MINJ SHËTISIN MES PACIENTËVE NË TERAPINË FIZIKALE NË SPITALIN E KUMANOVËS

MINJ SHËTISIN MES PACIENTËVE NË TERAPINË FIZIKALE NË SPITALIN E KUMANOVËSObjekti është i vjetër plot 50 vjet. Hapësira është e vogël, inventari i vjetër më shumë se 40 vjet. Mobiljet i marrim nga bodrumi, pasi përndryshe nuk kemi se ku të ulemi. Nuk kemi asgjë sagllam”, thonë të punësuarit. (Foto: SDK.MK)

Njësia për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës punon në kushte johumane dhe të mjerueshme. Tavane të rrënuara, mure të plasaritura, instalim i dëmtuar, tualete të vjetra, korridore të ngushta, ordinanca të vogla dhe mobilje të vjetra. Kjo është fotografia e barakës së montuar ku është vendosur njësia. Objekti është i vjetër plot 50 vjet dhe duket sikur në këtë vend koha ka ndaluar në vitet 1960.

“Erdhëm para 17 vjetëve si për një zgjidhje të përkohshme dhe jemi akoma këtu. Objekti me plot kuptimin e fjalës po shembet. Minj shëtisin nëpër hapësirë ndërkohë që te spitali gjenden pacientë. Ka pasur raste ku mes dërrasave ka ngordhur një mi dhe me muaj të tërë ka kundërmuar erë e keqe. Hapësira është e vogël, inventari i  vjetër më shumë se 40 vjet. Mobiljet i marrim nga bodrumi, pasi përndryshe nuk kemi se ku të ulemi. Nuk kemi asgjë sagllam”, thonë të punësuarit.

Erdhëm para 17 vjetëve si për një zgjidhje të përkohshme dhe jemi akoma këtu. Objekti me plot kuptimin e fjalës po shembet. (Foto: SDK.MK)

Objekti nuk është rinovuar dhe nuk mund të rinovohet më. Si spital ka kohë që nuk i përshtatet kapacitetit të numrit të qytetarëve prej 200.000 banorëve të rajonit veripërëndimor. Afër rrethit të Kumanovës, mjekët thonë se kanë pacientë nga Kriva Pallanka, Kratova dhe Sveti Nikole.

Në njësinë për terapi fizikale punojnë gjithsej 23 mjekë dhe motra medicinale, kurse gjatë ditës shërbehen nga 200 deri në 240 pacientë, të cilët vijnë të shoqëruar së paku nga dy persona të tjerë, pasi janë të sëmurë dhe të palëvizshëm. Prandaj, çdo ditë spitali vlon prej njerëzve në ato korridoret e ngushta. Mjekët thonë se njësia e tyre është më produktivja dhe më profitabilja nga të gjitha. Thonë se kanë aparaturën e nevojshme por se nuk mund të sigurojnë kushte më të mira pune për pacientët.

Gjëja e vetme më e re e njësisë janë aparatet e reja të blera vjet. Ishim të detyruar të vinim këtu, pasi punonim në vende shumë më të këqija në hapësirat e bodrumit të kirurgjisë, ku dy herë nga vërshuan fekale”, thotë dr. Sllavço Filipovski, specialist i mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit. (Foto: SDK.MK)

“Nuk ka as kushte nga aspekti hapësinor, pasi objekti ka vetëm 280 metra katrorë. Pastaj, hapësirat e punës nuk janë për terapi fizikale. Profesioni ynë është specifick. Nuk nevojitet vetëm për ordinancë. Na duhet një sallë e veçantë për ushtrime, një dhomë e veçantë për terapi pune, për mjete dhe aparatura për ushtrim, dyshekë, etj. Me mënyrën siç është e organizuar baraka tani, nuk mund të bëhen tamam as kontrollet mjekësore, as të ekzekutohet ndonjë punë me aparate. Gjëja e vetme më e re e njësisë janë aparatet e reja të blera vjet. Ishim të detyruar të vinim këtu, pasi punonim në vende shumë më të këqija në hapësirat e bodrumit të kirurgjisë, ku dy herë nga vërshuan fekale”, thotë dr. Sllavço Filipovski, specialist i mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit.

 

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe është njoftuar me problemin dhe ka vizituar njësinë, duke vërtetuar se është e domosdoshme që sa më shpejt të fillojë ndërtimi i një qendre bashkëkohore rajonale për mjekësi fizikale. (Foto: SDK.MK)

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe është njoftuar me problemin dhe ka vizituar njësinë,  duke vërtetuar se është e domosdoshme që sa më shpejt të fillojë ndërtimi i një qendre bashkëkohore rajonale për mjekësi fizikale dhe rehabilitim dhe që si përbërje e kompleksit të ndërtohet edhe një pishinë për hidroterapi. Gjithsesi, Filipçe nuk precizon se kur do të ndodhë kjo gjë.

Drejtoresha e spitalit të përgjithshëm të Kumanovës Snezhana Zaharieva pranon se njësia nuk punon në kushte humane, por thotë se së shpejti do të shpërngulen në hapësira të reja, pasi një pjesë e ambulancave do të transferohen në qendrën e re të urgjencës. Spitali ka leje që në vendin e spitali të vjetër të ndërtojë një objekt të ri prej 600 metrash katrorë, i ka paguar edhe shërbimet komunale, por nuk kanë para që ta ndërtojnë vetë.

“Për ndërtimin e këtij objekti nevojiten shuma të larta. Përveç te Ministria e shëndetësisë kemi kërkuar ndihmë edhe nga organizatat joqeveritare. Kemi dokumentimin për ndërtim, por gjithçka do të varet nga mjetet financiare. Me siguri, pas lëshimit në përdorim të qendrës për urgjencë, terapinë fizikale do ta vendosim në vendin e ambulancave kirurgjike në ndërtesën administrative, derisa të zgjidhet problemi deri në fund. Objekti është krejtësisht i shkatërruar, lëshon ujë, në dysheme ka pore nëpërmjet të cilave futen brejtës. Nuk është aspak higjienike. Këtu kanë kushte jonjerëzore për pacientët dhe të punësuarit. Me vite të tëra alarmojmë dhe është saktë se njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet ky problem”, thotë Zaharieva.

S. NIKOLIQ

 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари