273 TË BURGOSUR JANË KTHYER MBRAPSHT NGA VOTIMI SEPSE U KANË SKADUAR LETRAT E NJOFTIMIT

273 TË BURGOSUR JANË KTHYER MBRAPSHT NGA VOTIMI SEPSE U KANË SKADUAR LETRAT E NJOFTIMITNga burgu më i madh Idrizovë në Listën zgjedhore janë regjistruar vetëm gjysma e të burgosurve, ndërsa prej tyre në rrethin e parë të zgjedhjve lokale janë regjistruar vetëm 423, pasi Drejtoria nuk mban llogari që t’ua rinovojë letrat e njoftimit. (Foto: SDK.MK)

Prej gjithsej 1.810 personave të gjykuar në burgun më të madh Idrizovë, në Listën zgjedhore janë regjistruar vetëm 955 të burgosur. Prej tyre, në votimin e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale më 15 tetor kanë ardhur 696, prej të cilëve 273 janë kthyer mbrapsht, pasi nuk kanë pasur letra të njoftimit valide, alarmon Avokati i popullit Ixhet Memeti.

Kanë votuar vetëm 423 të burgosur.

Këta persona janë bërë fantazma, pasi Drejtoria e burgut të Idrizovës nuk mban llogari që t’ua rinovojë letrat e njoftimit, reagon Ombudsmani.

“Kur të gjykuarit futen në burg, ata i dorëzojnë letrat e njoftimit në Drejtori. Drejtoria ua ruan, derisa janë në burg. Dokumenti i tyre i identifikimit bëhet legjitimacioni i burgut, të cilin e merr çdo i gjykuar. Kështu ata votojnë me anë të tij. Por, çfarë ndodh? Në vend që të jetë Drejtoria ajo që informon për skadimin e dokumenteve të secilit prej të burgosurve, ajo jo vetëm që nuk e bën por as nuk iu ndihmon që t’i rinovojnë letrat e njoftimit. Prandaj, gjysma prej tyre nuk janë të regjistruar në Listën zgjedhore, ndërkohë që atyre që janë të regjistuar, u ka kaluar afati dhe kështu i kthejnë mbrapsht”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltar i Avokatit të popullit.

Ai përkujton se dhjetë herë para zgjedhjeve Memeti i ka bërë thirrje Drejtorisë që të organizojë një ekip nga MPB që të vijë në burg dhe t’i fotografojë njerëzit e gjykuar me afat të kaluar të letrave të njoftimit brenda një dite. Por, deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim pozitiv nga Drejtoria, thotë Billbillovski.

S. K. DELEVSKA

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари