MBI 100 TË SËMURË NGA KANCERI PRESIN NDRËHYRJE NË “8 SHTATORI”, KURSE PËR T’U LIRUAR NDONJË VEND, TË GJITHA SPITALET DUHET TË KENË QENDRA PËR COVID – 19, THOTË JASMIN CIRIVIRI, DREJTOR I DEPARTAMENTEVE KIRURGJIKE

MBI 100 TË SËMURË NGA KANCERI PRESIN NDRËHYRJE NË “8 SHTATORI”, KURSE PËR T’U LIRUAR NDONJË VEND, TË GJITHA SPITALET DUHET TË KENË QENDRA PËR COVID – 19, THOTË JASMIN CIRIVIRI, DREJTOR I DEPARTAMENTEVE KIRURGJIKENëse bëhet dispersion i të sëmurëve nga Covid-19 në disa spitale, angazhimi i personelit do të shpërndahej dhe nuk do të kishte nevojë për rotacion të kuadrit. Gjithashtu mundësitë për mjekim do t’i fitonin të gjithë të tjerët, pacientë që nuk janë të sëmurë nga koronavirusi. – Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup. (Foto: Gj. Liçovski)

Është jashtëzakonisht e nevojshme që të bëhet një riorganizim urgjent i brendshëm i të gjitha spitaleve në shtet. Duhet të ndajnë një përqindje të caktuar nga shtretërit e tyre për të mjekuar të sëmurët nga koronavirusi, por gjithashtu të kenë kushte që t’u mundësojnë pacientëve të sëmundjeve të tjera që nuk janë të prekur nga pandemia, plotësimin e të drejtave të tyre për mjekim, thotë docent dr. Jasmin Ciriviri, drejtor i departamenteve kirurgjike të Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Ai thotë se personeli i spitalit, pa asnjë lloj dyshimi i është futur rrezikut me këtë sëmundje infektive, në mënyrë alturiste dhe të vetëdijshme për rrezikun që po i kanosin shëndetit të tyre. Ata vazhdojnë së shprehuri gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave. Në mars, kjo ishte një zgjidhje urgjence për të shkarkuar presionin nga Klinika infektive dhe të mbrohej Qendra klinike. Mirëpo, pas katër muajsh, mund të shihet se një organizim i këtillë nuk mund të zgjasë përgjithmonë, sidomos nëse shtyhet riorganizimi i sistemit. Në atë rast do të ketë pasoja të rënda për shëndetin e të gjithëve dhe rrezik që të rritet numri i rasteve të vdekjes nga mjekimi i shtyrë i sëmundjeve të tjera. Veç kësaj, po shkatërrohet një spital që ka rëndësi shumë të madhe për sistemin shëndetësor publik të shtetit.

“Apelojmë se realiteti i ri detyron ristrukturimin e të gjitha organizatave shëndetësore që të mundet ta mbajmë këtë barrë të menaxhimit me koronavirusin të gjithë sëbashku”, thotë dr. Ciriviri.

“Dua të theksoj fenomenin se relativisht çdo institucion shëndetësor mund të gjejë shkathtësi për menaxhim me të sëmurët nga koronavirusi dhe jo secili ka njohuri dhe kapacitet për zgjidhjen e gjërave më të ndërlikuara dhe jotipike. Pikërisht në këtë pikë merr rëndësi potenciali i spitalit “8 Shtatori”, i cili tani është i paqasshëm për qytetarët”, thotë dr. Ciriviri.- Me dr Mite Nikollov, kryesues i Departamentit të anesteziologjisë, reanimacionit dhe mjekimit intensiv. (Foto: K. Popov)

Ciriviri konsideron se një riorganizim i brendshëm, siç u mendua që në fillim të krizës së koronës për “8 Shtatorin”, mund të merret si një model efikas në të gjitha spitalet e tjera në gjithë shtetin, në mënyrë që të çlirohet barra nga pacientët e Covid-it në një spital, siç po ndodh tani. Nëse ekziston një dispersion i të sëmurëve nga Covid-i në më shumë spitale, atëherë edhe angazhimi i personelit do të ishte shpërndarë, dhe nuk do të kishte nevojë për rotacione në punë dhe për shpërngulje të mjekëve nga spitale të qyteteve të tjera, kurse mundësinë për t’u mjekuar do ta fitojnë edhe të gjithë ata që nuk janë të sëmurë nga koronavirusi.

Spitali “8 Shtatori”, i cili nga fillimi i koronakrizës u shndërrua në qendër e Covid-19, ku duheshin pranuar vetëm ata që ishin të sëmurë nga koronavirusi, që kishin nevojë për interventim kirurgjik apo intervenim të një lloji tjetër, nuk e realizoi asnjëherë këtë funksion. Ai u shndërrua një spital të madh infektiv ku mjekohen vetëm rastet më të rënda të koronavirusit, ndërsa në Klinikën infektive mbeten rastet të mesme dhe më të lehta. Me hov të madh filloi të rritet edhe numri i pacientëve që mendohet të jenë të sëmurë nga Covid -19, për të cilët duhej të liroheshin shtretër nga pjesa stacionare, sidomos për pacientët që kanë nevojë për një trajtim intensiv. Personeli i përgjithshëm i spitalit është krejtësisht i angazhuar në mjekimin e pacientëve të Covid-19, ndërsa në spital ka vetëm 3 infektologë dhe 13 anesteziologë, nga të cilët momentalisht tre janë në izolim.

Në 1 korrik SAKAMDAKAZAM.MK në Ministrinë e shëndetësisë pyeti: Pse është vendosur që rastet më të lehta të koronavirusit të shkojnë në Klinikën infektive, kurse më të rëndat në spitalin “8 Shtatori”? A nuk duhet tani, kur është e dukshme se “8 Shtatori” nuk ka kapacitete organizative që ta mundësojë atë gjë, urgjentisht të ndryshohet vendimi dhe të riorganizohet sistemi?

Nga Kabineti i ministrit Filipçe na premtuan se do të na përgjigjeshin te këto pyetje. Deri më sot përgjigje nuk ka.

Është muaji i katërt që spitali tashmë i ka ndaluar të gjitha kontrollet dhe mjekimet specialiste që zakonisht bëhen aty, kështu që lista e pritjes vetëm rritet dhe nuk i duket fundi. Dr. Ciriviri thotë se një organizim i tillë i spitalit ua heq të drejtën të gjithë pacientëve të tjerë me sëmundje të tjera për mjekim të duhur dhe në kohë të saktë.

500 VETË NË LISTËN E PRITJES PËR OPERIME ORTOPEDIKE NË “8 SHTATOR”, OPEROHEN VETËM ATA QË JANË POZITIVË PËR COVID -19.

“Dua të theksoj fenomenin se relativisht çdo institucion shëndetësor mund të gjejë shkathtësi për menaxhim me të sëmurët nga koronavirusi dhe jo secili ka njohuri dhe kapacitet për zgjidhjen e gjërave më të ndërlikuara dhe jotipike. Pikërisht në këtë pikë merr rëndësi potenciali i spitalit “8 Shtatori”, i cili tani është i paqasshëm për qytetarët”, thotë dr. Ciriviri.

Si në botë, ashtu edhe te ne, nuk mund të shihet fundi i epidemisë, e me këtë parashtrohet edhe pyetja nëse një spital me një kapacitet të tillë duhet të përdorë gjithë angazhimin e tij vetëm për mjekim të pacientëve të sëmurë nga Covid-19, thotë ai.

“Realiteti i ri me koronavirusin kërkon riorganizim të të gjitha institucioneve shëndetësore, të cilat, për nevojat e këtyre pacientëve duhet të ndajnë një numër të caktuar shtretërish spitalorë. Në këtë kontekst, optimizimi maksimal i institucionit tonë, potencialisht mund të realizohet me ndryshim të përdorimit të departamentit të infektologjisë dhe katit të parë të departamenteve kirurgjike. Në këtë mënyrë do të mundësojmë një department ekskluziv për Covid-19 me rreth 40 shtretër të cilët do t’u mundësojnë diagnozim dhe trajtim pacientëve të infektuar apo të dyshuar për koronavirus, pa pasur kontakt fizik me departamentet e tjera të spitalit. Në këtë mënyrë do të ulet numri i pacientëve të sëmurë nga Covid-19 në “8 Shtator”, por ndërkohë – diçka shumë e rëndësishme – institucioni do të vijojë me punë adekuate për kapacitetin dhe mundësitë e tij organizative. Gjithashtu një gjë shumë e rëndësishme është se me optimizimin e numrit të të sëmurëve nga Covid-19 në “8 Shtatori” në mënyrë drastike do të rritet dhe efikasiteti i trajtimit dhe do të eliminohet nevoja për personel shtesë në institucionet e tjera”, thotë dr. Ciriviri.

Ai bën të ditur se departamentet kirurgjike kanë lista të gjata pacientësh që kanë nevojë për ndërhyrje të ndryshme kirurgjike, të cilat u janë shtyrë gjatë këtyre muajve dhe se disa prej këtyre rasteve e kanë të pamundur të shtyhen më shumë se kaq. Gjithashtu, ka numër të madh të procedurave diagnostikuese dhe intervenuese të cilat ndodhin në spital, të cilat për momentin janë ndaluar për shkak të rrezikut nga shpërndarja e infeksionit te këta pacientë, të cilët me siguri do të vdisnin nëse do të infekstoheshin me koronavirus. Objekti nuk është dizajnuar për të qenë spital infektiv dhe nuk mund të izolohet brenda ditës një pjesë e pastër nga një jo e pastër, siç mund të mendojë dikush nga jashtë.

Para krizës së koronavirusit “8 Shtatori” punonte me kapacitet prej 4.000 operacioneve në vit, kurse disa prej tyre, sidomos ato ortopediket, realizohen ekskluzivisht në këtë spital. Vetëm në departamentin e ortopedisë në muaj caktohen rreth 120 operacione.

MOS E SAKRIFIKONI SPITALIN “8 SHTATORI” VETËM PËR COVID-19, SEPSE LINI SHUMË PACIENTË PA MJEKË TË SHKËLQYER, THOTË ISH DREJTORI SASHO STOJÇEV

“Këta numra janë aktualë duke marrë parasysh numrin e zvogëluar të anesteziologëve në kontinuitet dhe me reduktimin e programit operativ. Nga kjo, 30 përqind janë sëmundje malinje. Mbi 3.000 janë mamografi dhe 3.000 janë eho të gjirit. Është tejet e rëndësishme të përmendet se në nivel vjetor në “8 Shtator” bëhen dhe 700 biopsi të gjirit dhe 120 rezonanca magnetike të gjirit, procedura diagnostike ekskluzive për spitalin tonë. Ndërsa në Degën për radiologji intevernuese realizohen metoda të shumta vaskulare dhe jovaskulare, para së gjithash metoda onkologjike, ekskluzivisht në këtë institucion”, thotë dr. Ciriviri, duke theksuar se:

“Gjë karakteristike për këto procedura është se nuk ekzistojnë as në sektorin privat. Momentalisht proceset e këtilla për pacientët me sëmundje malinje janë bllokuar tërësisht, pasi ata thjesht nuk kanë se ku të hospitalizohen. Për këto intervenime kemi lista të më shumë se 100 pacientëve. Në mënyrë që të mos na uzurpojë sëmundja, tejet i rëndësishëm është dhe trajtimi i saj në kohën e duhur. Gjithashtu do të kisha përmendur dhe një numër të madh të procedurave internuese, nefrologjike, oftalmologjike dhe të specializimeve të tjera, që për momentin nuk mund të zbatohen në institucionin tonë, pasi ai është krejtësisht i kontaminuar”, thotë dr. Ciriviri.

PËR SA KOHË NUK HAPET “8 SHTATORI” ME PUNË TË RREGULLT, PACIENTËT DËRGOHEN NGA SPITALI NË SPITAL, OSE PAGUAJNË MIJËRA EURO PËR OPERIME NË SPITALE PRIVATE

Kemi të bëjmë me një mbingarkesë dhe lodhje të të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët merren me këta pacientë, gjë e cila javën e kaluar doli në publik si zënkë mes kuadrit profesional të “8 Shtatori” dhe Klinikës infektive. Çështja ishte se pse rastet më të vështira dërgohen në një spital të shëndetit sekondar, në vend që të mjekohen aty ku ka kushte më të mira dhe më shumë specialistë të fushës së infektologjisë dhe mjekimit intensiv. Këto çështje u ngritën në takimin e mbajtur më 30 qershor, i cili u inicua për të shqyrtuar aspektet në mjekimin e koronavirusit dhe vdekshmërisë së lartë. Në këtë takim, përveç ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe morën pjesë edhe dy anesteziologë nga “8 Shtatori”, drejtoresha e Klinikës infektive dhe mjekë nga KARIL. Drejtori i “8 Shtatori” dr Kristijan Kostov atëherë na tha se nuk mund të komentojë mbi atë që ka ndodhur në atë mbledhje, sepse nuk ka qenë i pranishëm.

Sipas statistikës së djeshme të Ministrisë së shëndetësisë, momentalisht në “8 Shtatori” janë hospitalizuar 130 pacientë të Covid-it, ndërsa në respiratorë ndodhen 9 prej tyre.

Në Klinikën infektive dje ka pasur 89 të hospitalizuar, nga të cilët nuk ka pasur asnjë në respirator.

M. ILIOSKI

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари