TË SËMURËT NGA FIBROZA CISTIKE PËRSËRI DO TË MARRIN NDIHMË FINANCIARË PËR SHËRIM, PAS REAGIMIT TË OMBUDSMANIT

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

TË SËMURËT NGA FIBROZA CISTIKE PËRSËRI DO TË MARRIN NDIHMË FINANCIARË PËR SHËRIM, PAS REAGIMIT TË OMBUDSMANIT

Personat me fibrozë cistike prej dje, janë kthyer në Rregulloren për vlerësim të nivelit të kufizimit të personave në zhvillimin mental dhe fizik dhe ata përsëri do të kenë ndihmën financiare për trajtimin e kësaj sëmundjeje të pashërueshme. Kjo ndihmë, siç lajmëroi SAKAMDAKAZAM.MK, këtyre personave u ishte ndërprerë në fillim të këtij viti dhe si pasojë, Avokati i Popullit ngriti iniciativë në Ministrinë e punës sociale, Ministrinë e shëndetit dhe Ministrinë e arsimit. Inciativa kërkonte ndryshimin e Rregullores, në mënyrë që të kthehej ndihma që merrnin familjet e këtyre fëmijëve të sëmurë rëndë dhe së paku pjesërisht të mund të mbulohen shpenzimet tejet të larta për mjekim dhe vazhdim të jetës së tyre.

Ndryshimin e Rregullores e kreu Ministria kompetente për punë dhe politikë sociale dhe ajo  u shpall në gazetën zyrtare, në numrin e djeshëm. Ndryshimi është bërë në nenin 11 të Rregullores, ku thuhet që, krah personave me sëmundje të zemrës, hemofili, diabet, leukemi dhe të tjera, persona me forma të rënda të sëmundjes kronike dhe me gjendje shëndetësore të dëmtuar rëndë, konsiderohen dhe personat me fibrozë cistike. Është shumë e rëndësishme që personat me fibrozë cistike të jenë në këtë nen të Rregullores, sepse përndryshe, nuk do të mund të marrin ndihmën financiare për trajtimin e shtrenjtë, i cili përveç ilaçeve specifike dhe inhalacioneve, nënkupton edhe ushqimin specifik, të cilin duhet ta konsumojnë çdo ditë, që të mund të vazhdojnë tjetojnë.

Jetëgjatësia mesatare e personave me fibrozë cistike në Maqedoni është vetëm 12 vjet, ndërsa në botë,  30 vjet. Tani, me metodat më të reja të mjekimit nëpërmjet të qelizave, i cili filloi të praktikohet në Francë, po bëhen hapa drejt vazhdimit të jetës së këtyre personave edhe deri në 50 vjet.

Në Maqedoni, në kohë prej një viti janë regjistruar gjithsej rreth 120 të sëmurë nga fibroza cistike.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира