LIGJI PËR ARSIM FILLOR ËSHTË VOTUAR PA VËREJTJET E AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRFSHIRJEN PRAKTIKE TË NXËNËSVE ME PENGESA NË ZHVILLIM

LIGJI PËR ARSIM FILLOR ËSHTË VOTUAR PA VËREJTJET E AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRFSHIRJEN PRAKTIKE TË NXËNËSVE ME PENGESA NË ZHVILLIMAvokati i popullit është i shqetësuar pasi në rast se nuk miratohen vërejtjet e tij atëherë përsëri do të kemi një inkluzion në letër, teorik dhe ligjor por nuk do të mund të implementohet në mënyrë praktike. -Performancë e fëmijëve me pengesa në zhvillim dhe studios inkluzive për vallëzim “Eureka” – (Foto: Gj. Liçovski)

UNICEF-i e përshëndeti sjelljen e Ligjit – “Ky është proces i drejtuar drejt një qëllimi. Fokusi ynë është te ajo se si duam të bëhen gjërat, jo te ajo se si janë tani.” – Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni (Foto: SDK.MK)

Ministria e arsimit dhe shkencës nuk përdori një pjesë të vërejtjeve dhe propozimeve të Avokatit të popullit në Ligjin e ri për arsim fillor, i cili dje u votua në Parlament pas leximit të dytë dhe do të hyjë në fuqi nga viti i ri shkollor. Një nga vërejtjet më të mëdha që bëri Avokati i popullit në lidhje me ligjin ishte për se institucionet nuk janë të gatshme që të zbatojnë ligjin nga 1 shtatori, si dhe se nëse nuk plotësohen propozimet dhe konstatimet e tyre bazë, do të kemi përsëri vetëm një përfshirje në aspekt ligjor dhe teorik por i cili nuk do të mund të implementohet.

Propozim-ligji ka shkaktuar mjaft reagime, që kur profesorët e Institutit për edukim dhe rehabilitim special (defektologji) në Fakultetin filozofik në Shkup, muajin e kaluar reaguan me një letër ët hapur se pse ata nuk janë të përfshirë në përgatitjen e Ligjit të ri.

Ndaj pyetjes nëse konsideron se institucionet janë të gatshme për të zbatuar ligjitn nga 1 shtatori, përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks tha: Ky është proces i drejtuar drejt një qëllimi. Fokusi ynë është te ajo se si duam të bëhen gjërat, jo te ajo se si janë tani.”

Mes vërejtjeve, Avokati i popullit reagoi për nenin 15- 2 të Propozim ligjit ku thuhet se ekipi shkollor inkluziv përbëhet nga një pedagog, gjegjësisht psikolog, arsimtarë, prindër, një edukator dhe rehabilitues special dhe nga drejtori i shkollës. Avokati i popullit konsideron se është e nevojshme që brenda këtij neni të përfshihen edhe persona të tjerë profesionistë, si përfshirja e logopedëve, psikiatërve, punonjësve socialë dhe personave të tjerë profesionistë, në varësi të nevojës/pengesës së fëmijës.

Në ligjin e publikuar në faqen e Parlamentit, në nenin 16 thuhet se për mbështetjen e mësimit për nxënësit me pengesë në zhvillim, shkolla fillore siguron: sistem arsimor, asistent personal, mbështetje përkatëse profesionale nga qendra për mbështetje të mësimeve, një ekip inkluziv dhe teknologji asistuese sipas rekomandimit të bordit profesionist për vlerësim.

Nëse planifikohet që fëmijës t’i risigurohet një asistent personal çdo vit, pyesim veten nëse një gjë e tillë do t’i bënte mirë fëmijës?” thotë zv. Avokati i popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa (Foto: SDK.MK)

Ekipi inskluziv shkollor ka mandate prej tre vjetësh dhe përbëhet prej shtatë anëtarëve: pedagog apo psikolog, dy arsimtarë, dy prindër apo kujdestarë, një edukator dhe rehabilitues special dhe drejtori i shkollës.

“Ekipi inkluziv është për periudhën deri në përfundim të arsimit fillor dhe përbëhet nga: arsimtarët e nxënësit, prindi apo kujdestari, pedagogu apo psikologu i shkollës, edukatori special dhe rehabilituesi. Në punën e ekipit inkluziv të nxënësit, sipas nevojës mund të thirren që të marrin pjesë edhe nxënësi, arsimtarë të tjerë dhe bashkëpunëtorë profesionistë apo cilido person tjetër të cilit nxënësi i beson”, thuhet mes tjerash në nenin 16.

Në nenin 19, nën 7 thuhet se asistentët arsimorë dhe personalë punësohen për një kohë të përcaktuar në shkollë nga një qendër resursesh nëpërmjet thirrjes publike. Mjetet për asistentët arsimorë dhe personalë sigurohen nga Buxheti i Ministrisë. Kjo është një nga vërejtjet mbi të cilat para pak kohësh reagoi edhe zëvendës avokati i popullit Vaska Bajramovska – Mustafa.

Ministria e arsimit tha se do t’ia shtonte ligjit të gjitha vërejtjet por nuk e dëgjoi Avokatin e popullit – ministri Arbër Ademi (Foto: Qeveria e RMV)

“Reagojmë edhe rreth faktit se përzgjedhja  e këtyre asistentëve është në shpallje publike, që do të thotë se vazhdon për një vit shkollor. Çdo fëmijë si i tillë lidhet me një person të caktuar. Nëse planifikohet që fëmijës t’i risigurohet një asistent personal çdo vit, askund te Ligji nuk thuhet se personi i njëjtë mund të vazhdojë marrëveshjen, pa shpallur një thirrje të re publike. Nëse kjo gjë nuk është e rregulluar mirë, me të vërtetë mund të paraqesë problematikë. Nuk e dimë se sa mirë i bën fëmijës t’i ndryshohet asistenti arsimor në një mënyrë të tillë”, thotë Bajramovska – Mustafa për SAKAMDAKAZAM.MK.

 

B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира