SHOQATA GAZETARË PËR TË DREJTAT E NJERIUT PROPOZON QË GRATË E PUNËSUARA NË MAQEDONI TË KENË DY DITË MUNGESË MENSTRUALE NGA PUNA

SHOQATA GAZETARË PËR TË DREJTAT E NJERIUT PROPOZON QË GRATË E PUNËSUARA NË MAQEDONI TË KENË DY DITË MUNGESË MENSTRUALE NGA PUNAHulumtimi i fundit në Maqedoni, nga viti 2004, i realizuar me 1.118 të anketuar ka treguar se 34 përqind e grave apo 380 gra, nuk kanë akses te produktet për përkujdesje për shëndetin menstrual, tha Dokovska. (Foto:SDK.MK)

Gratë e punësuara në Maqedoni të kenë dy ditë mungesë menstruale, ky është një nga propozimet për ndryshim ligjor të Shoqatës Gazetarë për të drejtat e njeriut, të cilën do t’ua dorëzojnë institucioneve, pasi të formohet Qeveria dhe Kuvendi i ri. Natasha Dokovska nga Shoqata, e cila tashmë 20 vjte me radhë pëprpiqet për të çrrënjosur varfërinë menstruarle, në ditën ndërkombëtare të ngritjes së vetëdijes për shëndetin menstual, tha se ata propozojnë subvencionimin e çmimit të produkteve për shëndet menstrual dhe ulje apo heqje të TVSH-së për produktet menstruale, si dhe sigurim të paqetave  menstruale falas për të gjithë nxënësit në procesin arsimor.

Shoqata gjithashtu propozon që, përkrah letrës së tualetit, firmat në tualatet e femrave të kenë edhe produkte mensturale, të cilat do t’i sigurojnë falas për të gjitha femrat, si dhe të ketë aksses falas në produktet menstruale në tualetet e femrave në qendrat tregtare dhe dhomat e hotelit.

Hulumtimi i fundit në Maqedoni nga viti 2024, i bërë me 1.118 të anketuar tregoi se 34 përqind e grave apo 390 gra, nuk kanë akses te prodhimet e kujdesit për shëndetin menstrual. Në Serbi, 21 përqind e grave të anketuara kanë akses te këto produkte, në Shqipëri 62 përqind, ndërsa në Kosovë 40.

Në fund të dhjetorit të 2021, u pranua amandament i këshilltares së Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e DOM, Teodora Kërstevska, me të cilin, nxënëset në shkollat e Shkupit, nën kompetencën e Qytetit, do të marrin produkte menstuale falas. Në buxhetin e 2022 për këtë qëllim ishin parashikuar 2 milionë denarë (32.000 euro)

As në 2022 as në 2023, nxënësit e Shkupit nuk kanë pasur produkte menstuale falas. Edhe pse me buxhetin e Qytetit për vitin 2023  për këtë qëllim ishin parashikuar 4 milionë denarë (65.000 euro), mjetet nuk u transferuan dhe projekti nuk u realizua.

 B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира