NJË OPERATOR TELEKOMUNIKIMI DO TË PADISË NJË PERSON ME ZHVILLIM TË KUFIZUAR PSIKOFIZIK PËR FATURA TË PAPAGUARA

a:2:{s:11:"td_subtitle";s:520:"Opertatoriitelekomunikimitkabërëmarrëveshjepërnjëpersonmeparalizëcerebrale,meanënedjathtëjofunksionale,epilepsi,shikimtëdobët,pengesanëtëfolurdheshkallëtërëndëtëdebilitasmentis.Operatoritashmënjëvitrefuzontaprishëmarrëveshjen,ndërsakujdestarittëpersonitmezhvillimtëvonuarikërcënohetmepadi,nëqoftëseainukipaguanfaturatmujore.AvokatiiPopullitkahapurnjërastpërkëtë,mirëponukkapërgjegjengaAgjenciapërtelekomunikim.";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

NJË OPERATOR TELEKOMUNIKIMI DO TË PADISË NJË PERSON ME ZHVILLIM TË KUFIZUAR PSIKOFIZIK PËR FATURA TË PAPAGUARA

 Një operator telekomunikimi ka plotësuar formular dhe i ka bërë marrëveshje dyvjeçare për shërbim një klienti 27 vjeçar me aftësi të kufizuara. Gjendja e tij ka qenë mjaft e dukshme, ai ka paralizë cerebrale, anë të djathtë jofunksionale, epilepsi, shikim të dobësuar, pengesë në të folur dhe shkallë të rëndë të debilitas mentis, siç thuhet në udhëzimin e specialistëve. Përveç faktit që operatori ka bërë marrëveshje me këtë shfrytëzues, për më shumë se një vit refuzon që ta prishë atë dhe i kërcënohet me padi kujdestarit të personit në fjalë, nëqoftëse nuk paguhen faturat mujore.

Operatori i ka thënë babait të personit të sëmurë, të cilin institucionet e kanë përcaktuar për përfaqësim, ndihmë dhe përkujdesje, që në rast se dëshiron ta prishë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, do të duhet të paguajë dënime të larta. I dëshpëruar, babai i personit me aftësi të kufizuara i është drejtuar Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti dhe i ka dërguar parashtresë mbi rastin.

Pas dorëzimit të parashtresës së prindit, Avokati ka nisur procedurë. Më 10 tetor, ai i është drejtuar me shkrim Agjencisë për komunikime elektronike, e cila është kompetente për operatorët e telekomunikimit. Asaj i ka kërkuar mënyra për verifikim dhe kontroll se a ka vepruar në mënyrë ligjore operatori me nënshkrimin e marrëveshjes me këtë person. Duke qenë se Agjencia pothuajse një vit nuk ka kthyer përgjigje, Avokati i Popullit në fillim të këtij viti ka dërguar urgjencë për marrëveshje, por Agjencia deri tani nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.

“Nënshkruesi i marrëveshjes nuk mund as të lexojë, as të shkruajë dhe flet me vështirësi. Ai ka disa diagnoza për sëmundjet e tija dhe atë, mjaft të dukshme. Detyrimisht, krah përkujdesit, në rastin e tij është i nevojshëm edhe pëfaqësimi i prindit. Të punësuarit në operatorin e telekomunikimt e kanë anashkaluar këtë gjë, ia kanë marrë të dhënat dhe ia kanë mbushur formularin e marrëveshjes. Në fund, me shkrim tjetër i kanë vendosur inicialet e tij në vend të nënshkrimit. Babai, para se të vijë tek ne, e ka lutur operatorin disa herë që ta prishë marrëveshjen. Ai ka thënë që i biri ka qarkulluar pa lejen e tij, ka shëtitur, ka hyrë në zyrën e operatorit dhe e ka bërë marrëveshjen. Në sportel i kanë thënë që nuk mund ta prishë marrëveshjen. Më saktësisht, mundet, nëqoftëse paguan dënim. I janë kërcënuar që nëqoftëse nuk paguan, do ta padisin fëmijën e tij. Në fund, ka dërguar parashtresë tek ne”, thotë Zoran Billbillovksi, këshilltar shtetëror i Avokatit të Popullit.

Prindi dëshiron të mbetet anonim. Ai i ka thënë Billbillovskit në telefon:

“Unë jam rast social. Nuk kemi bukë për të ngrënë. Tani fëmijën e çoj te mjeku, i thoni gazetares që nuk duam ta zbulojmë identitetin.” Babai i fëmijës së sëmurë është i frikësuar nga paditë për borxhe.

Ku është përgjegjësia e shoqërisë për kompanitë private? Operatori nuk është dashur t’ia lejojë vetes të shfrytëzojë një person me këtë gjendje shëndetësore, për të cilin nuk ka qenë e nevojshme t’i mbajë me vete udhëzimet mjekësore të cilat i shfaqi babai te Avokati i Popullit, sepse gjendja e rëndë shëndetësore është e dukshme te djali i ri në fjalë”, thotë Billbillovski.

Pas dorëzimit të parashtresës nga prindi, një përfqësues i Avokatit të Popullit, në fillim ka shkuar për bisedë në Agjencinë për telekomunim që të njoftohet me rastin, kurse pastaj ia kanë dërguar edhe shkresën. Meqë bëhet fjalë për kompani private dhe në parim Avokati i Popullit vepron nëpërmes institucioneve shtetërore,  ai nuk mund t’i drejtohet direkt operatorit të telekomunikimit nga i cili pret të hetohet rasti dhe t’ua tregojë diagnozën mjekësore për: paralizë cerebrale, strabizëm, pengesa në të folur, pengesa në zhvillimit psikik të personit, me të cilin kanë bërë marrëveshje për shërbime, pa praninë e kujdestarit të tij.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира