PADITINI KOMUNAT PËR BORËN DHE AKULLIN E PAPASTRUAR, MOS I DURONI LËNDIMET, THOTË OMBUDSMANI

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    PADITINI KOMUNAT PËR BORËN DHE AKULLIN E PAPASTRUAR, MOS I DURONI LËNDIMET, THOTË OMBUDSMANI

     

    Mbi 160 qytetarë të lënduar me thyerje në këmbë, duar dhe nyje janë regjistruar vetëm në Shkup, që kur ra bora e parë, si pasojë e rrugëve dhe trotuareve të papastruara, ndërsa akoma nuk ka asnjë padi në gjyq kundër komunave, zbulon SAKAMDAKAZAM.MK prej burimeve të Gjyqit.

    Qytetarët nuk kanë ngritur as parashtresa drejt Avokatit të popullit për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të komunave, në dëm të shëndetit, po edhe të jetëve.

    “Njerëzit janë mësuar më shumë të durojnë, se sa të kërkojnë drejtësi. Mendojnë se trotuaret dhe rrugët e ngrira janë gjëra që mund të durohen, se janë gjëra normale, nuk e dinë që komunat duhet të ndajnë mjete nga buxheti çdo vit që rrugët të pastrohen në kohë dhe se kjo është përgjegjësia e tyre”, thotë Avokati i popullit, Ixhet Memeti

    Joplotësimi i detyrimeve ligjore nga ana e komunave për pastrimin e borës përfaqëson cenimin e të drejtave të qytetarëve, sidomos në aspektin e të drejtave që vijnë nga kushtetuta, për mjedisin jetësor dhe rrethinën, thekson Memeti.

    Të gjithë qytetarët e prekur nga rrugët e papastruara mund të ngrenë padi kundër pushteteve lokale dhe ndërmarrjes lokale komunale të komunës ku gjenden, sepse sipas Ligjit për pastërti publike, kjo përgjegjësi iu takon atyre. Në rast se paditësi e fiton çështjen kundër subjektit të paditur nga udhëheqësia lokale, atëherë ngre çështje para gjyqit kompetent qytetar për dëmshpërblim.

    Në Gjyqin themelor Shkupi 2, gjykatësit me të cilët biseduam thonë që deri më tani ka ndodhur të ketë padi kundër komunave për dëmshpërblim të qytetarëve të lënduar për shkak të rrëzimit në rrugët e papastruara, trotuare apo sheshe, por që këto raste kanë qenë shumë, shumë të rralla.

    Të gjithë qytetarët e prekur nga rrugët e papastruara mund të ngrenë padi kundër pushteteve lokale dhe ndërmarrjes lokale komunale të komunës ku gjenden, sepse sipas Ligjit për pastërti publike, kjo përgjegjësi iu takon atyre. ( Foto: Gj. Liçovski)

    Të gjithë qytetarët e prekur nga rrugët e papastruara mund të ngrenë padi kundër pushteteve lokale dhe ndërmarrjes lokale komunale të komunës ku gjenden, sepse sipas Ligjit për pastërti publike, kjo përgjegjësi iu takon atyre. ( Foto: Gj. Liçovski)

    Qytetari do ta adresojë padinë në varësi të vendit të rrëzimit, gjegjësisht nëse hapësira ku është rrëzuar është nën kompetencën e ndonjë komune ose të një personi ligjor (ndërmarrje komunale). Pos kësaj, duhet që të sigurojë një vërtetim mjekësor dhe dokumentacion për lëndimin.

    Në nenin 7 të Ligjit për pastërti publike thuhet që mbajtja e pastërtisë publike dhe pastrimi i borës dhe akullit në kushtet dimërore në sipërfaqet publike bëhet nga ana e ndërmarrjeve të shërbimeve komunale, të themeluar nga komuna, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit.

    “Komunat, komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruara ta pastrojnë borën në sipërfaqet publike brenda 6 orëve pas fillimit të reshjeve të borës. Në kushte dimërore gjatë reshjeve të borës, të gjithë pronarët, gjegjësisht shfrytëzuesit e objekteve publike janë të detyruar që të fillojnë menjëherë me pastrimin e borës në hapësirat e hapura, para objekteve publike, me çka do të sigurohet qasje e papenguar deri te objektet”, thuhet në Ligjin për pastërti publike.

    “Për pastrimin e borës nga trotuaret para objekteve banuese, për hedhjen e materialeve të duhura në rast ngrice, për pastrimin e borës në oborret personale, si dhe për pastrimin e borës nga kulmet, nëse kjo përfaqëson problem për kalimtarët apo për vetë objektin, përkujdesen pronarët e objekteve.

    Për personin juridik, gjegjësisht për shfrytëzues të objektit publik pason dënim prej 1.000 eurove, në rast se nuk e pastron borën nga hapësira para objektit, ndërsa 4.000 euro për personin juridik, nëse nuk siguron mirëmbajtje të rregullt dhe cilësore të pastërtisë publike dhe pastrim të borës në sipërfaqet publike në kushte dimërore. Gjithashtu, dënim prej 30 përqind nga dënimi i përgjithshëm për personin juridik. Pason dhe për personin përgjegjës në personin juridik.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира