NJË FAMILJE JETON NË RRUGË QË KUR IU DJEG SHTËPIA, SHTETI NUK NDIHMON PASI KA ZGJEDHJE

NJË FAMILJE JETON NË RRUGË QË KUR IU DJEG SHTËPIA, SHTETI NUK NDIHMON PASI KA ZGJEDHJEFamiljes Zafirovski para një jave iu djeg shtëpia në një zjarr të madh, kurse nga shpërngulja e përkohshme në shtëpinë e nxënësve i përzunë për shkak se gjatë festës së Pashkëve ata nuk punojnë. (Foto: SDK.MK)К.

Një familje nga Kumanova me plot kuptimin e fjalës jeton në rrugë nën qiell të hapur, që kur para një jave iu djeg shtëpia në një zjarr të madh. Familja Zafirovski që atëherë endet rrugëve në kërkim të dikujt që do t’i strehojë. Ne i takuam rastësisht në Kryqin e Kuq, ku kishin shkuar për të kërkuar ndihmë, ndërsa natën e kishin kaluar në hapësirat e braktisura të hotelit të shkatërruar “Kristal” në qendër të Kumanovës.

Dhe ndërkohë që zhvillohen të gjitha këto procedura burokratike, Mirjana dhe mbesa e saj tetëvjeçare, nxënëse në klasë të dytë, gjatë ditës enden rrugëve, kurse natën flenë në ndonjërën nga hapësirat e braktisura të hotelit “Kristal”, që është një vend i rrezikshëm për të jetuar, pasi është vend takim i përdoruesve të drogës. (Foto: SDK.MK)

“Shkuam në shtëpinë e nxënësve Profesor Mijallkoviq, ku na akomodoi kryetari i komunës në momentin kur na u dogj shtëpia. Nga aty na përjashtuan pasi gjatë Pashkëve nuk punohet. U kthyem te shtëpia jonë e shkatërruar duke u munduar të ndërtojmë pjesët e mbetura të shtratit. Kështu u shtrimë dhe fjetëm nën qiell të hapur. Një nga fqinjët tanë na dha jorgan që të mbulohemi. Për fat të keq, gjatë natës filloi të binte shi kështu që nuk mundëm të rrinim aty, mblodhëm gjithçka çfarë kishim dhe shkuam në hotelin e braktisur “Kristal”. Kemi dy net që flemë këtu. Morëm me vete batanijet e Kryqit të kuq, u mblodhëm dhe shtrënguam njëri pranë tjetrit në disa prej dhomave të hotelit”, rrëfen duke qarë Mirjana Zafirovska (52), e cila gjatë gjithë kohës mban për dore mbesën tetëvjeçare dhe Mishelin, për të cilën përkujdeset nga momenti që iu divorcuan prindërit.

Familja Zafirovski numëron plot gjashtë anëtarë: nënën, dy djemtë, kunatën dhe dy nipërit. Jetojnë nga ndihma financiare prej 1400 denarëve. Para shumë vjetëve  u shpërngulën në shtëpinë e vjetër dhe të shkatërruar të SIZ në rrugën Goce Dellçev. Atë natë askush nuk ka qenë në shtëpi dhe nuk dihet se si është ndezur zjarri. Thonë se nuk kanë pasur rrymë që të shkaktohet ajo ndezje dhe dyshojnë se ndoshta dikush e ka shkaktuar qëllimisht.

“Ishte diku ora 20.30. Unë nuk isha në shtëpi, kur erdha, gjthandej shikoja vetëm flake. Mendova se fëmijët janë nëpër dhoma dhe se janë djegur edhe ata. Për fat, nuk u lëndua askush, por ne mbetëm në rrugë. Ishim në disa vende për të pyetur për banesë me qira, por gjithçka ishte tejet e shtrenjtë. Një grua kërkonte 100 euro për një dhomë të rregulluar dhe plus 200 euro sigurim. Ku do t’i gjej unë tërë ato para. Kërkoj nga Komuna, shteti dhe qytetarët humane të më ndihmojnë me para dhe material ndërtues që ta rregulloj dhe ta mbuloj të paktën dhomën që nuk është djegur krejtësisht, e do të jetojmë këtu, do t’ia dalim disi”, thotë Mirjana.

Ndihma e vetme që kjo familje ka marrë deri më tani ka qenë nga Kryqi i Kuq në Kumanovë, i cili ka siguruar paqeta me ushqim, veshje, batanije dhe dyshekë për të fjetur. Institucionet e tjera kalojnë fajin nga njëra anë te tjetra, ndërsa problemi tjetër është që gjatë kohës së zgjedhjeve, nuk mund t’u sigurojnë ndihmë financiare.

Kërkoj nga Komuna, shteti dhe qytetarët humane të më ndihmojnë me para dhe material ndërtues që ta rregulloj dhe ta mbuloj të paktën dhomën që nuk është djegur krejtësisht, e do të jetojmë këtu, do t’ia dalim disi”, thotë Mirjana, familja e së cilës jeton me ndihmën sociale prej 1.400 denarësh (Foto: SDK.MK)

Nga qendra për punë sociale në Kumanovë thonë se nuk kanë ingerenca ligjore për të paguar qira dhe për të siguruar hapësira banuese për qytetarët. E vetmja gjë që mund të bëjnë është t’u ndihmojnë me një ndihmë financiare, që do të mund t’ua paguajnë pas zgjedhjeve.

“Sipas nenit 11 të Ligjit për mbrojtje sociale, komunat i zgjidhin problemet dhe nevojat e qytetarëve të fushës së mbrojtjes sociale. Mes tjerash, këtu bie edhe qëndrimi në institucion, në përputhje me mundësitë materiale të komunave”, thonë nga Qendra për punë sociale.

Nga Komuna e Kumanovës thonë se ata tashmë i kanë ndihmuar familjes duke u siguruar akomodim të përkohshëm dhe pohojnë se nuk kanë kapacitet për qëndrim të vazhdueshëm.

Natën e parë që fjetën aty, disa përdorues drogash janë rrahur, duke plagosur me thikë edhe djalin e Mirjanës. (SDK.MK)

“Sipas mundësive tona ligjore, ne mund të japim një ndihmë me anë të së cilës të mund të kryhet rikonstruimi dhe adaptimi i objektit të djegur. Kjo ndihmë jepet pas vendimit të Këshillit. Familja është lajmëruar se duhet të dërgojë kërkesë, por meqenëse shteti është në periudhë zgjedhore, nuk kemi mundësi të kryejmë asnjë lloj transaksioni, e as të marrim vendime të këtij lloji. Vetë vendimi prolongohet edhe pas mbarimit të zgjedhjeve. Andaj apeloj drejt Ministrisë për punë dhe politikë sociale, pasi ka mjete të buxhetit, kurse Komuna e Kumanovës nuk ka banesa sociale, që të mund të ndërhyjë në ndihmë të familjes”, deklaroi kryetari Maksim Dimitrievski.

Nga SHA për ndërtim dhe menaxhim të hapësirave banuese dhe afariste, thonë se familja duhet të dërgojë kërkesë drejt Komisionit për çështje banesore, i cili do të vendosë në bazë të disa kritereve të caktuara nëse do t’u sigurojë banesë apo jo, ndërkohë ata vetëm do të realizojnë vendimin.

Dhe ndërkohë që zhvillohen të gjitha këto procedura burokratike, Mirjana dhe mbesa e saj tetëvjeçare, nxënëse në klasë të dytë, gjatë ditës enden rrugëve, kurse natën flenë në ndonjërën nga hapësirat e braktisura të hotelit “Kristal”, që është një vend i rrezikshëm për të jetuar, pasi është vend takim i përdoruesve të drogës. Natën e parë që fjetën aty, disa prej tyre janë rrahur, duke plagosur me thikë edhe djalin e Mirjanës.

S. NIKOLIQ

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира