ТI JE SUPERMENI YNË, MBËRRITËN DHURATAT E VITIT TË RI PËR 11 VJEÇARIN MARKO, I CILI ÇDO DITË KALON LUMIN PËR TË SHKUAR NË SHKOLLË

ТI JE SUPERMENI YNË, MBËRRITËN DHURATAT E VITIT TË RI PËR 11 VJEÇARIN MARKO, I CILI ÇDO DITË KALON LUMIN PËR TË SHKUAR NË SHKOLLË„Marko, ti je Supermeni ynë, vetëm vazhdo kështu dhe jeta do të të sjellë gëzime”, kështu shkruante njëri nga shumë mesazhet që i erdhën Markos 11 vjeçar nga plot njerëz humane. Markoja çdo ditë kalon lumin në kufirin serbo-maqedonas që të mbërrijë në anën tjetër për të shkuar në shkollë. (Foto: SDK.MK).

Shumë njerëz humane u mobilizuan që t’ia plotësojnë dëshirat e Vitit të Ri Markos 11-vjeçar, i cili jeton në një shtëpi të rënuar në fshatin Staraci i Epërm dhe çdo ditë kalon kufirin duke shkelur mbi lumë që të arrijë te shkolla e fshatit maqedonas Dragomancë.

Andrijana, Biljana dhe Momçillo nga Shkupi organizuan një aksion për ndihmë të familjes Arsovski, duke vendosur një kuti për donacione në studion e tyre kozmetike dhe arritën të mblidhnin mjete për dhurata që t’ia përçonin magjinë e Vitit të Ri Markos dhe vëllezërve të tij.

“Dhuratat nuk janë vetëm prej nesh, por edhe nga miqtë tanë. Aksioni kishte një pranim shumë të mirë nga ana e njerëzve dhe për një kohë të shkurtër arritën të siguronim atë që na nevojitet për momentin. Njerëzit para festave duan të dhurojnë dhe kjo na gëzon shumë. Familja Arsovski tani e ka të domosdoshme të përfundojë ndërtimet e shtëpisë në fshatinë Pelincë, kurse ne do të organizojmë përsëri një aksion tjetër ndihme”, na thanë tre humanistët, që nuk donin të zbulonin identitetin e tyre pasi nuk kërkonin famë.

Gëzimi i Markos ishte i papërshkrueshëm kur nën pemën e Vitit të Ri përnjëherë u dukën shumë kuti të mbështjella me letër të bukur, pakete të vitit të ri, çanta dhe mjete shkollore, lojëra dhe dhurata të tjera. Sytë kuriozë të fëmijëve shkëlqyen nga mahnitja, kurse duart që dridheshin nga emocionet nuk e dinin se ku të kapeshin më parë. Më së shumti i mahniti playstation-i dhe laptopi, të cilat ishin dëshira e tij për Vitin e Ri.

“Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam dashur një playstation”, tha me turp Marko, i cili nuk i lëshonte duart nga loja e tij e preferuar dhe donte që sa më shpejt të lidhej me televizionin e ri.

E gjithë kjo i bëri përshtypje edhe vëllait të sëmurë Darko, i cili deri në atë moment qëndronte i ulur mbi krevat. Dëshiroi edhe ai të vinte para ekranit. E ndihmuan Milloshi dhe Marko, dhe pastaj filloi ta prekte playstationin e të lëshonte klithma gëzimi. Buzëqeshja nuk iu shqit nga fytyra ndërsa me të gjitha fuqitë e tij mundohej të qëndronte në këmbët e dobëta. Prindërit e shikonin me sy të përlotur të gjithë këtë skenë.

“Ndjejmë mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj këtyre njerëzve humanë që vendosën dhe erdhën të na vizitojnë por edhe ndaj të gjithë të tjerëve që kanë donuar për ne. Kjo do të thotë shumë për ne. Na bën të qartë se ekzistojnë njerëz të mirë që duan të ndihmojnë. Gjithçka që ata sollën është shumë e bukur dhe do ta përdorim, shikoni sa po gëzohen fëmijët”, thotë babai Goran.

“Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam dashur të kem një playstation”, tha paska me turp Marko, i cili nuk e këshonte nga duart lojën dhe këmbëngulte që të lidhet sa më shpejtë me televizorin e ri. (Foto: SDK.MK)

Nëna Ilinka është në veçanti e kënaqur që më në fund ka mjetet e mirëmbjatjes,  si hekur, toster, vegla higjienike, ushqim, veshje të ngrohtë, pampers dhe pelena për Darkon dhe shumë gjëra të tjera të domosdoshme për jetën e familjes.

Familja pesëanëtarëshe Arsovski jeton në një shtëpi të rënuar prej pesëdhjetë metra katrorëve, me një mobilje të vetme dhe pa banjë. Përveç Markos, kanë edhe dy fëmijë të tjerë. Më i madhi, Milloshi (17) nuk shkon në shkollë, ndërsa Darko (14) është i sëmurë nga paraliza e fëmijëve dhe ka nevojë urgjente për mbështetje institucionale.

Në lagjen Çivçii në një fshat të lënë pas dore të malit Kozjak, në vetë kufirin maqedono-serb, ata janë të ndarë nga bota. Në këtë pjesë të fshatit, një kufi natyror është vetë lumi Pçinja, ndërsa kalimi zyrtar kufitar është Pelincë-Prohor Pçinski i cili ndodhet 200 metra larg shtëpisë së tyre. Fshatarët kanë problem të madh që nuk mund të kalojnë me siguri të plotë lumin, pasi nuk ka asnjë urë.

Nëse niveli është rritur, atëherë duhet t’i bie rreth e rrotull për diku 1.5 km që të dal më poshtë ku kalimi bëhet i mundur.” Thotë Marko që para disa ditësh e kishte lënduar dorën e tij, ndërkohë që kanë qenë duke prerë dru me vëllanë më të madh. Momentalisht ka 8 penj në njërën dorë dhe në shkollë nuk ka shkuar për një javë të tërë.

“Këtu nuk ka kushte jetese. Kemi mbetur vetë. Duam të shpërngulemi në Pelincë por nuk kemi mundësi të ndërtojmë deri në fund shtëpinë tonë. Darkos i nevojitet ndihmë e rregullt mjekësore, ndërsa Marko do të mund të mbërrijë më lehtë në shkollë. Këtu nuk mund t’ua ofroj ato kushte. – thotë babai Gorani (Foto: SDK.MK)

“Këtu nuk ka kushte jetese. Kemi mbetur vetë. Duam të shpërngulemi në Pelincë por nuk kemi mundësi të ndërtojmë deri në fund shtëpinë tonë. Darkos i nevojitet ndihmë e rregullt mjekësore, ndërsa Marko do të mund të mbërrijë më lehtë në shkollë. Këtu nuk mund t’ua ofroj ato kushte. Nuk mund të vijë as Ndihma e shpejtë nga një shtet tjetër, dhe as ne nuk mund t’i çojmë atje në rast nevoje. Na duhet të marrim karrocën që t’i kalojmë nga ana tjetër e lumit. Vetëm për shkak të fëmijëve më duhet ta ndërtoj shtëpinë”, thotë Gorani.

Pas publikimit të historisë së Markos u paraqitën edhe shumë njerëz humane që ndihmonin. Por, deri më tani, ndihmë me ushqim, mjete higjienike dhe veshje ka sjellë vetëm Kryqi i Kuq i Kumanovës. Edhe disa institucione të tjera shtetërore lajmëruan se do të përfshihen në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për problemin e familjes Arsovski.

S. NIKOLIQ

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира