Ekziston një mundësi e madhe që Drejtoria e të ardhurave publike t’ua kthejë paratë qytetarëve të cilët kanë paguar paraprakisht tatimin e radiodifuzionit në shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor vitin e kaluar, pa u kërkuar 300 denarët e taksës. Siç publikoi SAKAMDAKAZAM.MK, pas heqjes së detyrimit për pagesën e TRD, qytetatët nga e gjithë Maqedonia e përmbytën Avokatin e popullit me parashtresa në lidhje me atë se pse DAP nuk ua kthen 570 denarët e 4 muajve, pa ngritur kërkesë për taksën e paguar administrative prej 300 denarësh.
Avokati i popullit Ixhet Memeti ka hapur procedura për të gjitha parashtresat për vlerësimin e DAP në këtë kategori qytetarësh, dhe me insistimin e tij në 19 dhjetor vitin e kaluar, Drejtoria është detyruar të përgatisë listë me njerëzit e detyruar të paguajnë TRD, të cilët kanë bërë pagesë paraprake.
“DAP u detyrua të përgatisë një listë me personat e detyruar të paguajnë TRD, të cilët gjatë vitit 2017 kanë kryer pagesën e tatimit radiodifuziv për gjithsej 12 muaj, si dhe të analizojë gjendjen me qëllim që të kryhet kthimi i mjeteve me detyrim. Procedura për konfirmimin e kategorisë së qytetarëve është në proces e sipër”, shkroi drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska Avokatit të popullit, Ixhet Memeti.
Mirëpo, këshilltari shtetëror i Avokatit të popullit Zoran Billbillovski vë re se nuk duhet të kufizohet DAP-i vetëm në kthimin e parave të cilat ai i ka paguar parakohe për muajt e përmendur, por duhet të bëjë dhe listë të të gjithë qytetarëve që nuk kanë paguar TRD. Gjegjësisht, thotë ai, ka raste kur në një familje kanë ardhur nga dy-tre llogari, ndërsa qytetarët nga frika e përmbaruesve i kanë paguar.
“Parashtresë te Avokati i popullit kanë dorëzuar edhe një nënë dhe fëmijë që jetojnë në shtëpinë e njëjtë. DAP-i duhet t’i njohë ata qytetarë, pasi paratë nga llogaria e dytë apo e tretë duhet t’u kthehen atyre qytetarëve”, thotë Billbillovski.
Billbilloski i bëri të ditur DAP-it që i shtyn qytetarët të paguajnë tatim prej 300 denarësh, të plotësojnë edhe formular për kthim të mjeteve që sipas tij, Drejtoria vetë i ka shpikur, pasi një formular i tillë në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë nuk ekziston.
Më 25 shtator vjet, gjashtë ditë pas ndërprerjes së tatimit radiodifuziv, N.N. nga Shkupi ka ngritur parashtresë te Avokati i popullit pasi SAP jo vetëm që e ka kushtëzuar me 300 denarë për të fituar 570 denarët, por ka reaguar se do t’i kërkojë para edhe për mjetet e shfrytëzuara të 10 ditëve të fundit të shtatorit. Duke bërë llogaritjet e tij i vërteton Ombudsmanit se si nëpërmjet DAP-it shteti përfiton në kurrizin e qytetarëve dhe atë me një euro, gjegjësisht me 60 denarë që nuk ia kthen atyre që e kanë paguar llogarinë e tatimit radiodifuziv në shtator.
“Parashresa i referohet Drejtorisë për të ardhura publike dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë, Ligjit për ndryshimin e ligjit të shërbimeve audiovizuale, që e heq detyrimin e pagesës së tatimit radiodifuziv te qytetarët dhe kompanitë, i cili hyri në fuqi më 20.09.2017. Që këtu në 10 ditët e fundit të muajit shtator, detyrime për TRD nuk ekziston. Megjithatë DAP dhe MRT kanë marrë vendim që për muajin shtator 2017 për të gjithë shumën paraprake për tatimet e radiodifuzionit. Nëse vendimet e këtilla hynë në fuqi, kjo do të thotë se shteti do të kërkojë nga qytetarët 1/3 e shumës së radiodifuzionit, apo rreth 60 denarë, të pabazuara askund. Duke supozuar se 300.000 shtëpi marrin vendime, bëhen gjithsej 18.000.000 denarë, ndërkohë këtu duhet të shtohen edhe zgjidhjet që i pagujnë firmat”, llogarit personi që ka ngritur parashtresën.
Në listën e DAP do të hyjnë edhe këto para për kthim.
S.K. DELEVSKA