KUR MË IK NJË FËMIJË, STREHOJ NJË TJETËR QË TË MOS QAJ, SHPREHET LEJLA SHABANOVA E CILA KA STREHUAR 25 FËMIJË

KUR MË IK NJË FËMIJË, STREHOJ NJË TJETËR QË TË MOS QAJ, SHPREHET LEJLA SHABANOVA E CILA KA STREHUAR 25 FËMIJËLejla Shabanova, për 13 vjet strehon fëmijë të cilët kanë qenë të braktisur nga familjet e tyre apo janë larguar nga qendrat për mbrojtje sociale (Foto: K. Popov)

Isha 2 vjeçe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve kur vendosa t’ua hap derën e shtëpisë sonë fëmijëve të braktisur nga prindërit e tyre apo të larguar nga qendrat për mbrojtje sociale, e filloi historinë e saj 34 vjeçarja Lejla Shabanova, e cila për 13 vjet është pjesë e familjeve strehuese në Maqedoni.

“Gjyshja ime gjithashtu strehonte fëmijë dhe besoj se kjo ndjenjë për t’u ndihmuar fëmijëve të braktisur nga prindërit që nuk kanë ku të shkojnë, më është shfaqur edhe mua gjatë kohës që jam rritur me ta. Kur u bëra nënë, ndjenja mu forcua edhe më shumë dhe disa ditë pasi vajza ime mbushi 2 vjet, shkova në Qendrën për punë sociale në Shkup dhe kërkova që të strehoj një fëmijë. Që atëherë në shtëpinë tonë ka vazhdimisht ndonjë fëmijë të strehuar”, thotë Lejla, e cila ka qenë kujdestare e plot 25 fëmijëve.

Fëmija i parë që ka strehuar ka qenë Bajramsha. Ajo ka pasur vetëm 7 muaj dhe që atëherë ka jetuar me Shabanovët. Meqë Bajramsha ka pasur pengesa në zhvillim, askush nuk ka dashur ta adoptojë.

“Bajramshën prindërit e saj e kishin lënë në një dhomë. Pas paraqitjes së komshinjve si rast, punëtorët socialë e gjetën pas 10 ditësh. Fëmija nuk kishte ngrënë, në gojë i gjetën filtra cigaresh, që kanë qenë gjëja e vetme që ka hasur në dhomë për të konsumuar. Kur e mora në duart e mia ishte aq e dobët dhe e pafuqishme. Pas disa muajve, mjekët konstatuan se ajo ka pengesa në zhvillim, gjë që ishte dhe arsyeja që askush nuk donte ta adoptonte. Unë dhe im shoq nuk ia dorëzuam ndonjë institucioni dhe ja ku është tani, ka mbushur 12 vjet dhe është pjesë e familjes” thotë Lejla.

Deri para disa muajve, Bajramsha nuk ka pasur as dokumente, gjegjësisht çertifikatë lindjeje, andaj të gjithë përkujdesjen shëndetësore të saj Lejla e ka paguar privatisht.

“Kishim mundësi të shpërngulemi në Austri, por Bajramsha nuk kishte dokumente dhe nuk shkuam. Nëse nuk mund ta marr me vete, atëherë nuk shkoj as unë, nuk e lë”, thotë Lejla.

Familja Shabanov tani ruan dy fëmijë, Medinën, një vajzë 10 muajshe dhe nëntëvjeçarin Isak, motër e vëlla, të cilët nëna e tyre i ka braktisur në Qendrën për punë sociale pasi nuk ka pasur kushte t’i rrisë.

Kur i vizituam në Trubarevo, fëmijët flinin në dhomën të cilën Lejla e kishte pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për fëmijë të vegjël. Na tha se ka dy krevate për fëmijë sepse ndodh që njëkohësish të përkujdeset për dy foshnje. Bajramsha na i tregoi karrocat dhe lojërat me të cilat do të luajnë fëmijët.

“Me mua janë vetëm dy muaj e gjysëm. Ishte aq e vogël dhe e dobët kur e pashë për herë të parë, tani shikoni si është rritur. Prindërit para disa ditësh kanë kërkuar që t’i marrin fëmijët tek Qendra për punë sociale. Dinka nuk më shqitet, madje filloi të më thërriste mama, edhe pse unë i them si të gjithë fëmijët, të më quajnë dada. Por jo, ata prapë se prapë më quajnë mama”, thotë Lejla.

Çdo ndarje nga fëmijët është e vështirë për Lejlën, sidomos nga ata për të cilët është përkujdesur për një kohë më të gjatë. Ndarja më e vëshirë deri më tani ka qenë ajo me Blendimin, të cilin e ka ruajtur për 2 vjet, e ka marrë nga Qendra kur ka pasur vetëm 6 muaj dhe më pas është adoptuar.

“Tani kur të shkojnë Medina dhe Isaku unë do të qaj derisa të kem strehuar një fëmijë tjetër. Andaj, sapo të shkojë një fëmijë, unë i kërkoj Qendrës të më japin një tjetër. I dedikohem rritjes dhe përkujdesjes për të dhe nuk mendoj nëse Isaku ka ndërruar rrobat apo nëse Medina ka ngrënë, a kanë ftohë në dimër apo nëse kanë gjithçka që u nevojitet”, thotë Lejla.

Mes fëmijëve që kanë jetuar me familjen Shabanov, ka pasur edhe viktima të dhunës familjare. Lejla për disa muaj ka ruajtur dy motra, të cilat nëna e tyre i kishte lënë në makinë dhe të cilat kanë qenë në një gjendje të rënë shëndetësore kur i kanë gjetur. Nuk mund t’i harrojë edhe tre vëllezërit Aleksandar, Kiko dhe Nikolla të cilët ishin rrëfyer se si babai i tyre e ka rrahur nënën, ndërsa ata i ka detyruar të kërkojnë lëmoshë rrugëve.

“Fëmijët nuk janë fajtorë për asgjë, atyre ju duhet vetëm dashuri. Kur nuk kam fëmijë, ndjehem bosh. Vajzën dhe djalin tashmë i kam 14 dhe 17 vjeç, Bajramsha është rritur dhe martuar tashmë. nga burri. Andaj mendoj se deri sa të kem mundësi do të vazhdoj të strehoj fëmijë. Uroj që sa më shumë familje në Maqedoni të fillojnë ta praktikojnë këtë”, thotë Lejla.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира