NJË I PASTREHË I SHTIPIT STREHON FËMIJË PA SHTËPI

NJË I PASTREHË I SHTIPIT STREHON FËMIJË PA SHTËPIHumaniteti i Mikit e bën që t’u ndihmojë edhe njerëzve të tjerë që janë të varfër dhe nuk kanë nga se të jetojnë. (Foto: SDK.MK)

Miki Trajçevski-Petkoviq nga Shtipi për më shumë se tri dekada jeton si i pastrehë. Kjo i është bërë një mënyrë jetese e zakonshme dhe, siç thotë, nuk mund të tërhiqet dot nga ajo mënyrë e jetesës. Mirëpo, humanitet i tij e bën që t’u ndihmojë edhe njerëzve të tjerë që janë të varfër dhe nuk kanë nga se të jetojnë.

“Unë endem nëpër rrugët e qytetit, por nuk mund të shoh se si fëmijë të vegjël enden të uritur dhe të lodhur. Më herët unë nuk lypja, por tani fillova ta bëj, jo për vete, por që të mund t’u blej një cope bukë dhe pak djathë fëmijëve me prindër të varfër. Kështu, gjatë kohës së fundit po ndihmoj një nëntëvjeçar, familja e të cilit është shumë e varfër. Prindërit e tij kanë pesë fëmijë. Më të vegjlit kanë një ose dy vjet, ndërsa të mëdhenjtë janë lënë që të jetojnë vetë”, thotë Miki.

“Më parë ngrohesha me gazeta. Mbaja qese të tëra. Në fillim i lexoja deri në fund, e më pas i dizja dhe ngrohesha. Tani nuk ka gazeta dhe shpëtim kam vetëm një copëz lëkure që gjeta në konteiner”, thotë Miki. (Foto: SDK.MK)

“Miki ka lindur në Pozharevac. Babi i tij ka qenë pilot, por ka vdekur kur Miki ishte fëmijë, gjatë një fluturimi provë nga i cili nuk u kthye, edhe pse ishte pilot i mirë dhe me përvojë. Më vonë, familja nuk ka pasur asnjë informacion rreth asaj se çfarë ka ndodhur me babain. Ai thjesht është zhdukur. Pas vdekjes së babait, Miki shpërngulet me nënën e tij në Maqedoni. Gjatë viteve të para jetoi në Kërçovë, e më pas në Shtip. Që në shkollë fillore ai mbeti edhe pa nënë e tij, e cila la pas tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. Njëri nga djemtë kishte pasur probleme të vazhdueshme shëndetësore, kurse vajza është mbytur. Miki ndërkohë mësonte në shkollën e mesme Teknik dhe njëkohësisht kërkonte vend për të jetuar. Komuna që para 15 vjetëve i kishte siguruar një lloj banese, por shumë shpejt e braktisi pasi kushtet e jetës në bashkësi ishin të padurueshme.

“Tani jam në kërkim të një vendi të mirë për t’u strehuar dhe deri sa ta gjej i kaloj netët në shtëpi të braktisura pa dyer dhe dritare në lagjet periferike të Shtipit apo në braka të pabanuara. Me ardhjen e pranverës jeta bëhet pak më e lehtë, por në periudha të tjera është e vështirë pasi nuk kam asnjë lloj ngrohjeje. Më parë ngrohesha me gazeta. Mbaja qese të tëra. Në fillim i lexoja deri në fund, e më pas i dizja dhe ngrohesha. Tani nuk ka gazeta dhe shpëtim kam vetëm një copëz lëkure që gjeta në konteiner”, thotë Trajçevski, i mirënjohur mes Shtipjanëve si Miki Li, pasi si i ri e ka dashur shumë karatenë, duke qenë i impresionuar nga filmat me Brus Linë.

Siç thotë dhe vetë, ai e di më së miri se çfarë do të thotë të mbetesh pa prindër që në moshë të re, pa përkujdesjen dhe ndihmësn e tyre. Prandaj ka vendosur t’u ndihmojë të gjithëve që janë si ai, të vetëm dhe të varfër. Kërkon një kulm mbi kokë dhe për vete, por nuk ka gjetur mbështetje. Thotë se nuk ka kompetenca as nga Qendra për punë sociale. Nga qendra na thane se nuk ka ndihmë sociale pasi që ka pension invalidor. Mirëpo, për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor thonë se Miki nuk ka pension, por një lloj kompensimi invalidor merr vetëm vëllai i tij i cili ka pengesë të vazhdueshme shëndetësore. Edhe Miki thotë se nuk pranon pension apo ndonjë ndihmë tjetër financiare.

“Konfirmoj se nuk ka as një pension invalidor, as ndonjë komepnsim social. Deri më tani kam fdërguar njëzet letra drejt pushteve komunale duke kërkuar që të zgjidhet çështja banesore, por nuk është zgjidhur dhe as nuk kam marrë ndonjë përgjigje”, thotë Miki.

Ai thotë se kur ka përfunaur shkollimin e mesëm ka marrë ofertë nga një firmë që të jetë correspondent pasi di disa gjuhë të huaja botërore, por ka refuzuar punën pasi kriter i punësimit ka qenë heqja e mjekrës.

“U thashë se këtë gjë mund ta bëjë vetëm i madhi Zot. Gjatë dimrit streha mbi kokën time jamë shtëpitë e braktisura të mbushura me migj dhe barakat e zbrazura krah lumit Bregallnicë ose hangarët e aeroportit sportiv “Sushevo” te Tri Çeshmat. Gjatë kohës së verës rrethi i Shtipit është vendi im dhe streha mbi kokën time është vetë qielli. Derisa mund të shoh, unë marr dhe lexoj diçka, kur vjen errësira shikoj universin e pahuumtuar. Besoj se njerëzit kanë mëshirë kur edhe pa u kërkuar asgjë ata më dhurojnë ndonjë denar, cop bukë apo djathë që e ndaj me ata që kanë jetë të ngjashme me mua”, thotë Miki.

T. JOVANOVSKI

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари