SHOQATAT FINANCIARE DO TË DUHET TË KONTROLLOJNË INDENTITETIN E NJË KËRKUESI PËR KREDI TË SHPEJTË, SHTETI MË NË FUND VURI MEND PAS NJË SËRË MASHTRIMESH ME TË DHËNA PERSONALE TË VJEDHURA

SHOQATAT FINANCIARE DO TË DUHET TË KONTROLLOJNË INDENTITETIN E NJË KËRKUESI PËR KREDI TË SHPEJTË, SHTETI MË NË FUND VURI MEND PAS NJË SËRË MASHTRIMESH ME TË DHËNA PERSONALE TË VJEDHURAShoqatat financiare do të duhet të vendosin procedurë për veprim, me të cilën do të garantohet se të dhënat nga dokumentet personale korrespondojnë me ato të kërkuesit të kredisë – postë elektronike me lajmërime nga shoqatat financiare (Foto: SDK.MK)

U ndez një alarm i kuq pas mashtrimeve masovike me marrjen e kredive të shpejta nga shoqatat financiare duke vjedhur të dhëna personale (letrat e njoftimit) nga qytetarë të pafajshëm, e tani më në fund, Ministria e financave u angazhua të marrë masa.

Shoqatat financiare, që miratonin kredi të tilla thjesht me një telefonatë apo me një mejl, tani do të duhet t’i identifikojnë kërkuesit dhe të kontrollojnë mirë se me të dhënat e kujt aplikojnë. Identiteti i kërkuesve që tani do të mund të kontrollohet nga ana e tyre.

Dje u ulën për të biseduar Sllavica Gërkovska, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, zëvendës-avokati i popullit, zëvendës-ministri i financave, drejtori i drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personave, përfaqësues të shoqatave financiare për të vendosur rreth hapave konkretë që duhet mbi të gjitha të marrë Ministria e financave, si organi i vetëm kompetent për kontroll të këtyre shoqatave financiare.

  • PROKURORIA E SHKUPIT NË 6 VENDE GJEN GJURMË TË MASHTRUESVE ME KREDI TË SHPEJTA, QË ME VJEDHJE TË LETRAVE TË NJOFTIMIT TËRHEQIN PARA NË EMËR TË HUAJ, NË SKEMË JANË EDHE SHOQATAT FINANCIARE

Ndërkohë mashtrimet nuk ndalojnë. Të enjten, MPB ngriti një padi jo vetëm kundër dy mashtruesve nga Strumica, por edhe kundër shoqatës financiare nga Shkupi, e cila u ka miratuar kredi të shpejtë në emër të huaj, të një personi nga i cili i kanë vjedhur të dhënat personale.

“Policia ka ngritur padi penale kundër D.P. (26), G.B. (49), të dy nga Strumica, si dhe kundër një personi juridik-shoqatës financiare nga Shkupi, për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale. Në këtë rast, një grua i ka keqpërdorur të dhënat personale të një personi tjetër për marrjen e kredive të shpejta në shumë prej 90.000 denarëve, çka është miratuar nga personi përgjegjës në shoqatën financiare për kredi të shpejta”, tha Ministria.

Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja e të dëmtuarit, sepse ai për momentin nuk ka qenë në Maqedoni.

Nevojitet një përgjegjësi më e madhe për shoqatat financiare dhe kontroll më i madh mbi dhënien e “kredive të shpejta”, thotë Gërkovska.

Ajo shkroi se në takimin me institucionet kompetente dhe përfaqësuesit e Grupacionit të shoqatave jobankare financiare, janë marrë vesh që të marrin masa të shpejta dhe të përforcuara për të menaxhuar keqpërdorimin me të dhënat personale të qytetarëve dhe detyrimin e tyre të paligjshëm me të ashtuquajturat kredi të shpejta.

  • NJË NUMËR I MADH I SHOQATAVE FINANCIARE TË PËRZIERA NË PLAÇKITJE MASOVIKE PËRMES KREDIE TË SHPEJTA ME VJEDHJE TË TË DHËNAVE PERSONALE, 65 PARAQITJE NË MPB PËR VETËM 7 MUAJ

“Me ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski, zëvendës ministrin e financave, Filip Nikollovskin, zëvendës-guverneren e Bankës popullore Ana Mitreska, zëvendës-Avokatin e popullit Sonja Trifunovska, drejtorin e Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale Imer Aliu, si dhe përfaqësues të Grupacionit të shoqatave financiare jobankare, kemi konkluduar se është e domosdoshme të përforcohen mekanizmat e kontrollit të identitetit të krëkuesve të kredive të shpejta dhe të rritet transparenca e shoqatave financiare, si dhe të impelentohen më shpejt vendimet e reja ligjore për pëforcimin e kritereve të punës së shoqatave financiare”, thotë zëvendëskryeministrja.

Shoqatat financiare në një afat prej një muaji duhet të zbatojnë një edukim të duhur për të punësuarit për zbatim të sistemit të identifikimit gjatë vendosjes së marrëdhënieve të punës në përputhje me Ligjin për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorzimit, si dhe të vërtetojnë procedurë për veprim me të cilën do të garantohet se të dhënat nga dokumentet personale përputhen me personin që është kërkues i kredisë.

Aplikimi online do të mbetet por do të duhet të kontrollohet identiteti i kërkuesve të kredisë përmes  një sistemi të veçantë.

“Sa i përket aplikimit online, nevojitet identifikim i klientit dhe konfirmim i identitetit të tij për përdorimin e dokumteve, të dhënave dhe infomacioneve të burimeve të sigurta dhe të pavarura, përfshi këtu me përdorimin e mjeteve për identifikim elektornik, të dhëna në korniza të skemës së regjistruar për identifikim elektronik në nivel të lartë, në përputhje me Ligjin për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale”, thotë Gërovska.

Në drejtim të përforcimit të transparencës, në afat prej tri ditësh shoqatat financiare në ueb faqet e tyre duhet të publikojnë çmimoret  harxhime për kredi të shpejta në përputhje me vendimin e ri ligjor, i cili e kufizon shumën e përgjithshme ndërsa pas kalimit të atij afati, Ministria e financave të kryejë kontroll. Për ato shoqata financiare të cilat nuk do t’i publikojnë çmimore, janë parashikuar dënime në përputhje me Ligjin.

Në këtë takim, Ministrisë së financave i është dhënë afati prej 30 ditësh që të përgatisë akte nënligjore për operacionalizim më të mirë të vendimit të ri ligjor,  të cilat do të mundësojnë tejkalim të dobësive të identifikuara.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира