NËPËR BURGJE NJERËZIT PO VDESIN SEPSE QEVERIA TRE VJET ME RADHË E NDAL REFORMËN

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:424:"“Ështëepalejueshmeqëmejetëtenjerëzve tëpaguhetfaktiqëpastrevjetëshakomanukzbatohetligjiiriivitit2013përekzekutiminesanksioneve,metëcilinmbrojtjashëndetësorenëburgjebienënkompetencateMinistrisësëshëndetësisë,mësaktësishtnënshëndetinpublik,iciliduhettësigurojënivelprimartëmbrojtjesshëndetësore”,alarmonAvokatiiPopullit,IxhetMemeti";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

NËPËR BURGJE NJERËZIT PO VDESIN SEPSE QEVERIA TRE VJET ME RADHË E NDAL REFORMËN

Të gjykuar të lënë pa mjek, pa ilaçe dhe pa ambulanca të burgut, pa pajisje mjekësore të duhura, gjëra të cilat Avokati i Popullit i ka theksuar me vite. Problemi me sistemin e keq dhe jofunksional të mbrojtjes shëndetësore në burgje u aktualizua përsëri këto ditë, që kur vdiqën dy të burgosur brenda 8 ditëve në burgun e Idrizovës. Njëri vdiq në burg, ndërsa familja e tij thotë që në momentin kritik atij nuk i është dhënë asnjë lloj ndihme shëndetësore dhe thjesht e kanë lënë të vdesë. Akoma nuk është kryer hetimi mbi këtë rast, ndërsa para dy ditëve në klinikat e Shkupit ka vdekur një tjetër i burgosur, i cili vuante nga ciroza.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, pas këtyre ngjarjeve deklaroi që është viti i tretë me radhë që rregullat ligjore vazhdojnë të mos zbatohen. Këto rregulla, të cilat erdhën me ndryshimet e ligjit për kryerjen e sanksioneve të vitit 2013, parashikojnë që mbrojtja shëndetësore në burgje të kalojë nën kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë, më saktë nën shëndetin publik, i cili duhet të sigurojë nivel primar të mbrojtjes shëndetësore.

“Në lidhje me ngjarjet e fundit, gjegjësisht vdekjes së dy të burgosurve, Avokati i Popullit shpreh një shqetësim të madh për heshtjen e institucioneve në lidhje me vërejtjet e tija, vëretjtje të cilat shprehin nevojën për t’u reformuar urgjentisht sistemi shëndetësor në burgje. Ato janë të shënuara në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.  

Në fillim të vitit, në Qendrën për urgjenca në Shkup, vdiq një i gjykuar 29 vjeçar, ndërsa vitin e kaluar në shtator, në Idrizovë vdiq një tjetër i gjykuar 25 vjeçar. Në shtator të viti 2014 në Idrizovë brenda dy javëve vdiqën tre të gjykuar të sëmurë.

”Është e palejueshme, jonjerëzore dhe shumë johumane që personat që ndodhen në burgim të lihen pa mbrojtje shëndetësore, gjë e cila iu garantohet me konvencionet ndërkombëtare, por edhe me ligjet e shtetit”, thotë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Mirëpo verës, përsëri, burgu më i madh i shtetit, Idrizova, mbeti pa mjek, sepse mjekja e vetme e cila punon vetëm në ndërrimin e parë ishte në pushim mjekësor. Siç publikoi SAKAMDAKAZAM.MK edhe atëherë, një pjesë e të burgosurve u ankuan që problemet e tyre shëndetësore ose nuk zgjidhen ose në rastin më të mirë thirret Ndihma e shpejtë, e cila rrallë herë vjen.

Avokati i Popullit, këtë verë, reagoi edhe në lidhje me gjendjen në departamentin e femrave në Idrizovë, ku të gjykuarat janë ankuar se terapinë e tyre nuk e ndan një mjek, por një nga të burgosurat, e gjykuar për kontrabandë kokaine. Gjithashtu, ato janë ankuar për faktin se kjo e brugosur në vend të hapave, iu ndan koktej qetësuesish.

“Gjendja me kujdesin mjekësor në burgje është alarmuese. Nëse më herët mund të flitej për ekzistencën e një lloj sistemi për mbrojtje shëndetësore, tani lirisht mund të themi se ai nuk ekziston”, deklaron Ixhet Memeti.

SAKAMDAKAZAM.MK i ka pyetur Ministrinë e shëndetësisë, Ministrinë e drejtësisë, Fondin për sigurim shëndetësor dhe Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve se përse tre vjet me radhë nuk zbatohen ndryshimet ligjore dhe se kur do të fillojë të ndodhë kjo gjë. Përgjegjësinë për moszbatimin e urdhrave ligjore, të cilat është dashur të zbatohen 30 ditë pas sjelljes së tyre, institucionet kompetente ia hedhin njëri-tjetrit dhe thonë që përgatitjet për zbatimin e tyre janë në proces e sipër.

DREJTORIA PËR EKSEKUTIMIN E SANKSIONEVE NUK TREGON SE SA MJEKË KUJDESEN PËR TË BURGOSURIT

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve nuk tregoi se sa të gjykuar gjithsej ka në burgjet e shtetit për momentin dhe se sa mjekë janë të punësuar në burgje. Lidija Gavrillova, drejtoreshë në Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve, në disa deklarata tha se po punojnë drejt këtij qëllimi dhe se do t’i kenë përgjigjet e kërkuara, por që për momentin janë shumë të zënë dhe nuk mund të thonë se kur do të ndodhë kjo.

Sipas raportit vjetor të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve të vitit 2014, me afat deri në 31.12.2014, në sektorin për mbrojtje shëndetësore kanë qenë të punësuar 21 persona, nga të cilët 8 janë me shkollë fillore, një person me shkollë të lartë, dhe 12 persona me arsim të lartë. Sipas këtij raporti, në fund të vitit 2014 në burgjet e shtetit ka pasur 3.016 të burgosur.

Në Strategjinë nacionale të sistemit penitenciar 2015-2019 të Ministrisë së drejtësisë thuhet që në burgjet e Maqedonisë, në sektorin e mbrojtjes shëndetësore, janë të angazhuar 22 persona, gjegjësisht 6 persona në burgun Idrizovë, 4 në burgun në Shtip, një person në burgun e hapur në Strugë, 5 në burgun në Shkup, nga dy persona në burgun e Tetovës dhe atë të Manastirit, dhe nga një person në burgun në Prilep dhe në Entin edukues përmirësues në Tetovë. Sipas të dhënave në Strategji, në këtë periudhë në burgjet e Strumicës, Gjevgjelisë, Ohrit dhe Kumanovës me repartin e hapur në Kriva Pallankë nuk ka аsnjë të punësuar në sektorin e mbrojtjes shëndetësore.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, deri në qershor dhe korrik të këtij viti, në burgjet e Strumicës, Kumanovës, Ohrit dhe Gjevgjelisë nuk ka mjek të punësuar, ndërsa në burgun e Strugës, mjeku punon me marrëveshje.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира