Agjencia për pagesën e subvencioneve bujqësore, me anë të procesverbalëve që ka falsifikuar katër vjet me radhë nuk ia ka paguar subvencionet për mbjelljen e 15 hektarëve lajthi, ara dhe dardha, Mile Manevskit nga fshati i Kratovës, Kunovo. Manevski ka duruar këtë padrejtëri me vite, ndonëse e ka paditur Agjencinë dhe i ka fituar të gjitha çështjet kundër saj përpara Gjykatës administrative.
Në vit, nga e gjithë puna e investuar te mbjelljet nga fitimet e tij nga puna jashtë shtetit, ka humbur mes 18.000 dhe 20.000 euro subvencione.
Avokati i popullit ka dalluar krimin, që kur Manevski kishte ngritur parashtresë. Mbi rastin në fjalë, Ombudsmani Ixhet Memeti menjëherë ka ngritur akuzë kundër ish drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe kundër tre inspektorëve të Inspektoratit shtetëror të bujqësisë, të cilët nëpërmes falsifikimit të procesverbalëve për parregullësi, kanë shtuar madje edhe një raport të cilit i kanë vendosur numrin 0.
Një raport, apo dokument me numër arkive 0, nuk ekziston!, thotë Avokati i popullit Memeti, duke shtuar se për herë të parë në karrierën e tij shumëvjeçare si jurist, has një keqpërdorim të përmasave të tilla.
“Këtu jemi ne gjykata. Je refuzuar sa u përket subvencioneve”, ka qenë përgjigja që ka marrë Manevski me vite të tëra nga Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, që kur Gjykata administrative ka marrë vendime të plotfuqishme se drejtësia është në anën e tij dhe se i plotëson të gjitha kushtet për subvencione.
“I sillja fidanët e vegjël nga Serbia, harxhova gjithë çka kisha fituar në jetë. U ktheva këtu që të jetoja si njeri. Shpresat e mia i kisha te ato subvencione shtetërore, prandaj mora 15 hektarë hua nga toka shtetërore. Më duhet të investoja hap pas hapi, përsëri të investoja dhe të mos pushoja së investuari. Më rrafshuan krejtësisht”, tregon Manevski i dëshpëruar.
Sistemet e ujitjet me pika të cilat kushtojnë shumë për një siprfaqe të tillë toke ai nuk i vendosi asnjëherë. Fidanët u thanë dhe përfundimisht u shkatërruan dhe pa asnjë subvencion të fituar, Manevski u detyrua që marrëveshjen për tokën e huazuar e bërë më 2009, ta ndërpriste në vitin 2015 dhe t’i shkulte drunjtë që i kishte mbjellë.
“Paratë e fituar me djersë e me ghak mu shfarosën deri në euron e fundit”, thotë Manevski.
Parashtresa drejt Avokatit të popullit është dorëzuar më 19 prill të vitit 2018. Ombudsmani menjëherë është drejtuar te Agencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe drejtori i ri, Nikollçe Babovski i ka kthyer përgjigjen që i kanë përgatitur shërbimet e agjencisë: se Manevski në vitin 2011 ka aplikuar për subvencion por ka qenë i refuzuar pasi ka paraqitur një hapësirë më të madhe nga ajo që ka, dhe si dënim nuk do të mund të aplikonte për tri vjetët e ardhshme.
Mirëpo, në provescverbalët e inspektorëve të Inspektoratit shtetëror të bujqësisë, nuk ekziston asnjë vërtetim se Manevski ka zmadhuar numrin e hektarëve për të marrë subvencion, apo numrin e fidanëve apo çfarëdolloj parregullsie tjetër. Nga hetimi i tij, Avokai i popullit ka arritur në konkluzion se bëhej fjalë për krim me procesverbalet. Te asnjë procesverbal nuk ka hasur në parregullsi, por vetëm në një vërejtjeje mbi barin e pakositur mes fidanëve.
Avokati i popullit ka thërritur inspektorin kryesor A.Z. i cili ka nënshkruar raportin e parë nga kontrolli i fidanëve të Manevskit.
“Gjatë kontrollit të raporteve, u sugjerojmë të gjithë aplikuesve që të marrin masa agroteknike, kositje të barit, lërim të rregullt, por e gjithë kjo nuk është bazë për mosmarrjen e subvencionit. Bazë është të shkruhet 30 përqind më shumë sipërfaqe nga sipërfaqja aktuale, domethënë nëse jepen të dhëna të rreme, ndërkohë që diçka të tillë te Manevski nuk kishte. Gjithçka ishte sipas rregullave. I numëruam fidanët me formulë dhe dolën në rregull, raportoi A.Z. drejt Ombdusmanit.
Megjithatë, me falsifikim dhe pa asnjë fakt për parregullësinë që thuhet se ka bërë, Agjencia çdo vit merr vendimin me anë të të cilit Manvskit i refuzohet subvencioni. Ai e ka akuzuar Agjencinë disa herë. E fiton gjyqin, por përsëri subvencionet nuk i merr. Refuzimi dhe sanksionimi i marrjes së subvencioneve për tri vjetët e ardhshme, sipas dokumenteve që ka SAKAMDAKAZAM.MK janë në bazë të dokumentit 10.204, kur thuhet se te Manevski, gjithçka është në rregull.
.
Ombudsmani, gjatë hetimit të tij kërkon edhe një tjetër procesverbal të Inspektoratit për lëndën e njëjtë, por me numër tjetër: 10/188. Ky nuk është formular i zakonshëm, por një format përkshrues, pa tabela. Fotokopja është e vjetër dhe e vështirë për t’u kuptuar. Avokati i popullit është përkujdesur edhe për këtë. Ky raport nuk mund të interpretohet asesi nga inspektorati shtetëror i bujqësisë,
Gjatë këtij gjurmimi të dokumenteve, Agjencia ka gjetur një procesverbal të tretë për të, numër 0. Procesverbali nga Inspektorati shtetëror i bujqësisë. Mirë që ka qenë numër i pavlefshëm për arkivin dhe kontabilitetin, por dhe me date të skaduar. Nëse procesverbali numër 10/204 ka pasur datën 17.08.2011, procesverbali numër 0 ka pasur datën 22.07. 2011. Për Ombudsmanin ësht shqetësues fakti se numri 0 i paraprin procesverbalit të zakonshëm për kontroll të mbjelljeve me numër 10/204.
Prokurori i Manveskit që kur ka parë listën e subvencionve në vitin 2011, i është bërë e qartë se në mënyrë që të nxjerrin atë lloj liste, është dashur të bëjnë procesverbal të rremë për parregullsi të arave të Manevskit, ku është vendosur një datë e rreme, më e hershme nga procesverbali 10/204.
Prokurori është drejtuar menjëherë te Inspektorati shtetëror i bujqësisë që të shohë nëse me të vërtetë ekziston një raport i tillë numër 0. Por, dika të tillë nuk ekzistonte. Raporti numër 0 ka qenë i krijuar ad hok dhe është futur në Agjenci, dyshon Prokurori. Për më tepër, në lajmërimin zyrtar që ka marrë, të gjithë anëtarët e komisionit të Inspektoratit kanë shpjeguar: “Nuk kemi parë një procesverbal me numër arkive 0”, Ata të Kratovës kanë thirrë një koleg inspektor të Kumanovës, por edhe ai ka mohuar se ka parë një procesverbal të tillë.
“Kuptuam se në këtë rast ka krim dhe ka një urdhërues. Ngritëm padi drejt Prokurorisë shtetërore, kundër ish drejtorit të Agjencisë dhe tre inspektorëve të Inspektoratit shtetëror të bujqësisë”, thonë nga zyra e Ombudsmanit.
Avokati i popullit konsideron se në rastin konkret ekziston dyshimi se është kryer vepër penale sipas nenit 352 të kodit penal.
Neni 352 është keqpërdorim i vendit të punës dhe të kompetencave, ku dënimi më i vogël është 5 vjet burg. Prokurori shtetëror në Shkup Sasho Rajçev tha për SAKAMDAKAZAM.MK se po veprohet në bazë të akuzës penale.
“Është vepruar në bazë të akuzës penale të ngritur nga Avokati i popullit Ixhet Memet. Është shkuar dhe urdhër nga MPB që urdhëresat e akuzës të kontrollohen dhe të sigurohen të gjitha vërtetimet e nevojshme”, thotë prokurori publik i Shkupit Rajçev.
S.K. DELEVSKA