhe të rikujtojë se edhe këta fëmijë, pavarësisht akomodimit të tyre në internat, gjatë kohës së vitit shkollor kanë nevojë për takime dhe kontakte me familjarët dhe shokët e tyre të vendit të tyre. Si të gjithë fëmijët e tjerë, i pëlqejnë fundjavat, festat dhe ditët e tjera të lira gjatë vitit dhe duan t’i kalojnë ato pranë familjarëve, por për shkak të gjendjes së rëndë financiare nuk mund t’ia lejojnë këtë gjë vetes së tyre, gjë që i çon drejt pasojave negative mbi mirëqenien e tyre psikike dhe të përgjithshme.

Sipas analizës së Avokatit të Popullit, në shtet ekzistojnë 7 shkolla speciale fillore dhe të mesme me akomodim në internat, ku gjatë kohës së vitit shkollor akomodohen fëmijë me pengesa. Numri i tyre qarkullon nga 150 deri më 200.

“Që aty del se rreth 200 përdorues -fëmijë me shtesën e veçantë do ta kishin ngarkuar Buxhetin me rreth 11.160.000 den (180.000 euro), në nivel të vitit shkollor, gjë që është shumë më pak nga mjetet që ndahen për shënimin e festave të caktuara apo për parqet e disa institucioneve”, reagon Ombudsmani.

Avokati i popullit kërkon urgjentisht që Ministria për punë dhe politikë sociale ta ndryshojë dhe ta heqë urdhëresën kontrestuese të nenit 11 nga Rregullorja e përmendur, me qëllim që t’u mundësohet qasje e barabartë te shtesa e veçantë fëmijëve me pengesa në zhvillim.

Urdhëresa e përmendur nga Rregullorja thotë se shtesa e veçantë realizohet vetëm atëherë kur fëmija është në pushim (dimëror apo veror), përderisa gjatë kohës së vendosjes në institucion, ai u hiqet (shtesa i kalon institucionit), gjë nëpërmjet të cilët prindërit e tyre që në të shumtën e rasteve janë në rrezik shoqëror, nuk e realizojnë këtë të drejtë për kohëzgjatjen e vitit shkollor. (Ministrja për punë dhe politikë sociale Jagoda Shahpaska) (SDK.MK)

Në nenin 7 paragrafin 1 dhe 2 të Konventës për të drejtat e fëmijëve me pengesa thuhet se: “Shtetet do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar realizim të tërësishëm të të drejtave dhe lirive njerëzore të fëmijëve me pengesa në zhvillim në masë të barabartë si me fëmijët e tjerë. Gjatë ndërmarrjes të çdo lloj veprimi në lidhje me fëmijët me pengesa, si gjë në radhë të parë merret parasysh interesi më i mirë i fëmijës, për të siguruar mbështetjen e nevojshme në raport me pengesën e tyre dhe moshën që të mund të realizojnë të drejtën e tyre.”

Avokati i popullit vë theks të veçantë mbi standardin e jetesës, sepse shteti ua merr shtesën këtyre fëmijëve. Në nenin 28 thuhet: Shtetet pranojnë të drejtën e fëmijës me pengesa për standard të caktuar të jetesës për ta dhe për familjet e tyre, duke përfshirë të ushqyerit, veshjen dhe akomodimin e duhur, dhe përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të jetesës dhe do të ndërmarrin hapa të duhur për të mbrojtur dhe promovuar realizimin e kësaj të drejte pa diskriminim në bazë të pengesës në zhvillim, duke përfshirë masat për sigurimin e qasjes së personave me pengesa në zhvillim drejt programeve për mbrojtje sociale dhe programe për ulje të nivelit të varfërisë, sigurim i qasjes për personat me pengesa në zhvillim dhe familjeve të tyre që jetojnë në varfëri drejt ndihmës nga shteti për harxhime që kanë të bëjnë me pengesat në zhvillim, duke përfshirë ndihmën financiare, si dhe sigurimin e qasjes te programet shtetërore të strehimit.”

Ndaj pyetjes se çfarë do të bëjë Ministria për këtë diskriminim të fëmijëve me pengesa në zhvillim nga mjediset rurale, ministresha Jagoda Shahpaska na u përgjigj:

“Sipas Ligjit për mbrojtje të fëmijëve në nenin 24 thuhet se, të drejtë për shtesë të veçantë ka një nga prindërit e fëmijës, kujdestar apo person me vendim nga qendra për punë sociale se i është besuar fëmija, me vendbanim të vazhdueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse fëmija është shtetas i Republikës së Maqedonisë me vendbanim të vazhdueshëm në RMV deri në 26 vjeç të mbushura, përderisa nuk është akomoduar në institucion për mbrojtje jashtëfamiljare apo ndonjë institucion tjetër me vendimin e qendrës për punës sociale.”

Gjë e cila do të thotë se shtesa gjatë vitit shkollor u mbetet vetëm fëmijëve të cilët nuk janë vendosur në internat dhe asgjë nuk do të ndryshojë.

“Sipas Rregullores për kushte më të afërta dhe mënyrën e realizimit të të drejtave për mbrojtje të fëmijëve, si dhe vërtetimit të gjendjes së të ardhurave, pronës dhe të drejtave të pronës së familjes për shtesën e veçantë, shtesë prindërore për fëmijën dhe shtesë për arsim në Nenin 11, nga i njëjti Ligj, është vërtetuar se për një fëmijë që është vendosur në intitucion për ndihmë sociale jashtëfamiljare gjatë kohës së pushimit (dimëror apo veror), për tre muaj marrë nga 1 qershori i vitit të kaluar. E drejta nga paragrafi (1) të këtij neni realizohet pas kërkesës së dërguar më së voni 15 ditë nga fillimi i pushimit veror”, e vulos qëndrimin e saj ministria.

Mirëpo Avokati i popullit kërkon më së shumti afat deri në 30 ditë nga pranimi i shkresës, Ministria të lërë përgjigje për të gjitha veprimet e ndërmarra për implementim dhe ta largojë këtë diskriminim urgjentisht.

S.K.DELEVSKA

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира