PËR FËMIJËT NËN SEDATIVË NË ENTIN EDUKUES NË TETOVË, FILIPÇE E DËGJOI AVOKATIN E POPULLIT E JO INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR

PËR FËMIJËT NËN SEDATIVË NË ENTIN EDUKUES NË TETOVË, FILIPÇE E DËGJOI AVOKATIN E POPULLIT E JO INSPEKTORATIN SHËNDETËSORFilipçe ka formuar komision nga neuropsikiatër, mjekë, specialistë për të hequr veset e varësisë dhe ekspertë të tjerë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së tij, të cilët kanë vërtetuar gjithçka që ka thënë Ombudsmani, e jo atë që ka thënë drejtori i burgut në Ohër – Dollapi ku mbahen ilaçet në Entin korrigjues edukues “Tetovë” (Foto: Avokati i popullit)

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, një muaj pasi Avokati i popullit u drejtua me një letër për ta lajmëruar se fëmijët dhe adoleshentët në Entin korrigjues dhe edukues “Tetovo” janë të përgjumur nga terapia 20 miligramëshe e diazepamit, e përcaktuar nga një neuropsikiatër, është duke e zgjidhur problemin me rekomandime precize nga Avokati i popullit.

Filipçe ka formuar komision nga neuropsikiatër, mjekë, specialistë për të hequr veset e varësisë dhe ekspertë të tjerë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së tij, të cilët kanë vërtetuar gjithçka që ka thënë Ombudsmani, e jo atë që ka thënë drejtori i burgut në Ohër, ku përkohësisht është vendosur EKE “Tetovë”.

Ministri është duke e zgjidhur problemin me rekomandime precize nga Avokati i popullit. (Foto: SDK.MK)

SAKAMDAKAZAM.MK ka shkruar se Ombudsmani i ka takuar të njëjtët fëmijëttë cilët në vitin 2016 i ka parë në “risocializim” me një terapi shumë të ngarkuar: me heleks, diazepam, mendeleks dhe depakin. Edhe në korrik të vitit 2019, në një kontroll të pa paralajmëruar, ata përsëri i kanë gjetur fëmijët nën sedativë.

“Pyes veten nëse ndonjëherë u është ndaluar kjo terapi këtyre fëmijëve që tani janë adoleshentë?”, thotë Vaska Bajramovska-Mustafa, zv. Avokat i popullit.

Në letrën e saj me rekomandime e cila i është dërguar ministrit në nëntor të vitit të kaluar ajo shprehet me detaje në lidhje me vizitën e saj te fëmijët që përkohësisht ishin vendosur në burgun e Ohrit, ku përshkruan terapinë e fortë me sedativë e cila u jepej fëmijëve nga një i punësuar te Enti. Veç kësaj, ata shkelin ligjin duke mos u dhënë fëmijëve përkujdesjen e duhur mjekësore, meqë mjeku i viziton ata vetëm një herë në javë dhe gjithashtu duke qartazi neglizhenca e neuropsikiatrave të cilët nuk e kanë ulur dozën e sedativëve, pasi një herë është bërë i qartë efekti i saj shkatërrues.

Ajo rekomandon që të punësohet një specialist dhe neuropsikatër me përvojë në klinikë që këta adoleshentë të mund të marrin një trajtim të mirë dhe të arrihet një efekt me sjelljen e tyre brenda mjedisit dhe shoqërisë, e të mos ngelen vetëm në dorë të qetësuesve.

Nga fundi i muajit janar, kemi marrë një përgjigje nga ministria e shëndetit dhe pas shumë vjetëve për herë të parë na ktheu përgjigje kjo duke nga lajmëruar se ka formuar një komision profesionistësh që ka bërë një kontroll të Entit, pas të cilit është kryer dhe një raport, duke konstatuar mungesat e kushteve bazore shëndetësore. Pas kësaj ky komision ka dhënë dhe rekomandime të cilat Ministria e shëndetësisë detyrimisht duhet t’i zabtojë. Komisioni kërkon që këta fëmijë të kenë një trajtim të njëjtë si të gjithë njerëzit e tjerë, thotë Bajramovska-Mustafa.

Komisioni ka bërë të qartë se mjeku që i kontrollon fëmijët ka një stigma kundrejtë këtyre pacientëve, se nuk ekziston terapi antishok, nuk zbatohet kodi për ruajtjen e gjërave private të pacientëve, se nuk u ndahen prezervativë fëmijëve dhe rekomandon trajnime për të punësuarit, punësimin e një psikikatri dhe një mjeku dhe motre medicinale të cilët do të jenë aty ditë për ditë. Komisioni ka përmbledhur në total 16 rekomandime të cilat Ministria detyrohet t’i zbatojë dhe kanë të bëjnë me po ato vërejtje që ka nxori në pah Ombudsmani.

S.K. DELEVSKA 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари