KADASTRA U JEP FLETËPRONËSI NË MËNYRË SELEKTIVE BANORËVE TË SË NJEJTËS NDËRTESË

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:279:"AvokatiiPopullitkonstatonseQendraekadastrëspërpatundshmëri–ShkupithyenrregullatebanorëvetërrugësJordanMijallkovnr.46nëShkup,sepsenëmënyrëselektiveukadhënëfletëpronësidisabanorëvetëcaktuar,ndërsatëtjerëtmeviteirefuzon";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

KADASTRA U JEP FLETËPRONËSI NË MËNYRË SELEKTIVE BANORËVE TË SË NJEJTËS NDËRTESË

Avokati i Popullit konstaton shkelje të të drejtave të banorëve të rrugës Jordan Mijallkov, nr.46, Shkup nga Qendra e kadastrës për patundshmëri- Shkup, e cila , në mënyrë selektive u ka lëshuar fletëpronësi disa banorëve, ndërsa të tjerët i refuzon me vite. Për standardet e dyfishta të këtij institucioni, Avokati i Popullit e ka informuar Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, por deri tani nuk ka ndonjë procedurë diciplinuese kundër punonjësve, të cilët kanë lëshuar fletëpronësi si kanë dashur.

 

Në vend që ta hulumtojë këtë rast e t’u përgjigjet pyetjeve të SAKAMDAKAZAM.MK se pse janë dhënë fletëpronësi në mënyrë selektive në një ndërtesë nën rrethana ligjore të pandryshuara, se çfarë masash do të marrë Agjencia dhe nëse do t’i dënojë ose nëse do t’i paraqesë në institucionet përkatëse këta punonjës të kadastrës së Shkupit, Agjencia na kërkoi që t’i zbulojmë qytetarët që kanë paraqitur parashtresë te Avokati i Popullit.

Ju rikujtojmë se Avokati i Popullit nuk e zbulon identitetin e qytetarëve që anokohen dhe paraqesin parashtresa në institucion, përveç nëse ata vetë duan të paraqiten dhe të japin deklarata në lidhje me rastin e parashtresave.

Toka, në të cilën gjendet ndërtesa në fjalë, është në hipotekë nga maji i vitit 2002, por pesë prej 50 pronarëve të banesave, kanë arritur që të marrin fletëpronësi nga kadastra e Shkupit. Sa për banorët e tjerë, edhe pse mund t’i kenë legalizuar banesat ashtu siç kanë bërë pesë komshinjtë e tyre, nuk ka fletëpronësi. Ndonëse kanë dërguar elaborate në Kadastër, ata vazhdimisht kanë qenë të refuzuar.

Avokati i Popullit ka ngritur iniciativën në bazë të parashtresës së një banoreje të ndërtesës në rrugën Jordan Mijallkov nr.46, kërkesa për fletëpronësi e së cilës  është refuzuar disa herë nga Kadastra e Shkupit. Në fakt, të gjithë banorët e këtij ndërtimi  jolegal i kanë legalizuar banesat dhe garazhat e tyre, duke shfrytëzuar mundësinë e dhënë nga Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Tani përballen me padrejtësi sepse Kadastra e Shkupit i ka dhënë letra pronësie vetëm një pjese të banorëve, kurse të tjerëve jo.

“Për ca është nënë, për të tjerët njerkë”, thonë ata.

Në mars të këtij viti, Zoran Billbillovski, këshilltar shtetëror i Avokatit të Popullit, informoi për rastin në fjalë Sektorin për kontroll dhe mbikyrje në Agjencinë për kadastër të patundshmërive të RM-së, me kërkesë që kontrolli i brendshëm të bëjë hetim intern për veprimin selektiv dhe jo të barabartë të punonjësve të Kadastrës së Shkupit. Sipas dokumenteve që i ka marrë në terren, Kadastra e Shkupit u ka lëshuar fletëpronësi shtatë pronarëve të ndërtesave. Nga ana tjetër, sipas Agjencisë për kadastër, për këtë ndërtesë, janë lëshuar pesë fletëpronësi.

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Kadastra e Shkupit që t’i jepen kopje të dokumentacionit, në bazë të së cilit është kryer regjistrimi i së drejtës për pronësi të atyre shtatë banesëve, kopje të fletëpronësive të vendimit të gjykatës themelore, Shkup 2, nga viti 2002, për masën e përkohshme, hipotekën e tokës së kësaj ndërtese.

 

Agjencia për kadastër, pas një muaji, dha përgjigje me të cilën vetëm e vërtetoi që Kadastra e Shkupit në mënyrë selektive ka lëshuar fletëpronësi për pesë pronarë të banesave të asaj ndërtese, pa thënë nëse do ta hetojë këtë rast të dyshimtë apo jo. Për këtë shkak, Billbillovski, më 18 maj, iu drejtua Sektorit për kontroll të brendshëm të Agjencisë, duke kërkuar informacione se si dhe në çfarë bazash, Qendra  për kadastër në Shkup, ka vërtetuar se cilat banesa janë të regjistruara si hipotekë, e cilat jo dhe sipas cilave ligje ka lëshuar fletëpronësi në mënyrë selektive.

 

Banorëve të refuzuar të kësaj ndërtese të paligjshme, Kadastra e Shkupit u ka kërkuar vërtetim nga Drejtoria e të ardhurave publike dhe nga Përmbaruesi, se ata pajtohen që të fshihet hipoteka.

“Është simptomatike që për të regjistruarit, për ata që kanë marrë fletëpronësi, mos të ketë dëshmi që Kadastra u ka kërkuar një vërtetim të tillë nga DAP-i dhe Përmbaruesi, e as dëshmi se kanë dorëzuar në Kadastër deklarata për pajtim për fshirje të hipotekës. Përse Kadastra nuk ka vepruar njëlloj për të gjithë, por u ka kërkuar pajtim nga DAP-i dhe Përmbaruesi vetëm atyre që janë refuzuar?, thotë Billbillovski, duke theksuar parregullsitë në punën e Kadastrës së Shkupit.

“Në vend që ta hulumtojë rastin në Kadastrën e Shkupit, Agjencia për kadastër dërgoi përgjigje zyrtare në të cilën thotë që personat zyrtarë, që kanë vepruar sipas fletëparaqitjeve të banesave në Kadastrën e patundshmërive, vetë, kanë sjellë vërtetime në kornizat e autorizimeve të dhëna. Kjo është njësoj sikur një person zyrtar i MPB, vetë, në kornizat e autorizimeve të tij, të japë kartë identiteti të paligjshme e të mos përgjigjet për këtë akt. Agjencia nuk tregon as nëse do të zbulojë, as nëse do t’i dënojë këta punonjës së Kadastrës së Shkupit, të cilët në mënyrë selektive kanë regjistruar pronësi në ndërtesën e njejtë, e as nëse do t’i lajmërojë te prokurori publik.”- thotë këshillatri shtetëror i Avokatit të Popullit, Zoran Billbillovski.

Për më tepër, në po këtë letër, Agjencia sugjeron që, jo vetëm ajo, por secili nga banorët e pakënaqur, ka mundur të kërkojë fshirjen e fletëpronësive të komshinjve, të cilëve u janë dhënë ato.

“Gjithashtu, theksojmë se, sipas nenit 238 të Ligjit për kadastër të patundshmërive, çdo person i cili ka interes publik, mund të kërkojë fshirje të regjistrimit nga Kadastra e patundshmërive, nëpërmjet padisë në gjykatën administrative në afat prej tre vjetësh nga data e regjistrimit”, thuhet në letrën nga Agjencia.

Askund nuk ka asnjë fjalë, e le më ndonjë dëshmi, që ata që kanë marrë fletëpronësi të kenë siguruar deklarata për pajtim nga DAP-i dhe Përmbaruesi.  Hipoteka është akoma aktive.

Ky është rast për Prokurorinë, thotë Billbillovski, sepse fletëpronësitë e disa personave nga ndërtesa nr.46 e rrugës Jordan Mijallkov, sipas të gjitha të dhënave,  duket se janë dhënë me para në dorë.

Hipoteka është e tokës, jo e banesave. Kreditor është ndërmarrja për ndërtimtari “Granit”, së cilës investitori nuk ia ka paguar borxhin e në vitin 2002 ia ka dhënë tokën me hipotekë.

Nëse vjen deri te realizimi i hipotekës, këta banorë që kanë fletëpronësi për banesat e tyre, janë të liruar nga detyrimet. Për të tjerët, ata që Kadastra e Shkupit i ka refuzuar disa herë, e që sot nuk kanë fletëpronësi, ekziston rreziku i realizimit të hipotekës. Edhe pse të gjithë janë pronarë të banesave të kësaj ndërtese të paligjshme, disa mund t’i shesin banesat, ndësa ata që nuk kanë fletëpronësi, nuk mund as ti kenë ato në pronësi të plotë, e as ti japin me qera apo ti shesin.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира