Gjykata e Strumicës ka vepruar pothuajse sipas të gjitha vendimeve me urdhëresa pagesash ndaj qytetarëve për faturat e papaguara në periudhë nga viti 2005 e deri më 2011, deri sa reagoi Avokati i popullit, Ixhet Memeti, se gjykata nuk i ka dërguar me kohë vendimet te personat që kanë pasur borxhe dhe kështu, tani do t’u duhet që të paguajnë interese të mëdha. Bëhet fjalë për 2.347 urdhëresa pagesash të lëshuara në këtë periudhë nga gjykatësit, të cilat nuk kanë hyrë në fuqi për shkak se nuk u janë dhënë personave që kanë pasur borxhe dhe të drejtë për t’u ankuar, ndërsa nuk kanë reaguar as kreditorët.
Siç thanë nga gjykata, është bllokuar dërgesa dhe të punësuarit në zyrë nuk i kanë sinjalizuar gjykatësit se urdhëresat nuk po arrinin destinacionin. Kështu ato janë mbledhur duke arritur në një numër gjithmonë e më të madh. Ka pasur raste edhe kur janë dërguar, por borxhlinjtë nuk janë gjendur në adresën e dhënë. Nuk u precizua nëse dikush do të përgjigjej për çështjen se tani qytetarët që kanë borxhe do të duhet të paguajnë interese të mbledhura.
Zëdhënësja e gjykatës së Strumicës, Xhona Kallamernikova na deklaroi se të gjitha këto lëndë të gjetura nga kryetarja e re e gjykatës, Marina Abrasheva në mars të vitit të kaluar, kanë qenë menjëherë të shpërndara nëpër gjykatësit e gjykatës së Strumicës, me përjashtim të gjykatësve penalë, dhe janë marrë masa
në akordancë me ta. Kanë mbetur edhe 20 kërkesa padie të pazgjidhura.
“Në mars të këtij viti, mbetën 138 lëndë që nuk kishin hyrë akoma në fuqi. Nga këto 138 lëndë, 118 janë në ndërprerja për shkak se personat që kanë pasur borxh kanë ndërruar jetë, ndërsa 20 janë akoma në proces sepse shërbimi i dërgesës akoma nuk mund t’i gjejë borxhlinjtë që nuk janë në Maqedoni. Që kur u aktivizuan lëndët, 102 qytetarë kanë dorëzuar ankesa, gjë pas së cilës 20 vendime kanë hyrë në fuqi, kurse në rastet e tjera të mbetura, borxhlinjtë kanë qenë krejtësisht ose pjesërisht të çliruar nga pagesa”, informoi Xhona Kallamernikova.
“Të gjitha ato 2.200 urdhëresa tani janë në fuqi dhe borxhlinjve, në rast se nuk paguajnë në afat prej 8 ditësh, kreditorët mund t’ua kërkojnë pagesën e shumave nëpërmes përmbaruesit. Se sa nga ta kanë paguar me vetë dëshirë dhe se a ka pasur procese përmbaruese apo jo dhe sa të tilla nëse po, duhet të drejtoheni për inforacion te kreditorët apo përmbaruesit”, na u përgjigj Kallamernikova.
Bëhet fjalë për urdhëresa pagesash të lëshuara pas propozimeve të ESM-së së dikurshme, operatorë telefonikë, bizneset e pyjtarisë dhe firma të tjera, në baza të faturave të papaguara. I kanë zbuluar në mars, kur qytetarët kanë kërkuar ndihmë nga Avokati i popullit, pasi pas dhjetë ditëve kishin marrë vendimet me urdhëresa pagesash.
“Gjëja që duhet t’ju shqetësojë është fakti se asnjëri nga institucionet kompetente, para së gjithash “Këshilli gjyqësor i Maqedonisë” nuk e ka vënë re këtë paraqitje, edhe pse bëhet fjalë për periudhë të gjatë kohore dhe për një numër të madh lëndësh”, tha Ombudsmani Memeti para dy muajsh.
Shkaqet për gjendjen e këtillë, mirëpo edhe për përgjegjësinë duhet të kërkohen në punën e Gjykatës themelore të Strumicës gjatë periudhës që janë kryer urdhëresat e pagesave, ka theksuar Abrasheva drejt Ombudsmanit.
Gjykata e Strumicës ka vepruar pothuajse sipas të gjitha vendimeve me urdhëresa pagesash ndaj qytetarëve për faturat e papaguara në periudhë nga viti 2005 e deri më 2011, deri sa reagoi Avokati i popullit, Ixhet Memeti, se gjykata nuk i ka dërguar me kohë vendimet te personat që kanë pasur borxhe dhe kështu, tani do t’u duhet që të paguajnë interese të mëdha. Bëhet fjalë për 2.347 urdhëresa pagesash të lëshuara në këtë periudhë nga gjykatësit, të cilat nuk kanë hyrë në fuqi për shkak se nuk u janë dhënë personave që kanë pasur borxhe dhe të drejtë për t’u ankuar, ndërsa nuk kanë reaguar as kreditorët.
Siç thanë nga gjykata, është bllokuar dërgesa dhe të punësuarit në zyrë nuk i kanë sinjalizuar gjykatësit se urdhëresat nuk po arrinin destinacionin. Kështu ato janë mbledhur duke arritur në një numër gjithmonë e më të madh. Ka pasur raste edhe kur janë dërguar, por borxhlinjtë nuk janë gjendur në adresën e dhënë. Nuk u precizua nëse dikush do të përgjigjej për çështjen se tani qytetarët që kanë borxhe do të duhet të paguajnë interese të mbledhura.
Zëdhënësja e gjykatës së Strumicës, Xhona Kallamernikova na deklaroi se të gjitha këto lëndë të gjetura nga kryetarja e re e gjykatës, Marina Abrasheva në mars të vitit të kaluar, kanë qenë menjëherë të shpërndara nëpër gjykatësit e gjykatës së Strumicës, me përjashtim të gjykatësve penalë, dhe janë marrë masa në akordancë me ta. Kanë mbetur edhe 20 kërkesa padie të pazgjidhura.

V. TRAJKOV