Ministri i financave Fatmir Besimi më në fund miratoi Rregullore për mbrojtje të qytetarëve nga marrje e kredive të shpejta në emrin e tyre apo si persona të tretë. Rregullorja është publikuar dy ditë pasi SAKAMDAKAZHAM.MK të shtunën e kaluar publikoi se një rregullore e tillë pritet të dalë tashmë tetë muaj.
Nga tani e tutje shoqëritë financiare nuk do të mund të japin kredi të shpejta oline, vetëm me fotografi të letrës së njoftimit e cila mund të jetë e vjedhur. Do të nevojitet një identifikim i rreptë i kërkuesit dhe prania e tij e detyrueshme fizike, në rast se kërkuesi nuk i pranon paratë në llogari, por dëshiron të paguhen direkt në ndonjë dyqan.
Nëse kërkuesi i pranon në llogarinë e tij financiare, kjo do të shkojë direkt në kontroll elektronik, me një procedurë të rreptë ligjore.
- NJË SHOK TJETËR PËR FAMILJEN E PERSONIT ME PARALIZË CEREBRALE, MORI VËREJTJA PARA PADISË ME TË CILËN KËRKOHET QË TA KTHEJË KREDINË E SHPREJTË PREJ 18.641 DENARËVE QË MASHTRUES KANË MARRË NË EMRIN E VET DUKE PAGUAR 67.515
- VIKTIMË E RE ME KREDITË E SHPEJTA ME LETËR NJOFTIME TË VJEDHURA, NJË INFERMIERE NGA SHKUPI DUHET TË KTHEJË 163.000 DENARË KREDI QË DIKUSH TJETËR KA MARRË NË EMËR TË SAJ
SHUMË E MADHE E SHOQATAVE FINANCIARE JANË PËRZIER NË GRABITJE MASOVIKE PËRMES KREDIVE TË SHPEJTA QË MERREN ME LETËNJOFTIME TË VJEDHURA, 65 PARAQITJE NË MPB PËR VETËM 7 MUAJ
Rregullorja për mënyrën e menaxhimit me këtë rrezik është miratuar të martën. Në nenin 13 thuhet:
- me prani fizike në selinë e shoqatës financire apo në ndonjë nga degët e saj të regjistruara
- me përdorimin e mjeteve për identifikim elektronik në korniza të skemës së regjistruar për identifikmi elektronik të nivelit të lartë të sigurisë, në përputhje me ligjin
Gjatë identifikimit të klientit, shoqëria financiare i siguron të paktën të dhënat si në vijim:
-emër dhe mbiemër,
-numri i vetëm amë i qytetarit (EMBG),
-numri i letënjoftimit/pasaportës së vlefshme,
-adresa e banimit,
-posta elektronike (nëse klienti ka postë elektronike por ka për qëllim të aplikojë elektronikisht),
-numri telefonik (numri fiks apo celular nëse klienti ka për qëllim të aplikojë elektronikisht)
-emri i punëdhënësit (për klientët që janë në marrëdhënie pune)
Nëse klienti ka ndonjë ndryshim në të dhënat personale, këtë përditësim shoqata financiare do të duhet ta bëjë ekskluzivisht me praninë fizike të klientit. Nëse në atë moment të identifikimit fizik klienti nuk ka shprehur qëllimin të aplikojë elektronikisht, si rrjedhojë nuk i ka futur të dhënat nga neni 13 paragarfet 13, 2, 5 dhe 6 të kësaj rregulloreje, e më pas ka aplikuar elektronikisht, shoqata financiare nuk do t’ia miratojë kredinë në mënyrë elektronike.
Ligji për shoqatat financiare i cili nuk i rregullon këto detaje, është miratuar në korrik të vitit të kaluar, kurse rregullorja pas 8 muajve.
S. K. DELEVSKA