Federata e sporteve luftarake (FBSM) është organizata e parë sportive në Maqedoni që është akuzuar për diskriminim gjinor. Lufta për trajtim të barabartë të femrave në sportet luftarake udhëhiqet nga trajneri shumëvjeçar dhe njeriu i parë i klubeve Tigar dhe Bezbednost, Strasho Gligorov, i cili bashkë me anëtaret Ollgica Koceva dhe Bijana Llazarevska, ka ngritur procedurat gjyqësore për shkak të nënvlerësimit dhe shpërfilljes së vazhdueshme të tyre nga ana e Federatës.
“Deri më sot janë ngritur dy pasi, por po përgatisim edhe tri-katër, nëse do të arrijmë të gjejmë para. Dhashë fjalën se luftën do ta çoj deri në fund”, tha Gligorov.
Akuza e parë është ngritur që nga viti 2019, por ka kaluar një vit i tërë para se ajo të hyjë në procedurë gjyqësore. Është ngritur me mbështetjen e Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj, e cila tashmë për 10 vjet me radhë punon për mbrojtjen nga diskriminimi.
Aty theksohet se FBSM kryen diskriminmin për faktin se nuk liston anëtarët në bazë të rezultateve të garave, nuk krijon rang-listë të klubeve më të suksesshme të ndeshjeve të femrave, nuk i merr parasysh rezultatet në ndeshjet e femrave gjatë formimit të Bordit drejtues, komisioneve dhe organeve të Federatës, si dhe klubet femërore dhe anëtaret femra nuk marrin medalje.
Gjithashtu, gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Federata ka propozuar vetëm meshkuj në Agjencinë për të ri dhe sport për fitimin e bursës nëpërmjet programeve për shpresa sportive, edhe pse ndeshjet e femrave janë disiplinë olimplike.
“Agjencia deri më sot ka ndarë më shumë se 500 stipendione të këtilla, e mes tyre nuk ka asnjë për sportet luftarake”, tha Gligorov.
Padia e dytë, e ngritur më maj 2020, i referohet mosthirrjes së sportisteve luftarake femra që të marrin pjesë në garën botërore dhe ballkanike për kadetë, edhe pse kanë pasur këtë të drejtë.
“Në këtë garë janë propozuar të marrin pjesë vetëm meshkuj, duke mos marrë parasysh suksesin dhe rezultatet e femrave, gjë me të cilën Federata ia ka hequr mundësinë Bojana Llazarevskës dhe Ollgica Kocevës që të performojnë në garat për kadetë, ndonëse sipas rregulave të garës, në to mund të marrin pjesë edhe meshkuj edhe femra”, thuhet te padia.
Një nga paditëset, Bojana Llazarevksa nga klubi Bezbednost, konsideron se kjo situatë mund të ndryshojë nëse ndryshohet udhëheqësia aktuale e Federatës.
“Personalisht, kam qenë shumë e diskriminuar. Në garat shtetërore nuk na japnin medalje, por vetëm diploma, ndërkohë që meshkujt i dërgonin në përgatitje, ne jo, dhe duhet të paguanim gjithçka vetëm për kampionatin evropian dhe ballkanik. Në 2018 fitova një medalje në kampionatin ballkanik në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe herën tjetër nuk më ftuan që të marrë pjesë. Sinqerisht, nuk e di se pse e bëjnë këtë gjë, por kam dëgjuar komente të tipit “ç’na duhen ndeshjet femërore”, shprehet Llazarevska.
Në maj 2019, nëpërmjet Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj është dorëzuar një parashtresë drejt Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili ka vërtetuar diskriminim në fushën e të drejtave gjinore dhe ka sjellë një sugjerim të përgjithshëm me anë të të cilit FBSM dhe të gjitha federatat e tjera sportive duhet të fillojnë procedurë për përputhje të statuteve dhe akteve të përgjithshme me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Gligorov është i bindur se do t’i fitojnë paditë, edhe pse përballen me shumë pengesa.
“Paditë lëvizin në drejtim të mirë, mesiguri do t’i fitojmë. Kemi shumë pengesa nga Federata dhe, edhe pse sistemi ynë gjyqësor nuk ka dhe kaq shumë eksperiencë me raste të këtilla, jam i bindur se këto do të jenë gjykimet e para kundër diskriminimit në sportin e Ballkanit”, thotë Gligorov.
G. KONEV