PALCA KOCKORE PËR PACIENTEN 16 VJEÇARE, TË SËMURË NGA LEUKEMIA, ARRIN NË SHKUP PASI KA KALUAR PESË QYTETE

PALCA KOCKORE PËR PACIENTEN 16 VJEÇARE, TË SËMURË NGA LEUKEMIA, ARRIN NË SHKUP PASI KA KALUAR PESË QYTETEAnëtarë të grupit të ekspertëve në Klinikën e hematologjisë dhe përgjegjës të transplanteve janë drejtoresha prof. d-r Irina Panovska-Stavridis (në qendër) dhe punonjësiit e lartë shkencorë d-r Aleksandra Pivkova-Veljanovska, prof. d-r Borçe Georgievski, asistenti d-r Llazar Çadievski, infermieret e larta Gabriela Trajkovska dhe Mirjana Gjuriq, por edhe mjekët specialistë d-r Milçe Cvetanoski, d-r Nevenka Ridova, d-r Simona Smojanovska dhe d-r Tara Ristevska (Foto: Klinika e hematologjisë.)

Ndaj pacientes 16 vjeçare në Klinikën Universitare të hematologjisë në Shkup u krye transplantimi i qelizave amë nga një dhurues jashtë familjes së pacientes, ndërsa materiali për transplantim arriti brenda shtetit tonë përmes udhëtimit ndër pesë qytete në Poloni dhe Gjermani. Drejtoresha e Klinikës, prof. d-r Irina Panovska-Stavridis thotë që në këto kohë të vështira e të jashtëzakonshme të pandemisë së COVID-19, për ta si profesionistë është vështirësi e madhe që të mundësojnë ndërhyrje të tilla, falë edhe vështirësive të shumta në komunikim, bashkëpunim dhe transport të organit, konkretisht të qelizave amë nga gjaku periferik ose palcës së re kockore.

Në Klinikën e hematologjisë gjatë dy vjetëve të fundit, 16 të sëmurë janë shëruar me anë të transplantimit të qelizave amë nga dhurues jashtë familjes. Drejtoresha Panovska-Stavridis tregon që për transplantimin e fundit të 16 vjeçares L. N., e cila jeton në Prishtinë, Kosovë, janë përdorur një numër më i madh mjetesh transporti dhe dy korrierë për transport në linjën Posen-Krakov-Mynih-Berlin-Shkup-Klinika e hematologjisë.

“Korrierët që punojnë në kompanitë e transportit të materialeve të tilla janë njerëz me një profesionalizëm të lartë e punën e kryejnë edhe nga motivet njerëzore. Mbartjen e fundit e kreu një korrier, motivi i të cilit për këtë punë ishte vetë përjetimi personal me një mik të ngushtë të sëmurë nga leucemia akute, i cili u shërua me transplantim nga dhurues jashtë familjes, por që fatkeqësisht nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë. Ai ishte i lumtur që organin që e solli pas një rruge të gjatë prej 48 orësh e tri linjash të anuluara avionësh për shkak të pandemisë, do ta merrte pacientja e re 16 vjeçare.”, tregon d-r Panovska-Stavridis.

Produkti qelizor u transportua duke i ndjekur rregullat e BE-së mbi transportin e organeve dhe produkteve të gjakut, në konteinerë me temperaturë prej +4 C dhe për shkak të kësaj janë të çliruara nga kontrollet e rregullta radiografike në aeroporte. Koha në këto dhurime është e paçmueshme pasi organi (qelizat amë) ka afat përdorimi deri në 72 orë nga koha e mbledhjes së qelizave – Nga transporti i materialit për transplantim te pacientja 16 vjeçare. (Foto: Klinika e hematologjisë)

Çdo dhurim i qelizave amë e ka tregimin e vet. Deri tani disa herë në Klinikë kanë arritur qeliza amë nga Polonia, poashtu edhe nga Italia e Gjermania. D-r Panovska-Stavridis thotë që qelizat amë transportohen nga qendra e dhurimeve, ku kryhet procesi i marrjes së gjakut periferik ose palcës kockore nga dhuruesi jashtë familjes, deri në Klinikën e hematologjisë në Shkup. Ekzistojnë kompani të veçanta për transportin e produkteve të tilla qelizore, të cilët janë të lidhur në komunikim me regjistrin maqedonas të dhurimeve, regjistrin evropian, qendrën për mbledhjen e produktit dhe klinikën e hematologjisë. Protokolli i punës është i paracaktuar me korniza kohore të cilat e përfshijnë kohën e nisjes dhe përmbylljes së dhurimit të qelizave amë dhe kohën e marrjes së produktit nga qendrat evropiane të dhurimit, që është gjithmonë e ndryshme dhe që zgjidhet me synim që të jetë më e afërta me adresën e jetesës së dhuruesit. Në ndërkohë, ndiqen mënyrat e mundshme për transportim sa më të shpejtë të qelizave deri te pacienti që duhet t’i marrë me anë të transplantimit.

“Produkti qelizor transportohet sipas rregullave të transportit të organeve dhe produkteve të gjakut të BE-së, në konteinerë të ftohtë me temperaturë prej +4 C dhe për shkak të kësaj janë të çliruara nga kontrollat e rregullta radiografike në aeroporte. Koha në këto dhurime është e paçmueshme pasi organi (qelizat amë) kanë afat përdorimi deri në 72 orë nga koha e mbledhjes së tyre. Çdo orë e minut që kalon e zvogëlon qëndrueshmërinë dhe cilësinë e qelizave amë. Prandaj gjithmonë me padurim e me gëzim i presim të mbërrijnë në Klinikë”, thotë d-r Panovska-Stavridis.

Ajo tregon që nga periudha e fillimit të pandemisë së COVID-19 e deri më tani kanë arritur të kryejnë tre transplantime të qelizave amë. Një nga këto raste ishte në prill, për një paciente 46 vjeçare me anemi aplastike, në kohën kur të gjitha shtetet kishin masa kufizuese, gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporte të mbyllura.

“Transporti i atij organi ishte sfida më e madhe. Produkti qelizor udhëtonte me tren, avion dhe automobil. Fillimisht arriti me tren nga Këlni në Bruksel, nga ku me avion u mbart deri në aeroportin e Athinës, Greqi. Pastaj, me anë të organizimit të Shtabit të krizave të Ministrisë së shëndetësisë, arriti me transport tokësor deri në pikën kufitare Bogorodica, ndërsa dorëzimi i materialit, falë kufijëve të mbyllur dhe karantinës, u bë në pikën kufitare në shtetin tonë. Morëm ndihmë dhe burime të mëdha nga Qeveria dhe Ministria e shëndetësisë që mundësuan që qelizat amë të arrijnë te pacientja në klinikë pa pengesa”, thotë d-r Panovska-Stavridis. Klinika Universitare e hematologjisë – Shkup, në bashkëpunim me Institutin për imunologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup dhe Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, me përkrahjen e Ministrisë së shëndetësisë, vjet në prill e nisën fushatën kombëtare “Ji palcë, ji hero”, që të lartësohet vetëdija mbi mundësinë e shpëtimit të jetëve me anë të regjistrimit në regjistra dhurues dhe me dhurimin e palcës eshtrore, posaçërisht qelizave amë.

Në regjistrin botëror të dhuruesve sot numërohen mbi 30 milion dhurues potencialë të qelizave amë dhe mbi 750.000 motra të gjakut umbilikal. Në regjistrin botëror të dhuruesve vullnetarë numërohen 75 regjistra nga 53 shtete dhe 53 banka të gjakut umbilikal nga 36 shtete. Regjistri kombëtar i Maqedonisë është anëtar i kësaj familje të madhe regjistrash të dhuruesve vullnetarë, që nga viti 2012. Regjistri gjerman i dhuruesve vullnetarë të qelizave amë numëron mbi 7 milion dhurues dhe është një nga regjsitrat më të mëdhenj në Evropë.

“Ekipi i klinikës tashmë ka përvojë të madhe në kryerjen e këtyre procedurave të ndërlikuara terapeutike, ndërsa edukimi i vazhdueshëm i kuadrit vazhdon me anë të mbartjes së dijes te brezat e rinj të hematologëve të ardhshëm,” thotë d-r Panovska-Stavridis (në të majtë); – Me kolegët e ekipit, prof. d-r Borçe Georgievski dhe punonjësen e lartë shkencore d-r Aleksandra Pivkova-Veljanovska. (Foto: Klinika e hematologjisë)

“Dhurues vullnetar i qelizave amë mund të jetë secili person nga mosha 18 deri në 50 vjeçare. Dhurimi është humanizëm dhe shpëtim jete. Çdo dhurues vullnetar duhet të dhurojë 5ml gjak venoz. Nga ajo mostër bëhet tipizim me rezolucion të lartë në bazë të ALNJ-së (Antigjeni Leukocit Njerëzor ose Human (ALH)) dhe ADN-së dhe gjenotipi ruhet në qendrën kompjuterike të dhuruesve të tipizuar në regjistrin kombëtar. Përmes regjistrit, në mënyrë kompjuterike bëhet kërkimi në të gjithë regjistrat nga Regjistri botëror i dhuruesve vullnetarë dhe zgjidhet dhuruesi më ideal për pacientin. Përputhja e plotë dhe ideale gjenetike mes dhuruesit dhe të sëmurit është parakusht për pranim të suksesshëm dhe transplantim të qelizave amë”, thotë d-r Panovska-Stavridis.

Gjatë fillimit të vitit 2019 në Klinikën e hematologjisë u fut edhe një lloj tjetër transplantimi, transplantimi gjysmëidentik, ku përdoren dhurues familjarë që janë pjesërisht të përputhshëm gjenetikisht me të sëmurin që është marrës i qelizave amë. Në periudhën prej një viti janë realizuar 4 transplantime gjysmëidentike, ku për pacientët në tre raste kanë dhuruar anëtarë më të afërt të familjes, si nëna, vëllai dhe në një rast edhe kushëriri i parë i pacientit.

D-r Panovska-Stavridis thotë që pret rritje të numrit të ndërhyrjeve të tilla në periudhat e ardhshme. Ajo tregon që kushtet e Klinikës së hematologjisë, pas një rindërtimi të plotë, mund të krahasohen me ata të qendrave evropiane ku deri tani janë dërguar pacientët maqedonas. Çelës tjetër i rëndësishëm për suksesin e deritanishëm është edhe fakti që janë vendosur themele të forta bashkëpunimi mes Klinikës së hematologjisë dhe Institutit të imunologjisë dhe qendrave rajonale dhe evropiane të transplantimeve, të cilët janë të hapur për bashkëpunim, pasi qelizat e nevojshme për këtë ndërhyrje i marrin prej tyre.

B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира