Ministria e arsimit dhe shkencave gjatë javës do të takohet me profesorët e Institutit për edukim special dhe rehabilitim (defektologji) në Fakultetin e fakultetit në Shkup, si arsye se këta të dytit kanë reagur me letër të hapur mbi faktin se nuk janë futur në përgatitjen e Ligjit të ri për arsim fillor.
“Në përgatitjen e Ligjit për arsim fillor nuk janë futur profesorët e Institutit dhe nuk e dimë se pse. Fakulteti filozofik dhe Inistituti nuk janë ftuar në debatet mbi Ligjin, të cilat tashmë po organizohen nga ana e Ministrisë. Përgjigja me siguri qëndron te Ministria e arsimit dhe shkencave dhe tradicionalisht te UNICEF-i. Instituti ynë ka një program të ri dhe modern studimor ku janë përfshirë inkluzioni, praktika inkluzive, arsimi, vlerësimi, trajtimi, intervenimi i hershëm dhe gjërat të tilla të ngjashme. Mbi të gjitha, programet studimore në të kaluarën kanë pasur një vlerësim shumë të mirë dhe janë pranuar në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, thuhet mes tjerash në letrën e nënshkruar nga prof. dr. Goran Ajdinski dhe profesorë të tjerë.
Nga kabineti i ministrit Arbër Ademi për SAKAMDAKAZAM.MK thonë se Ligji është vendosur në shqyrtim publik, gjë që do të thotë se duan të dëgjojnë mendimin e të gjithëve.
“Verzioni i dytë i Projektligjit për arsimin fillor është përgatitur nëpërmjet një qasjeje inkluzive me pjesëmarrjen e të gjithë të interesuarve dhe me respektimin e rekomandimeve të OECD-së dhe UNICEF-it, të thëna në raportin e analizës së cilësisë së sistemit arsimior shtetëror. Procesi nuk ka përfunduar, pasi pas konstituimit të bazës, Ligji është vendosur në shqyrtim publik, kështu që çdo i interesuar ka mundësinë të jape mendimin dhe sugjerimin e tij. Konsultohemi dhe sigurisht, çdo vërejtje konstruktive do të jetë brenda verzionit final të Ligjit”, thonë nga Kabineti i ministrit të arsimit Arbër Ademi.
Profesorët e Institutit në letër kanë nxjerrë disa vërejtje në lidhje me Projektligjin, si për shembull faktin se është hequr mundësia që defektologu të mund të mbajë mësim si deri më tani, por nga Ministria thonë se edukatorët specialë nuk janë hequr. Përkundrazi, thonë se me marrjen e ligjit të ri ata kanë marrë një rol të zgjeruar dhe burimor, siç ka ndodhur dhe me shkollat speciale ku ata punojnë.
“Gjegjësisht, shkollat e veçanta do të zgjerojnë veprimtarinë e tyre, me qëllim që të “afrohen” drejt shkollave të rregullta dhe të rriten në shkolla me qendra burimore të cilat do të mundësojnë shërbime specifike arsimore për bashkësinë.
Resurset e shkollave të veçanta, bashkë me ekspertizën dhe eksperiencën e profesionistëve (edukatorëve specialistë), do të jenë të hapura për të ofruar mbështetjen e nevojshme ndaj nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve të cilët punojnë me nxënësit me pengesa në zhvillim brenda shkollave të rregullta.
Profesorët gjithashtu reagojnë rreth faktit se nxënësit me pengesa të lehta apo të rënda në zhvillimin individual, nxënësit me problem bihejviorale, me autizëm të ulët dhe me multihendikep, nuk do të kenë program të modifikuar.
Nga Ministria ritheksojnë se ky është një Projektligj, në përpunim e sipër.
“Jemi dakord se për nxënësit me nevoja kompekse, është e nevojshme të përgatitet një program i modifikuar, i cili ka përmbajtje tjetër nga programi i rregullt. Gjegjësisht, në këtë program të vendosen qëllime dhe kompetenca të tjera, siç janë: zhvillimi dhe promovimi i autonomisë, zhvillimi personal, zhvillimi i marrëdhënive shoqërore”, thonë nga Ministria e arsimit.
B. NESTOROSKA