PAS VENDIMIT TË GJYKATËS ADMINISTRAIVE, QENDRА SOCIALE KA LEJUAR QË NJË FËMIJË-VIKTIMË E SULMIT GJINOR NGA BABAI TË TAKOHET ME TË NËN MBIKQYRJE

PAS VENDIMIT TË GJYKATËS ADMINISTRAIVE, QENDRА SOCIALE KA LEJUAR QË NJË FËMIJË-VIKTIMË E SULMIT GJINOR NGA BABAI TË TAKOHET ME TË NËN MBIKQYRJEGjykimi për sulmin gjinor zgjat nga 2018, por akoma nuk ka asnjë aktgjykim të shkallës së parë.(foto: Inteligjencë artificiale)

Një fëmijë viktimë e sulmit gjinor nga ana e babait të saj është detyruar të shihet me të, pasi Qendra për punë sociale në Shkup i ka dhënë leje, sikur të bëhej fjalë për një person të pagjykuar, me të drejtë të plotë prindërore.

Sipas vendimit të Qendrës për punë sociale  për takimin e fëmijës viktimë me babain, kjo duhet të ndodhë në hapësirat e tyre dhe nën mbikqyrjen e një punëtori social.

Por, nëna nuk do ta çojë për t’u takuar, duke rrezikuar kështu që të paraqitet dhe të dënohet, sepse konsideron se gjykatat dhe institucionet nuk i mbrojnë të drejtat e fëmijës së saj sa i përket kësaj vepre të rëndë penale që është kryer mbi të.

“Fëmija konsiderohet si viktimë, prandaj nuk duhet të takohet me të. Atë e mbrojnë: Ligji për procedurë penale i cili fëmijën e konsideron viktimë të cenueshme, Ligji për dhunë mbi gratë dhe dhunën familjare që jep mbrojtje të veçantë për fëmijët, Konventa e të drejtave të fëmijëve, si dhe Ligji për të drejtat e fëmijëve. Nëna nuk do ta dërgojë te takimi, sepse fëmija ka trauma. Nëse nuk ka institucion që do ta mbrojë, atëherë këtë do ta bëjë ajo. Ka vërtetim mjekësor se ky fëmijë është nën trauma të rënda dhe se nuk mundet dhe nuk duhet të takohet me autorin e krimit. Qendra për punë sociale në vendim  aspak nuk i referohet raportit mjekësor, e as gjykimit apo procedurës penale kundër babait”, reagon Natasha Boshkova, përfaqësuesja ligjore e fëmijës – viktimë e dhunës gjinore nga ana e prindit, pasi Qendra për punë sociale me sjelljen e saj sipas saj ka treguar se interesi i fëmijës është dytësor dhe se parësore janë të drejtat e prindit.

Ndërsa ky i akuzuar për vepër penale për Sulm gjinor mbi fëmijë që ka mbushur 14 vjet, gjykohet që nga viti 2018 dhe akoma nuk ka aktgjykim të shkallës së parë. Lënda tashmë 6 vjet gjendet te gjykatësja Ljubinka Bashkeska në Gjykatën themelore penale të Shkupit.

Edhe pse avokatja Natasha Boshkova e ka marrë padinë për një afat të arsyeshëm dhe në maj Gjykata supreme e ka caktuar Basheskën që në afat prej tre muajsh ta përfundojë gjykimin dhe të marrë vendim, prapë se prapë deri më tani për këtë vepër të rëndë penale, nuk ka vendim.

Në rrethana të këtilla, prindi disa herë ka dërguar kërkesë deri te Qendra për punë sociale për të parë fëmijën, por është refuzuar. Kur ka ngritur padi deri te Gjykata administrative, e ka fituar rastin, gjegjësisht të drejtën për t’u parë me fëmijën,mbi të cilin sipas akuzës, ai ka kryer sulm gjinor. Gjykata administrative e ka marrë vendimin sikur i akuzuari për momentin të ishte një person i pafaj dhe sikur të mos kishte aktgjykim për rastin në fjalë.

U drejtuam zyrtarisht deri te Gjykata themelore penale Shkup, nga kun na thanë që asnjëra nga gjykimet nuk është zgjatur për shkak të fajit të gjyqit.

“Sipas pyetjes suaj për çështjen penale – sulm gjinor ndaj të miturës që nuk ka mbushur moshën 14 vjeç dhe pas konsultimit me gjyqtarin kompetent, ju njoftojmë se çështja është në fazën përfundimtare, përkatësisht në seancën e ardhshme kryesore të caktuar për 02.07.2024, janë thirrur dy personat e fundit që duhen dëgjuar. Pas kësaj do të caktohen fjalët përfundimtare dhe do të bëhet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë. Për këtë rast janë caktuar seanca të rregullta dhe asnjë seancë nuk është shtyrë për faj të gjykatës, ndërsa çështja po monitorohet edhe nga Koalicioni për Gjykim të Drejtë, u përgjigjën nga Gjykata.”

S.D.DELEVSKA 

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира