HAJDE TA KTHEJMË FYROM-IN

Mbiemri “e Veriut” është problem për ty? Atëherë zgjidh se çfarë ke më të rëndësishme: emrin, gjuhën apo kombin?

1 Festa për presdienten e re Gordana Siljanovska-Davkova zgjati pak. Vetëm tri-katër orë. Po ata shtetas, diplomatë dhe persona zyrtarë që gjatë ditës i uruan zgjedhjen historike të gruas së parë në funksionin e presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më pas dërguan mesazhe se janë shumë të mërzitur, të zhgënjyer dhe të shqetësuar sepse në betimin ceremonial ajo nuk e kishte përdorur emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.
Nuk e besoj që presidentja është aq naive sa të mos mund ta parafytyrojë se vendimi i saj që gjatë betimit të mos përdorë emrin kushtetues të shtetit do të shkaktonte një vrull reagimesh nga shtetet e BE-së. Reagime kishte edhe nga SHBA-ja, e cila pas 27 vjetësh arriti ta zgjidhë konstestin me Greqinë dhe Marrëveshjen e Prespës dhe të siguronte stabilitet të paktën në këtë pikë të rajonit. Nuk besoj asse presidenti i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kandidatja e të cilit ishte profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë në Shkup, nuk e di se ka punë me shtete të organizuara. Aq të organizuara, saqë menjëherë reaguan pas momentit kur ambasadorja greke në formë proteste e braktisi seancën parlamentare. Aq u duhej. Një ngritje nga karrigja e një ambasadori grek.

Për më tepër që Gordana Siljanovska-Davkova si kandidate e zgjedhjeve të kaluara presidenciale, që në tubimin e parë më 31 mars 2019 në Ohër deklaroi: “ Do të vijë një president i përgjegjshëm, do të vijë një kuvend i përgjegjshëm që do ta respektojë opozitën dhe do të veprojë në të mirë të shteit, do të vijë një përbërje e re e Gjykatës Kushtetuese që do ta mbrojë Kushtetutën. Atëherë ne, një ditë, me një ndryshim kushtetues, të vlefshëm, do ta mbrojmë emrin me klauzulë për pandryshueshmëri”.

Dhe kështu, ditën e parë të mandatit kryetarja e filloi me një skandal ndërkombëtar.

Shumë keq. Ajo tashmë po i harxhon ditët, ndërsa para kësaj, si ajo, ashtu dhe partia që e propozoi premtonin se do ta ndryshojnë kornizën negociuese për BE-në. Premtonin edhe se do ta ndryshojnë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Në vend që ta kemi Greqinë si bashkëpunëtore në procesin e aksesimit në BE, sepse që kur është nënshkruar Marrëveshja e Prespës, të paktën ajo nuk na bllokonte për në BE, ata menjëherë u zunë me këtë shtet. U kapën me pastrimin e borës së vjetshme. Dhe ndezin zjarr aty ka filluar të rritet pyll.

2 Dhe ashtu, tani përsëri do ta harxhojmë kohën, energjinë dhe kapacitetet në një betejë, ku Greqisë nuk do t’i mungojë asgjë, vetëm ne do të humbasim. Sepse, edhe Siljanovska-Davkova edhe Mickoski jepnin premtime të cilat nuk janë në gjendje t’i përmbushin. Nuk kanë se çfarë t’i ofrojnë politikës ndërkombëtare, e tani do të na ndezin me populizëm.
Nga populizmi do të fitojë vetëm VMRO-DPMNE-ja. E mbajmë mend periudhën kur pas vetos greke për NATO në 2008, Nikolla Gruevski në emër të patriotizmit e vodhi dhe rëmbeu shtetin. Dhe në udhëheqësinë e tanishme të VMRO-DPMNE-së ka njerëz që shumë mire e mbajnë mend situatën pas 2008-ës. Do të ishte naive të mendohet se ata do ta harrojnë përfitim që personalisht morën nga ai bashbozuk.

3 Nuk mund të besoj se Mickoski nuk e kuptoi as mesazhin subtil të kryeministrit Kirijakos Micotakis se ai personalisht nuk është dakord me Marrëveshjen e Prespës, dhe “sidomos me përcaktimet “kombi maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”, por e ka pranuar Marrëveshjen “në kuadër të vazhdimësisë së shtetit dhe kam dalluar se pavarësisht mospajtueshmërisë sime, duhet ta respektoj”.
Dobia më e madhe nga Marrëveshja e Prespës, përveç pranimit në NATO, ishte pikërisht pranimi i kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase. Dhe tani, ajo që e thotë Micotakis tingëllon pak a shumë kështu: Dëshiron të zihemi? Mbiemri “e Veriut” është problem për ty? Atëherë zgjidh se çfarë është më e rëndësishme: emri, gjuha apo kombi? Të trija nuk hyjnë në një paqetë. Kjo është punë e mbaruar, e konfirmuar nga OKB-ja.

Nëse jo, hajde ta kthejmë FYROM-in. E pastaj prapë do të negociojmë edhe 50 vjet për Maqedoninë. Amerikanët le të na dërgojnë një Nimic të ri. Dhe t’i nxjerrim nga sirtaret fletat në të cilat grekët na vinin vulat, në vend të pasaportës.

Ndërsa Mickoski i përgjigjet – as mua nuk më pëlqen, as ty nuk të pëlqen, le të shkojmë në gjyq. Në cilin gjyq? Në atë në Hagë, ku Maqedonia e fitoi gjykimin në 2011 kundër Greqisë sepse e ka shkelur marreveshjen e përkohshme të vitit 1995 kur vuri veto për NATO-n.

Drejtësia është në anën tonë. Kontesti ishte pa sens. Por negociohej nën patronazhin e OKB-së. Mickoski e kishte shumë të qartë se aty ku ka forcë, nuk ka drejtësi. Akoma i kemi të freskëta kujtimet se si, ndërsa ishim të bllokuar dhe të izoluar, përfitonte vetëm maja e VMRO-DPMNE-së.

4 Nuk ka drejtësi as në atë që po na bën BE-ja me mbështetjen që i dha Bullgarisë me veton për Maqedoninë, e cila në esencë ka mospranimin e gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas-identitetit, që është shtylla kryesore e e Marrëveshjes së Prespës. Sikur BE-ja të realizonte negociatat e premtuara sipas Marrëveshjes së Prespës, kjo temë do të mbyllej dhe VMRO-DPMNE-ja nuk do të mundej ta risillnin përsëri… Kjo do të ishte histori apo, siç do të thotshte Micotakis, “në korniza të kontinuitetit të shtetit”.

5 Hristijan Mickoski deklaoi se edhe pse në institucionet dhe dokumentete, Republika e Maqedonisë tashmë është ndryshuar me emrin e ri kushtetues, ai edhe më tej nuk do ta thotë emrin “ e veriut”. Thotë: Edhe ndërsa jap deklarata dhe adresohem, si unë, ashtu si dhe pres që kjo të jetë mënyrë sjellje e presidentes Siljanovska”.
Presidentja në fjalimin inaugurues dy herë e falenderoi matematikanin Mickoski se nëse nuk do të kishte qenë ai, nuk do të ishte zgjedhur. Sepse në fjalimin e njëjtë ajo insistonte shumë për fuqinë e grave në politikë, kavalieri Mickoski nuk duroi dhe publikisht na u lëvdua se çfarë pret nga ajo.

Ti je grua, e do të më dëgjosh. Të dihet se kush është shefi në shtëpi.

6 Në shtëpi do të na bëhen shefa, për BE-në nuk ju intereson, sepse edhe ata atje nuk dinë se ku do të shkojnë pas zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian, por shumë më intereson se sa do të jenë heronj të pushtetit të VMRO-së, kur do të shfaqen në NATO. Ja ku është korriku, do të ketë Samit në Uashington, do të festohet 75-vjetori i Aleancës. Atje do të mblidhen 32 shefa të shteteve dhe të qeverive. Mes tyre, nëse Mickoski e lë të dalë nga shtëpia, do të jetë dhe presidentja jonë Siljanovska-Davkova. Ndoshta atje do të arrijë ta ngrejë nga karrigia edhe Micotakisin, ashtu siç e ngriti në Shkup ambasadoren greke. E kështu të arrijë që në mes të Uashingtonit t’ua prishë festën e ditëlindjes amerikanëve.
Një nga memorandumet që Greqia si detyrim nga Marrëveshja e Prespërs duhet ta miratojë në Parlament është edhe marrëveshja për ruajtjen e qiellit mqedonas me aviona të aviacionit ushtarak grek. Besoj se Siljanovskës VMRO-DPMNE-ja tashmë i ka siguruar më shumë njerëz të urtë që do ta këshillojnë, e uroj që t’i kujtohet që në vend të avionëve grekë, të kërkojmë që qiellin të na a ruajnë avionë turq.

Kur i hip samarit të populizmit, dalin pafund ide gjeniale. Me kaq vota të fituara dhe një shumicë komode në Kuvend, në vend që t’i kapin dhe t’i zgjidhin problemet për shkak të të cilave janë zgjedhur, do të na bezdisin me çështje që tashmë janë mbyllur.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира