POLICIA I THËRRITI FËMIJËT E SULMUAR TË PËRBALLEN VETË ME DHUNUESIT DHE I EKSPOZON NË NJË TRAUMË TË RE, EDHE PSE EKSZISTOJNË MËNYRA TË TJERA TË IDENTIFIKIMIT

POLICIA I THËRRITI FËMIJËT E SULMUAR TË PËRBALLEN VETË ME DHUNUESIT DHE I EKSPOZON NË NJË TRAUMË TË RE, EDHE PSE EKSZISTOJNË MËNYRA TË TJERA TË IDENTIFIKIMITNë oborrin e shkollës “Goce Dellçev” në Qendër të Shkupit, vetëm 20 metra larg stacionit policor “Beko”, një bandë të miturish 4 herë me radhë ka sulmuar nxënësit, të cilët në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kanë ardhur nga oborri i shkollës për t’u shoqëruar. (Foto: SDK.MK)

Policia, kur arreston të mitur dhe fëmijë të dyshuar për vepra penale, dhunë, vjedhje, sulm apo rrëmbime, i thërret viktimat në përballje direkte me ata që i kanë rrahur apo vjedhur, e jo në identikifim përmes xhamit të errët.

Problemi është kur viktimat janë persona të mitur apo fëmijë, siç është në rastet e fundit kur bandat e rrugës sulmonin dhe maltretonin fëmijët në komunën e qendrës në Shkup. Pothuajse nuk ka asnjë prind që do ta lëshonte fëmijën e tij që të ekspozohet për herë të dytë në një traumë të tillë, apo ta vëjë në rrezikun e një hakmarrje të mundshme në të ardhmen për shkak se i ka ekspozuar dhunuesit.

Për këtë arsye, një pjesë e madhe e prindërve tërhiqen, hetimet u dështojnë, bandat e të miturve janë në liri.

Më 22 prill kemi bërë pyetje drejt MPB-së si organ i zbulimit – se përse policia i ekspozon fëmijët-viktima në një stres dhe trauma të re, duke i vënë ata përballë dhunuesve, në të njëjtën hapësirë? Deri në publikimin e tekstit, nuk kemi marrë përgjigje.

Drejt fundit të janarit – djali 19 vjeçar nga Shkupi ishte sulmuar dhe vjedhur nga fëmijë më të vegjël te  “Guaska” e Parkut të Qytetit. Prindërit menjëherë e kanë paraqitur rastin në polici dhe atë mbrëmje babai ka nënshkruar procesverbal.

Pas një muaji, është lajmëruar një inpektore policore që e ka kapuar dhunuesin e mitur dhe i ka ftuar prindërit që ta sjellin fëmijën në përballje në të njëjtën hapësirë me të.

Ajo thotë se është normale që rasti të ketë dështuar, pasi kanë refuzuar ta sjellin fëmijën për përballje, siç do të kishin vepruar shumica e prindërve.

Natasha K. më 9 prill për këtë gjë ngriti parashtresë te Avokati i popullit. Ajo e konteston mënyrën e punës së policisë gjatë vërtetimit të identitetit të autorit të mitur, pasi Rregullorja në MPB, si dhe Prokuroria, thotë që kjo duhet bërë me vështrim dhe me metodat e tjera, dhe vetëm në situata të jashtëzakonshme të bëhet me përballjen viktimë-autor krimi.

Sipas prokurorëve me të cilët kemi folur – policia, e zbaton këtë metodë në bazë të rezistencës më të vogël, sepse nuk mund të gjejë fëmijë dhe të mitur të cilët duhet të jenë statistë në tastet e metodës së vështrimit. Për shembull, kur zbulohet një autor i tillë i krimit, duhet të ketë dikush në të ashtuquajtën linjë horizontale të vështrimit, të gjenden të paktën edhe 4-5 fëmijë të tjer në dukje të ngjashme të jashtme me të.

Më parë, policia për statistë ka thërritur fëmijë në shtëpitë e fëmijëve pa prindër, ndërsa tani më të lehtë e kanë këtë ta bëjnë me përballje, mënyrë e cila duhet të zbatohet vetëm në rastin e fundit.

Në nenin 6, si metoda të identifikimit numërohen si në vijim: me vështrim me identifikim grupor, me videofilm apo me përballje.

Në rregulloren, një vend domethënës ka vështrimi (identifikimi përmes xhamit të errët) dhe ekzistojnë edhe detaje në lidhje me statistët.

Një bandë me 12 të mitur dhe fëmijë, me shumë mundësi e krijuar dhe e koordinuar nga persona të rritur, me muaj sulmon dhe vjedh moshatarët e vet, por edhe fëmijë të rritur nëpër Shkup. Prindër dhe qytetarë të sulmuar janë paraqitur, por ishte e çuditshme që për një kohë më të gjatë këta të mitur të dhunshëm, të cilët me vete kanë pasur dhe një të ashtuquajtur armë të ftohur, nuk u kapën nga policia.

Në oborrin e shkollës “Goce Dellçev” në Qendër të Shkupit, vetëm 20 metra larg stacionit policor “Beko”, kjo bandë 4 herë radhazi ka sulmuar, ndjekur dhe maltretuar moshatarët e saj, nxënës të cilët në orët e padites dhe të mbrëmjes kanë ardhur në oborrin e shkollës për t’u shoqëruar.

Policia nuk i zuri ndërsa po sulmonin në oborrin e shkollës, por nëpërmjet video-incizimeve nga kamerat e sigurisë në Qendrën e qytetit të Shkupit, pas paraqitjes së dy kalimtarëve të pjekur se janë sumuar dhe rrëmbyer nga fëmijë. Mes të arrestuarve ka qenë dhe i mituri me thikë dhe boksieri.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира