MINISTRIA E TRANSPORTIT DËSHIRON T’I MARRË 80 PËRQIND NGA PRONA E LEGALIZUAR PËR NJË EURO METRI KATROR, NDËRSA PRONARI KA PAGUAR EDHE TATIM

MINISTRIA E TRANSPORTIT DËSHIRON T’I MARRË 80 PËRQIND NGA PRONA E LEGALIZUAR PËR NJË EURO METRI KATROR, NDËRSA PRONARI KA PAGUAR EDHE TATIMRasti që hetohet nga Avokati i popullit është edhe një shembull ku qytetarët nuk janë aspak fajtorë që kanë pronë të një parcele për ndërtim. Kjo parcelë ndërtimi nuk ka numër dhe për këtë arsye është shkelur e drejta e pronarëve për legalizim të shtëpive dhe oborreve, të cilët ata i kanë blerë në mënyrë të rregullt, por nuk kanë pasur mundësi t’i regjistrojnë në Kadastër. – Ministria e transportit dhe lidhjeve (Foto: SDK.MK)

Një qytetar i lagjes së Shkupit, Gjorge Petrov, i cili sipas ligjit për legalizim, e ka legalizuar shtëpinë, përballet me rrezikun që t’i shkojnë dëm të gjitha paratë që ka paguar deri më tani, madje edhe tatimin e të ardhurave, meqë Ministria e transportit dhe e lidhjeve nuk i lejon që ta regjistrojë pronën në Kadastër. Ky rast është edhe një shembull ku qytetarët nuk janë aspak fajtorë që kanë pronë të një parcele për ndërtim. Kjo parcelë ndërtimi nuk ka numër dhe për këtë arsye është shkelur e drejta e pronarëve  për legalizim të shtëpive dhe oborreve, të cilët ata i kanë blerë në mënyrë të rregullt, por nuk kanë pasur mundësi t’i regjistrojnë në Kadastër.Menjëherë pas legalizimit të shtëpisë, ky banor i lagjes Gjorçe Petrov, nga mesi i vitit 2016 ka dorëzuar kërkesë deri te Ministria e transportit dhe lidhjeve që ta “blejë” shtëpinë dhe tokën për një euro metrin katror. Ministria ia ka pranuar kërkesën dhe ka përgatitur një marrëveshje ku thuhet se ia shet tokën me këtë çmim – një euro metri katror. Banori në fjalë i paguan këto para, rreth 50 euro, ndërsa Qytetit të Shkupit i paguan edhe tatim me shumë prej 50.000 denarësh. Megjithatë, marrëveshjen nuk mund ta realizojë.

Që atëherë e deri më sot, marrëveshja me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, me atë ministri e cila i kërcënohet banorit se do ta prishë marrëveshjen, mbetet e pa noterizuar. Prandaj, banori është drejtuar tek Avokati i popullit Ixhet Memeti, kurse shërbimet kanë hapur procedurë për realizimin e të drejtave të shkelura të tij.

“Personi është ankuar te Avokati i popullit në fillim të këtij viti. Për atë Komunë, gjegjësisht për atë zonë të banuar kemi konstatuar se vlen një plan urbanistik që është sjellë në vitin 1993 dhe vazhdon të jetë në fuqi. Nuk ka plan të ri. Ndërkohë, në ato plane asnjëherë nuk ka ekzistuar detyrimi që të shtohen parcelat ndërtimore. Si ta shpikë tani ky person një numër për parcelë ndërtimore, kur plani akoma nuk ka hyrë në fuqi?”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltar i Avokatit të popullit Ixhet Memeti. (Foto: SDK.MK)

Arsyeja se pse Ministria nuk e nënshkruan marrëveshjen është se Avokati i popullit Vishnja Mlladenovska nga Shkupi, nuk jep mendim pozitiv në lidhje me tokën, me arsyetimin se në marrëveshje nuk ka qëndruar numri i parcelës ndërtuese.

Këshilltari shtetëror i Ombudsmanit, Zoran Billbillovski shpjegon se ku gjendet padrejtësia ndaj qytetarit të pafaj, të cilin shteti e maltreton për tashmë dy vjet, edhe pse ai nuk ka bërë asnjë gabim dhe i ka shlyer detyrimet ndaj shteti deri në denarin e fundit.

“Personi është ankuar te Avokati i popullit në fillim të këtij viti. Për atë Komunë, gjegjësisht për atë zonë të banuar kemi konstatuar se vlen një plan urbanistik që është sjellë në vitin 1993 dhe vazhdon të jetë në fuqi. Nuk ka plan të ri. Ndërkohë, në ato plane asnjëherë nuk ka ekzistuar detyrimi që të shtohen parcelat ndërtimore. Si ta shpikë tani ky person një numër për parcelë ndërtimore, kur plani akoma nuk ka hyrë në fuqi?”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltar i Avokatit të popullir Ixhet Memeti.

Avokati i popullit është drejtuar me shkrim deri te Ministria e transportit dhe lidhjeve me këtë vërtetim. Ka kërkuar që të koordinohen me Avokatin e popullit dhe rasti të zgjidhet në mënyrë që ky qytetar të mos i vuajë pasojat dhe shpenzimet e mëdha. Ombudsmani ka bërë të ditur se personi ka shlyer të gjitha borxhet, madje ka nxjerrë dhe elaborat.

“Në vend që shërbimet e Ministrisë të fillojnë të angazhohen, ato na thonë se duhet të veprohet sipas nenit 5 të marrëveshjes, kurse ai thotë: Marrëveshja do të prishet dhe 80 përqind nga shuma nuk i kthehet blerësit, edhe pse njeriu nuk ka asnjë faj”, thotë Billbillovski.

Pas kësaj marrëveshjeje, Ombudsmani i ka kërkuar edhe njëherë Ministrit që të kontrollohen shërbimet në rast se ekzistojnë elemente diskriminuese, nga ana e Avokatit të popullit, pasi në situata identike ku kanë vlejtur planet e vjetra urbanistike në të cilat parcelat ndërtimore nuk kanë qenë të shënuara me numra, avokatët e popullit nuk janë ankuar dhe ata qytetarë i kanë regjistruar parcelat e tyre në Kadastër pa asnjë lloj problemi.

Ky komunikim i fundit nga Avokati i popullit me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, në të cilin vërtetohet njëanshmëria në procedurën e legalizimit të pronës, është para disa ditëve. Ombudsmani pret përgjigje për pyetjen se a është i mundur një institucion të kërkojë diçka që nuk mund të ketë.
S.K. DELEVSKA

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира