FËMIJËT AUTIKË NUK E KANË VENDIN NË SPITALE PSIKIATRIKE, NEVOJITEN QENDRA RAJONALE ME NJË KUADRO TË TRAJNUAR, THOTË PSIKOLOGIA NGA QENDRA E RESURSEVE NË MANASTIR

FËMIJËT AUTIKË NUK E KANË VENDIN NË SPITALE PSIKIATRIKE, NEVOJITEN QENDRA RAJONALE ME NJË KUADRO TË TRAJNUAR, THOTË PSIKOLOGIA NGA QENDRA E RESURSEVE NË MANASTIRАутистичните деца имаат поблеми со сите пет сетила, нив може да ги вознемири и мирис и боја“, вели Николовска-Ристановска. (Фото: СДК.МК)

Vendi i fëmijëve me autizëm nuk është në spitale psikiatrike, assesi me lidhje dhe kufizim të lëvizjes, nuk duhet të kthehemi pas me shekuj, reagon Irena Nikollovska-Ristanovska e cila është prind i një fëmije me autizëm dhe psikologe në Qendrën e resurseve “Koço Racin” në Manastir. Reagimi i saj vijon që kur është zbuluar se djali 17 vjeçar me autizëm është lidhur ndërsa është mjekuar në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar. Kjo gjë ka hasur në një revoltë të madhe dhe gjykim në publik, edhe pse edhe spitali dhe ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti thonë se lidhja është e lejuar sipas protokolleve të dhëna nga ekspretët e psikiatrisë.

Për rastin në fjalë kanë reaguar rëndë edhe Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, të cilët thanë se do të ngrenë parashtresë deri te Inspektorati shetetëror sanitar dhe shëndetësor që ta hetojë rastin në kuadër të kompetencave të tij, ndërsa në periudhën që vijon do të kryejnë vizita monitoruese në të gjitha institucionet psikiatrike në shtetin tonë. Veç kësaj, apelojnë drejt të gjithë qyetarëve që kanë dijeni për raste të ngjashme të sjelljes jonjerëzore nga ana e insitucioneve, që t’i paraqesin ato dhe të marrin ndihmë ligjore falas.

Në Manastir ekziston vetëm një Qendër ditore për fëmijë me pengesa kur ka fëmijë me nevoja dhe mosha të ndryshme.

Në kërkim të një institucioni adekuat i cili do t’i ndihmojë djalit të saj 17-vjeçar me autizëm, i cili ka filluar të tregojë sjellje agresive kohëve të fundit, Sallka Abdullovska dhe familja e saj e kanë çuar djalin në observim në Spitalin psikiaktrik në Demir Hisar. Pasi e kanë marrë, pas një muaji, ai ka qenë tërë plagë në trup dhe ata thonë se ka qenë i lidhur me zinxhirë.

Nga spitali psikiatri në Demir Hisar kanë deklaruar se pacienti është mjekuar në atë instiucion gjatë muajit të kaluar. Është pranuar pas insistimit të prindërve, edhe pse para kësaj janë ditur kushtet e institucionit dhe se nuk bëhet fjalë për një insticion adekuat për trajtimin e tij. Që aty kanë thënë se mjekimi është në përputhje me mjekësinë e bazuar në dëshmi dhe se gjatë trajtimit janë vënë re disa situata të caktuara për të cilat është i domosdoshëm kufizimi fizik. Ato janë realizuar në përputhje me protokollin dhe se prindërit gjatë gjithë trajtimit kanë qenë të lajmëruar në kohë dhe rregullisht për gjendjen e tij.
Edhe ministri i shëndtësisë Fatmir Mexhiti tha se është vepruar sipas protokolleve të dhëna nga ekspertët e psikiatrisë të cilët lejojnë lidhje të përkohshme.

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира