GJYKATA KUSHTETUESE VENDOSI QË QYTETARËT TË CILËT JANË VERBUAR, SHURDHËRUAR, JANË BËRË TË PALËVIZSHËM OSE JANË SËMURË RËNDË PSIKIKISHT PAS MOSHËS 65-VJEÇARE, DO TË MUND TË PADISIN DHE T’I FITOJNË PARATË PËR MOBILITET NGA VITI 2019, NGA MOMENTI QË JANË DISKRIMINUAR

GJYKATA KUSHTETUESE VENDOSI QË QYTETARËT TË CILËT JANË VERBUAR, SHURDHËRUAR, JANË BËRË TË PALËVIZSHËM OSE JANË SËMURË RËNDË PSIKIKISHT PAS MOSHËS 65-VJEÇARE, DO TË MUND TË PADISIN DHE T’I FITOJNË PARATË PËR MOBILITET NGA VITI 2019, NGA MOMENTI QË JANË DISKRIMINUARKëta persona të moshuar të cilët pas moshës 65-vjeçe jo për fajin e tyre kanë mbetur invalidë, janë lënë ashtu të palëvizshëm, në karroca për invalidë apo të verbër, që të mbijetojnë me ato mundësi që kanë. (Foto: SDK.MK)

Gjykata kushtetuese sot e anuloi nenin 3 paragrafin 1 pikën 2 të Ligjit për mbështetje financiare të kategorive sociale të cenueshme të qytetarëve në pjesën “më së shumti deri në moshën 65 vjeçe” dhe me këtë u mundësoi qytetarëve të refuzuar mbi 65 vjeç, jo vetëm të marrin kompensim mujor për aftësi të kufizuara, por edhe t’i kërkojnë paratë për disa vite pas, të cilat shteti në mënyrë të padrejtë ua ka ndërprerë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është anulues, jo shfuqizues, andaj të gjithë këta persona të moshuar që janë invalidizuar pas moshës 65 vjeçe, e ndërkaq janë refuzuar për ndihmën financiare sepse kanë qenë më të moshuar se 65 vjeç, tani mudn t’i padisin dhe t’i fitojnë përnjëherë paratë e ndërprera.

SAKAMDAKAZHAM.MK me raste konkrete raportonte se Avokati i Popullit ishte mbytur me parashtresa prej qytetarëve të refuzuar për këtë ndihmë financiare nga ana e shtetit. Ata jo për fajin e tyre, kanë mbetur invalidë pas moshës 65 vjeçe dhe janë lënë në këtë formë, të palëvuzhsëm, në karroca për invalidë apo të verbër, që të mbijetojnë me mundësitë që kanë.

“Ligji diskriminues i miratuar në vitin 2019, në nenin 3 paragrafin 1 pikën 2, thoshte: “përdoruesit e të drejtës të kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar me moshën 26-vjeçe të arritur, e më së shumti deri në 65 vjeç, me paaftësi të rëndë intelektuale, fizike, pesona krejtësisht të verbër dhe krejtësisht të shurdhër, në përputhje me të dhënat nga evidenca e qendrave për punë sociale”.

“Nga përmbajtja e nenit të lartpërmendur të Ligjit del se në grupin e prëduresve të kësaj të drejte të kompensimit për shkak të paaftësisë, nuk bien pesonat mbi 65 vjeç, e me këtë gjë këta persona përjashtohen nga mbështetja financiare në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare e kategorive socialisht të cenueshme. Gjykata ka vlerësuar se me këtë urdhëresë është cenuar vlera themelore e sundimit të së drejtës nga ana e nenit 8 paragrafit 1 piës 3 të Kushtetuës dhe parimi i sigurimit ligjor të qytetarëve në realiizmin e të drejtave në sferën sociale. Me përjashtimin e këtyre pesonave nga kategoria e vetme e përdoruesve të së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, sipas Gjykatës, përbën një trajtim të pabarabartë mes personave që ndodhen në pozitën e njëjtë ligjore (që janë shfrytëzues të së drejtës të kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar), por njëra palë mund të realizojë të drejtën për mbështetje financiare, ndërsa tjetra nuk mundet, ekskluzivisht për shkak të moshës”, thotë Gjykata Kushtetuese.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира