TASHMË 2 VJET E GJYSMË SHTETI NUK PO MË LEJON TË ECI, THOTË SNEZHANA KARAXHOVSKA ME DY KËMBË TË AMPUTUARA

“Ndjehem në faj se e vetmja gjë që dua është të eci. Më dhemb shpirti dhe nuk e di se çfarë të bëj më.”

TASHMË 2 VJET E GJYSMË SHTETI NUK PO MË LEJON TË ECI, THOTË SNEZHANA KARAXHOVSKA ME DY KËMBË TË AMPUTUARASnezhana thotë se pavarësisht faktit që i janë dhënë proteza, ajo nuk mund të bëjë as dy hapa me to, pasi nuk janë të përshtatshme për të. Ndërkaq, askush në fazën e mjekimit dhe terapisë fizikale nuk e ka mësuar të eci; - Karaxhovska në garën e grave muajin e kaluar në Shkup. (Foto: K. Popov)

Kam dy vjet dhe 8 muaj që luftoj me shtetin që të më japë mundësi për të ecur, thotë Snezhana Karaxhovska së cilës më 6 shtator 2016, pas fatkeqësisë në komunikacion në Turqi, iu amputuan të dyja këmbët. Pavarësisht faktit që ajo ka mendim konziliar në të cilin rekomandohet mjekim jashtë shtetit, Fondi për sigurim shëndetësor (FZOM) nuk i siguron para, kështu që Snezhana është kufizuar me karrocën e saj invalidore.

Në një bisedë për SAKAMDAKAZAM.MK, Karaxhovska thotë se pavarësisht se ia dhënë proteza, ajo nuk arrin të bëjë as edhe dy hapa me to, pasi janë të papërshtatshme për gjendjen e saj. Ndërkaq, askush nuk e ka mësuar të ecë në fazën e mjekimit dhe terapisë fizikale.

“I pyesja mjekët nëse ka arritur dikush të mund të ecë përsëri me dy këmbë të amputuara dhe ata nuk dinin se ç’të më thonë. Pashë se askush nuk do të më ndihmojë dhe mësoja vetë ndërkohë që kërkoja mjekë jashtë shtetit që të më thoshin nëse për rastin tim ekziston ndonjë mundësi për përmirësim”, thotë Snezhana Karaxhovska. (Foto: Fejsbuk)

 

“Tek ne, nëse dikujt i ndodh ndonjë traumë famijlare, mbetet fillikat. Në fillim të mjekimit tim, kur mi dhanë protezat isha shumë e lumtur, i thashë vetes se do të mund të ecë. Por, kur mbërrita në Entin për rehabilitim në Kozle, të gjithë më shikonin dhe nuk e dinin se ç’të bëjnë me mua. Nuk e dinin se si t’mi vendosnin protezat, e le më të më mësojnë të ngrihem apo të ulem, që është më e rëndësishmja nga të gjitha. Terapia fizikale zgjaste vetëm 15 ditë, gjë që është e pamjaftueshme. Për raste si të miat duhet të ketë të paktën 6 javë ushtrime. Më duhet të paguaj fizioterapist privat që të mësoj se si vendosen. Por më kot, unë nuk eci dot me këto proteza. Mund të bëj vetëm disa hapa, të mbahem për shkopi dhe me ndihmën e dy personave të ulem dhe të ngrihem. I pyeta mjekët, nëse ka arritur dikush të mund të ecë përsëri me dy këmbë të amputuara dhe ata nuk dinin se ç’të më thonë. Pashë se askush nuk do të më ndihmojë dhe mësoja vetë ndërkohë që kërkoja mjekë jashtë shtetit që të më thoshin nëse për rastin tim ekziston ndonjë mundësi për përmirësim”, thotë Karaxhovska.

Snezhana është futur në kontakt me një spital në Holandë, ku me një metodë të quajtur oseointegrim, mund të arrihet që personat me dy këmbë të amputuara mbi gjunj të mund të ecin. Ky intervenim kirurgjik përfshin vendosjen e implanteve dhe protezave dhe një rehabilitim 40 ditor vlen 120.000 euro.

“Unë për pothuajse dy vjet kam pritur dhe kam kërkuar nga mjekët dhe fizioterapistët tanë që të më mësojnë se si të eci. Nuk kërkoja të shkoja jashtë shtetit. Por as këtë nuk e bënë. I pyeta se pse nuk më kanë mësuar të eci. Nuk më thanë asgjë. Pastaj, vendosa që të kërkoja mendim konziliar që të mjekohesha jashtë shtetit ku rastet e këtilla ia dalin me sukses”, thotë Karaxhovska.

Në mendimin konziliar që ka marrë, thuhet se “nuk ka mundësi të zbatojë mjekimin e duhur apo ndonjë nga fazat e mjekimit në institucionet shëndetësore të Maqedonisë, për shkak se nuk ekzistojnë aftësi, njohuri, materiale teknike dhe kushte që të kryhet ky tip i intervenimit operativ, pas të cilit vjen rehabilitimi mjekësor i cili gjithashtu nuk mund të bëhet në Maqedoni. Me botimin e këtij sugjerimi drejtohet drejt mjekimit jashtë shtetit, konziliumi pohon se janë ezauruar të gjitha mundësitë për t’u mjekuar në shtet dhe garanton se janë përmbushur parakushtet ligjore për mjekimin e personit të siguruar jashtë shtetit”.

Mendimi konziliar me të cilin Snezhana drejtohet për mjekim jashtë shtetit. (Foto: SDK.MK)

Mirëpo, pavarësisht këtij mendimi konziliar, Fondi nuk i miraton mjetet e nevojshme të Karaxhovskës për t’u mjekuar jashtë shtetit.

“Nëse kjo nuk mjafton, nuk e di se çfarë mjafton. Këtu mora përgjigje nga Fondi se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësinë në Maqedoni, por nuk theksojnë se cilat janë mundësitë. Në mendimin konziliar thuhet se janë ezauruar të gjitha mundësitë, por Fondi më thotë – jo, jo, janë harxhuar. Ma morën dinjitetin. Kam filluar të ndjehem në faj se e vetmja dëshirë që kam është të mund të eci përsëri. Më dhemb shpirti dhe nuk e di se çfarë tjetër të bëj. Nuk kam kohë për të pritur nëse pas 2-3 vjetësh pas amputimit pacienti nuk arrin të ecë përsëri, shanset për përmirësim nisin dhe zvogëlohen. Kam ngritur dhe padi drejt Gjykatës administrative dhe jam në pritje të përgjigjes. Por, unë nuk do të dorëzohem, do të vendos një shator para Qeverisë nëse duhet, që të më dëgjojnë të gjithë. Një shumë për mjekimin tim është mbledhur edhe nëpërmjet donacioneve, por ato nuk mjaftojnë”, thotë Karaxhovska.

Nga FZOM, pyetjes së SAKAMDAKAZAM.MK se pse Karaxhovskës nuk i miratohet mjekimi jashtë shtetit edhe pse posedon mendim konziliar, thonë se gjatë shqyrtimit të lëndës në shkallën e parë, kanë kërkuar mendim plotësues profesional nga JZUU Klinika për TOARILUC dhe për një shpjegim më të thellë është thirrur përfaqësuesi i po të njëjtës klinikë që t’i arsyetojë bazat mbi mendimin e dhënë konziliar.

Ndryshe nga mendimi konziliar, nga Fondi për sigurim shëndetësor, thonë se intervenimi që Karaxhovska kërkon ka mundësi të kryhet brenda shtetit dhe prandaj nuk mund të miratohet mjekim jashtë shtetit. (Foto: Qeveria e RSM)

“Sipas të gjitha të dhënave, komisioni i shkallës së parë ka dhënë vlerësimin dhe mendimin se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për mjekim spitalor, rehabilitim dhe vendosje protezash në institucionet shëndetësore të shtetit. Intervenimi, mjekimi i sugjeruar për intervenim operativ për implementimin e implantit të duhur në kanalet e femurit të cilat më pas do të duhet të lidhen me protezë dhe implant të jashtëm, si dhe rehabilitimi i sugjeruar mjekësor i cili pason pas mjekimit spitalor, mund të kryhet në institucionet tona shëndetësore”, thonë nga Fondi.

Që aty shtojnë se pas padisë së ngritur nga Karaxhovska për vendimin e shkallës së parë, edhe komisioni i shkallës së dytë ka marrë të njëjtin vendim se ekzistojnë kushte për mjekim në Maqedoni.

A. ANTEVSKA

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира