VENDOSJA E LIFTIT PANORAMIK ËSHTË NJËSOJ SI GTC ME BAROK, PROJEKTI DO TË ANULOHET, THOTË SHILEGOVI

VENDOSJA E LIFTIT PANORAMIK ËSHTË NJËSOJ SI GTC ME BAROK, PROJEKTI DO TË ANULOHET, THOTË SHILEGOVIKryetari Shilegov thotë se personalisht, ai nuk është dakord me vendimin e drejtorisë së GTC dhe se ka kërkuar nga drejtori që aktivitetet të pushojnë. (Foto: K.Popov)

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov konsideron se Qendra tregtare e qytetit (GTC) nuk duhet të ketë një lift panoramik, pasi kjo do të ishte, sipas, tij, njësoj si të kishte një fasadë baroku. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse ka lejuar që GTC, si simbol i Shkupit, të ketë një lift panoramik, gjë për të cilën arkitektët thanë se është e ndërtim i paligjshëm dhe se do të dëmtojë GTC, Shilegovi tha se Qyteti i Shkupit, për fat të keq, nuk ka ingerenca për GTC dhe se lifti panoramik nuk ka qenë pjesë e projektit për kulm të gjelbërt.

“Unë personalisht nuk rashë dakord me një vendim të tillë nga drejtoria e GTC dhe atë në një bisedë me drejtorin kërkova që këto aktivitete të pushojnë. Me sa di unë, ato kanë pushuar dhe projekti do të anulohet, pasi nuk mund të ketë dy qëndrime të ndryshme për GTC. Ose e doni GTC dhe do të përpiqeni ta mbroni si një pjesë e të të ashtuquajturës trashëgimi kulturore historike të qytetit tonë, ose do ta shndërroni  atë në ndërtesë baroku. Nëse bëhet fasadë barok apo bëhet lift panoramik, kjo ka pak rëndësi, përderisa nuk bëhet në mënyrën e duhur”, tha kryetari Petre Shilegov.

 

 

Udhëheqësia e GTC të hënën e ndaloi ndërtimin e liftit dhe u bëri thirrje për dialog përfaqësuesve të klasës profesionale.

Javën e kaluar lifti filloi të ndërtohet në hyrjen e GTC, përballë shkallëve rrethore, që është një nga simbolet e qytetit, kurse drejtori Gjoko Trajçevski për SAKAMDAKAZAM.MK, deklaroi se fillimisht do të përdoret për persona me invaliditet dhe nënë me fëmijë. Ai tha se konsideron se lifti panoramik nuk do ta dëmtojë pamjen e GTC, por se përkundrazi, do t’i japë atraktivitet objektit.

Lajmi ka nxitur reagimi të nxehta nga publiku profesional dhe i përgjithshëm. Arkitektët konsiderojnë se lifti është një ndërtim i paligjshëm që bëhet mbi trashëgiminë arkitekturore. Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq tha se Komuna nuk është e detyruar të japë leje ndërtimore pasi bëhet fjalë për qasje të invalidëve, por edhe ishte i konfrontuar nga Presidenti i Shoqatës së arkitektëve të Maqedonisë (AAM) Martin Panovski, i cili tha se lifti duhet të largohet nga GTC, kurse Komuna Qendër nuk është dashur të japë miratimin për projektin që u është dorëzuar, pasi objekti është i përshtatshëm për persona me nevoja të posaçme edhe pa këtë lift.

Për Shkupin, GTC është një ikonë kulturore dhe një nga objektet më të spikatura të qytetit, vepër e arkitektit Zhivko Popovski edhe një nga lulëzimet e arkitekturës modern të maqedonase. Zyrtarisht ndërtimi ka filluar në 11 tetor 1969, ndërsa në 27 prill 1973 është lëshuar në përdorim.

A.ANTEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира